• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Çfarë (mos) t'i dhurosh shefit !

Çfarë (mos) t'i dhurosh shefit !

Në listën e dhuratave delikate, është dhe ajo për shefin... sigurisht, nëse ke vendosur t`i bësh një të tillë. E vërteta është se ne kalojmë shumë kohë në punë dhe ndonjëherë ndajmë me kolegët apo shefat më shumë kohë sesa me miqtë. Me raportet që krijohen, do kishte kuptim një dhuratë simbolike në shenjë respekti. Por pikërisht pse marrëdhënia me shefin është e ndërlikuar dhe
lëkundet e papërcaktuar midis raportit personal dhe atij profesional, zgjedhja e një dhurate për të nuk është aspak e thjeshtë.

Në listën e dhuratave delikate, është dhe ajo për shefin... sigurisht, nëse ke vendosur t`i bësh një të tillë. E vërteta është se ne kalojmë shumë kohë në punë dhe ndonjëherë ndajmë me kolegët apo shefat më shumë kohë sesa me miqtë. Me raportet që krijohen, do kishte kuptim një dhuratë simbolike në shenjë respekti. Por pikërisht pse marrëdhënia me shefin është e ndërlikuar dhe
lëkundet e papërcaktuar midis raportit personal dhe atij profesional, zgjedhja e një dhurate për të nuk është aspak e thjeshtë.
A t’i bëj shefit dhuratë? Po, nëse:
» Nuk bie ndesh me politikën e kompanisë ku punon.
» Marrëdhënia që ke me të ta lejon.
» Dëshiron vërtet ta bësh diçka të tillë.
» Nuk pret asgjë në këmbim, qoftë dhuratë, qoftë trajtim të veçantë.
Nëse dhurata për shefin të duket një më tepër në listën e shpenzimeve, ai nuk e ka idenë se kush je apo nuk ke vetëm një shef por tetë të tillë, atëherë më mirë lëre fare. Asnjë rregull apo kod nuk të detyron ta bësh. Përveç rastit kur me shefin ke një marrëdhënie të ngushtë miqësore, dhuratat në grup bashkë me kolegët janë gjithmonë alternativa më e mirë.
Por çfarë mund t`i dhurosh dikujt që firmos rrogën tënde çdo muaj? Dhe çfarë duhet të kesh parasysh kur ta bësh këtë?
» Asnjëherë mos e quaj dhuratën tënde “për Krishtlindje”, sepse shefi mund t`i përkasë një besimi tjetër.
» Dhurata nuk duhet të jetë detyrimisht e shtrenjtë.
» Ki parasysh gjininë, është femër apo mashkull.
» Mendo një dhuratë që mbahet në një sfond zyre dhe jo shtëpie.
» Çfarë tipi është shefi, çfarë pasionesh apo hobesh ka.
Disa ide
+ Nëse është mashkull:
• Pema e “parave” - Edhe pse bimët dhe meshkujt nuk lidhen shumë mirë, kjo lloj bime, pikërisht për vlerën simbolike që ka, do të ishte një ide e mirë.
• Pajisje elektonike te momentit - Është mjaft e përshtatshme, nëse marrëdhënia shkon përtej një marrëdhënieje punëdhënës-punëmarrës, shefi yt është i dhënë pas teknologjisë dhe xhepi ta lejon, sigurisht.
• Artikuj sportiv - në bazë të preferencave sportive që ka shefi yt, por jo bluzën e ekipit të preferuar.
+ Nëse është femër:
• Shportë lulesh të thata.
• Shportë produktesh të ndryshme.
• Bimë të vogël bambuje.
• Bonsai.
• Orë tavoline apo diçka e personalizuar prej kristali.
• Lulen e Krishtlindjes (e fortë në simbolikë dhe ngjyra, por kujdes nëse shefja jote i përket një besimi tjetër).
• Çokollata me paketim shumë të veçantë (nëse marrëdhënia që ke ta lejon, çdo femre i pëlqejnë çokollatat, por ato duhet të jenë vërtet të veçanta).
+ Të përshtatshme për të dyja rastet:
Libër
Ka gjithmonë vlerë, sidomos nëse është vlerësuar me ndonjë çmim. Biografitë e njerëzve të suksesshëm janë gjithmonë një ide shumë e mirë dhe shumë e përshtatshme.
Piktura të ndryshme
P.sh. me logon e kompanisë. Mund të zënë shumë mirë vend në muret e zyrës së tij/saj dhe i ka gjithmonë para syve.
Shishe vere
Ndoshta duket klasike dhe tipike nga ato dhurata që sapo i merr, ia dhuron dikujt tjetër, por nëse është e zgjedhur siç duhet, nuk mund t`i rezistojë kureshtjes apo dëshirës për ta shijuar. Aq më mirë nëse di çfarë i pëlqen saktësisht, verë ose jo.
Kancelari zyre
Gjithmonë ka vend mbi tavolinën personale apo atë të mbledhjeve për mbajtëse interesante kartvizitash, stilolapsi, etj
  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77