Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

5 arsyet pse mashkullin e zë gjumi pas aktivitetit seksual

Keni menduar ndonjëher pse në shumicen e reasteve meshkujt i zë gjumi pas aktivitetit seksual? Megjithatë, pse ky fenomen është aq i shpeshtë? lexoni 5 arsyet pse ndodh kjo!

Pas aksionit të zjarrtë në krevat, ai kthehet në anën tjetër dhe shumë shpejt thellohet në gjumë. Ju shtriheni pranë tij, me dëshirën për t’u përkëdhelur, por kot. Studimet tregojnë se rreth 60 për qind e meshkujve,pas marrëdhënieve seksuale, flenë shumë shpejt. Nëse partneri juaj pas seksit nuk mund të bëjë asgjë përveç gjumit, atëherë konsiderojeni veten me fat. Megjithatë, pse ky fenomen është aq i shpeshtë?  

Rraskapitja fizike

Një nga arsyet kryesore, pa dyshim, është rraskapitja fizike. Hulumtimet kanë treguar se pas aktit seksual bie niveli i sheqerit në gjak, ndërsa trupi kërkon pushim.  

Relaks i plotë

Nuk bëhet fjalë gjithmonë për lodhjen fizike. Shumë meshkuj pas seksit ndihen aq të relaksuar, saqë gjumi u vjen vetvetiu. Sipas të dhënave, rreth 80 për qind e meshkujve pas seksit ndihen plotësisht të relaksuar, ndërsa kjo i shpie në gjumë.  

Koktej hormonal

Pas aktit seksual prodhohet një numër i madh i hormoneve. Prolaktina është përgjegjës që mashkulli t’i harrojë të gjitha brengat, të ndihet i kënaqur dhe i qetë, rrjedhimisht të thellohet në gjumë. Ndërkaq, femrat, për shkak të koktejit hormonal, kanë nevojë për përkëdhelje dhe përqafime.  

Më shumë muskuj

Meshkujt kanë masë më të madhe muskulore sesa femrat, ndërsa kjo do të thotë se gjatë marrëdhënies seksuale shpenzojnë më shumë energji dhe lodhen më shumë.  

Rënie e interesit 

Derisa femrat i pëlqejnë ngacmimet dhe përkëdheljet pas seksit, shumica e meshkujve preferojnë menynë kryesore. Pasi ai ta marrë atë që dëshiron, me kënaqësi bie në gjumë