Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Ç'është gjumi?

Çka ndodhë me ne përderisa jemi duke fjetur?

Ne e dimë se funksioni i organizmit tonë fillon të ngadalsohet, ashtu që nga fundi i ditës ne fillojmë të ndjehemi të lodhur dhe ndjejmë se shkalla e energjisë është më e ulët se sa gjatë ditës. Pastaj ne shkojmë në shtrat, i mbyllim sytë dhe gjëja tjetër që ne e dëgjojmë eshtë alarmi në mëngjes. Por në fakt , truri jonë është shum aktiv në shkallën e parë të gjumit , gati në atë shkallë sikurse personi të jetë i zgjuar.

Në gjumin normal ne kalojmë nëpër dy faza: faza e gjumit të thellë dhe faza REM

Faza e gjumit të thellë paraqitet mbas gjysmë ore, kur organizmi i juaj relaksohet plotësisht dhe ne flejmë. Kjo fazë zgjatë diku rreth 40 minuta. Gjatë kësaj faze aktive në të cilën më së shumëti paraqiten ëndërrat, veprimet e pjesëve tjera të trupit tërësisht janë të qeta.

Pason faza REM , kur truri jonë përpunon te gjitha informatat e ditës së kaluar. Ne e përejetojmë këtë fazë disa herë gjatë një nate (cikli i gjumit). Nëse ne zgjohemi gjatë fazës REM, mund të kemi pasqyrën më të qartë të endrrës që kemi pasur. Pason faza e gjumit të thellë dhe pastaj gjumi fillon të lehtësohet nga fundi i natës.

Përgjat fazës së gjumit të tellë, organizmi rritë dhe prodhon hormonin (STH – somatotropin), i cili është thelbësor në organizmin tonë. Ky hormon e bënë trupin tonë rezistent ndaj stresit dhe lodhjes.

Sa më të gjata të jenë fazat e gjumit, ne do të ndjehemi më mirë gjatë ditës së ardhshme, sepse është prodhuar sasi e mjaftueshme e STH .