Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

5 gabimet që i shkatërrojnë shumicën e lidhjeve

Gabimi #1: Ne presim perfeksion

Është fakt që ne e kemi imazhin e partnerit perfekt në mendjen tonë – për këtë ne mund ta fajsojmë Holliudin dhe filmat e tij. Fillimi perfekt, takimi i parë perfekt, puthja perfekte – dhe jeta perfekte me partnerin perfekt. Por fatkeqësisht realiteti nuk është i tillë – të gjithë kemi gabimet tona dhe duhet të mësojmë prej tyre, dhe të mësojmë të jetojmë me to.

Në ditët, javët dhe muajt e parë të një lidhje ju mesiguri do të mendoni që partneri juaj është perfekt – ju do të verboheni nga reaksioni kimik i quajtur dashuri në shikim të parë. Por kjo do të zbehet shpejt, mrenda pak vitesh ju do të kuptoni që edhe partneri juaj perfekt ka gabime poashtu.

…Po tani, cfarë?

Vendimi është tërësisht i juaji. Ju mund të pajtoheni me të metat e partnerit tuaj dhe të kuptoni që çdokush gabon. Ose mund të shkoni të kërkoni një partner tjetër, më perfekt – por mbajeni në mend që askush nuk është perfekt dhe pagabime. Thjeshtë ska asi lloj personi mbi këtë tokë.

 

Gabimi #2: Kompromiset

A keni qenë të sigurtë deri tani se bërja e kompormiseve është pjesë e domosdoshme e secilës lidhje? Është e vërtetë, deri me një masë – por nese një partner gjithnjë merr cfarë dëshiron dhe tjetri thjeshtë duhet të përshtatet lidhja nuk do të shkoj mirë në periudhën afatgjatë.

Ne, normal nuk mund të kemi gjithçka në jetë – por është në natyrë të njerzve të kemi nevojë të plotësojmë sa më shumë dëshira. Nese lidhja e juaj gjithnjë është një betejë për përshtatje dhe betejë për ti përmbushur qëllimet tuaja ju eventualisht do të lodheni, dhe do ta shihni partnerin tuaj më shumë si konkurent se si bashkëpuntorë.

Cfare është zgjidhja?

Gjejeni 1 partner me pikëvështrime të njejta sikur të juajat – në këtë mënyrë do të gjeni zgjidhje të bërbashkëta më lehtë.Për gjërat që ju thjeshtë nuk mund të pajtoheni, duhet të gjeni një mënyrë që ju përshtatet më së shumti të dyve, një zgjidhje të kënaqshme për të dytë.

 

Gabimi #3: Nuk keni mjaft kohë për vetën tuaj

Duke shpenzuar jo mjaft kohë me partnerin tuaj kjo mund eventualisht të ju largojë me njëri tjetrin – por të qenit së bashku non-stop 24 orë prap nuk është mirë për lidhjen tuaj. Eventualisht do të lodheni nga njëri tjetri dhe njëri nga ju do të fillojë të ndihet i bllokuar si në kurth.

Mos e leni pas dorës jetën tuaj

Edhe pse ju jeni çift, është e rëndësishme që ju të mos e leni pas dorës jetën tuaj, intereset tuaja, hobit dhe shoqërinë. Duke kaluar pakëz kohë me vetën tuaj nuk do ta bëjë lidhjen tuaj më të dobët përkundrazi do ta forcojë atë.

Nese secili nga ju është në gjendje të funksionojë si individë, ajo do ta mbajë lidhjen tuaj të freskët çdo ditë. Sigurohuni që i shpenzoni disa orë ndaras për çdo ditë, dhe pastaj takohuni dhe diskutoni se çfarë keni bërë.  

Gabimi #4: Të folurit pa menduar

Secili çift ndonjëherë përlahet – nese nuk ju ka ndodhur ende, athëherë dicka nuk është në rregull me lidhjen tuaj. Çiftet e ndryshme kanë stile të ndryshme të diskutimit: disa janë shumë të qetë dhe thonë çdo gjë që ju pengon pa e ngritur zërin, përderisa disa të tjerë nuk mund të përlahen pa bërtitur dhe përplasur derën.

 

Pa marrë parasysh se si përlaheni, është e rëndësishme të mos i thuani gjëra pa i menduar. Vetë natyra e zënkave ja u implikon të thuani gjëra me passion dhe me inat – gjërat që i thoni zakonisht nuk janë as të vërteta as fer. Ju mund të kërkoni falje pas zënkës mirëpo një herë i keni thënë përgjithmonë do të mbesin në kujdesën e të dashurit, dhe ju nuk do te mund ta ktheni kohën pas.

Mendono pak para se të thoni diçka që në të vërtetë nuk e mendoni

  1. A është e vërtetë kjo që po e them?
  2. A do të ndihmojë të zgjidhim problemin?Apo qëllimi juaj i vetëm është ta lëndoni të dashurin tuaj?
  3. Disa minuta konsideratë do të ju shmangin pasoja shumë serioze.

 

Gabimi #5: Të mundohesh të ndryshosh partnerin tuaj

Të gjithë e dimë që është gabim – Por herët a vonë ne provojmë ta ndryshojmë partnerin tonë. Të provosh ta ndryshosh të dashurin tuaj është rrebtësisht e ndaluar në një lidhje – nese nuk ju pëlqen partneri si ai është më mirë gjejeni një tjetër.

Por kjo nuk do të thotë ju të mos e inkurajoni të përmirësohet.

  1. Nese partneri juaj gjen një punë më të mirë, ky vendim është ekstremisht pozitiv, për këtë arsye ju duhet ta mbështetni.
  2. Ju normal që duhet ta mbështetni partnerin tuaj nese ai dëshiron të humbë peshë. Është e rëndësishme të leni partnerin tuaj të bëjë ndyshime vet, dhe ju ta përkrahni.

Pranojeni atë me të gjitha gabimet e tij/saj

Herën tjetër kur provoni të ndryshoni krejt karakteristikat e partnerit tuaj që nuk ju pëlqejnë ju duhet të ndaleni. Mund të ju duket sikur po ja bëni një shërbim mirëpo jo. Patrneri juaj është shumë i vetëdijshëm për gabimet e tij/saj për këtë arsye ata nuk kanë nevojë për rikujtim. Për të ardhmen është shumë më mirë për lidhjen tuaj nese i pranoni krejt të metat e partnerit, të mësoheni me to, dhe të kënaqëni në praninë e njëri tjetrit.