Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

10 fakte për gjumin

Gjumi është gjendja kur trupi i njeriut pushon, ndërkaq veprimtaria e vetëdijes ose ndërpritet pjesërisht apo plotësisht.

Shumë prej nesh adhurojnë të flenë për orë të tëra, ndërsa të tjerët kanë vështirësi ta bëjnë një gjë të tillë.

Dormeo sjell për 10 fakte interesante për gjumin, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

  1. Adoleshentët flenë prej 8,5 deri në 9,25 ora në ditë.
  2. Gjumi REM (lëvizja e shpejt e syve) ndodhë gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga ora 3 deri në orën 7.
  3. Një cilël i plotë i gjumit zgjatë 90 minuta.
  4. 10 % e njerëzve që gërhasin përjetojnë atë që quhet ‘apnea’, e që është një çrregullim, që ndalë frymëmarrjen e njerëzve deri në 300 herë gjatë natës.
  5. ‘Bukuroshja e fjetur’ në fakt është e vërtetë. Gjatë gjumit, lëkura juaj është në gjendje të riparojë dëmet dhe të rigjerojë qeliza të reja, transmeton Gazeta Monitor.
  6. Nëse fleni më pak se 7 orë në natë, atëherë do të keni 3 herë më shumë gjasa që të ftoheni.
  7. Nëse dremitni 10 deri 20 minuta në ditë, është kohë e mjaftueshme që të freskoni mendjen tuaj dhe të çlodheni.
  8. Çrregulli i gjumit (insomia) apo pagjumësia, e që bën që një person ta ketë të vështirë të fle, është më e përhapur tek gratë sesa tek burrat.
  9. Më shumë se çdo ngjyrë tjetër, ngjyra e kaltër ndikon që të lirohet melatonina, i cili është hormon që kontrollon gjumin në trupin tonë.
  10. Nëse flini më pak kjo do të thotë që do të keni oreks më shumë, për shkak të niveleve të ulëta të letinës, hormonit që është përgjegjës për rregullimin e oreksit