Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

13 fakte mahnitëse për trurin tuaj

1. Nuk është e vërtetë që e përdorim vetëm 10% të trurit. Çdo pjesë e trurit e ka një qëllim.

2. Ju dhemb koka? Nuk është truri juaj që ka dhimbje. Nuk ka receptor të dhimbjes në tru.

3. Truri juaj është organi që ka më së shumti yndyrë në trupin tuaj – rreth 60%.

4. A e keni menduar ndonjëherë pse nuk i veproni ëndrrat? Truri juaj e krijon një hormon që iu ndalon ta bëni atë gjë.

5. Shumica e njerëzve kanë 4-7 ëndrra çdo natë, dhe 50% e tyre harrohen 5 minuta pasi që të zgjoheni. 

6. Nuk mund të shikoni ëndrra nëse jeni duke gërhatur. 

7. E quajnë gjumi i bukurisë për një arsye. Është momenti kur truri juaj i largon tutje të gjitha kujtimet që i keni përjetuar ditën.

8. Nuk mund ta gudulisni veten dhe të qeshni pasi që truri e di që është prekja juaj – çka nuk ndodhë kur dikush tjetër  iu gudulisë.

9. Kërkohet përpjekje që të qeshni – 5 zona të ndryshme të trurit angazhohen për këtë proces.

10. Truri nuk është i vetmi organ që ka qeliza të trurit, zemra dhe zorrët gjithashtu kanë neurone.

11. Truri juaj përbën 23 vat energji kur jeni të zgjuar – mjaftueshëm për një llambë drite.

12. Ju keni rreth 70,000 mendime në ditë

13. Shpejtësia më e ngadalshme e informatës që kalon në trurin tuaj është 418 km/h – kjo është shpejtësia e veturave më të shpejta në botë.