SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Çfarë (mos) t'i dhurosh shefit !

Në listën e dhuratave delikate, është dhe ajo për shefin... sigurisht, nëse ke vendosur t`i bësh një të tillë. E vërteta është se ne kalojmë shumë kohë në punë dhe ndonjëherë ndajmë me kolegët apo shefat më shumë kohë sesa me miqtë. Me raportet që krijohen, do kishte kuptim një dhuratë simbolike në shenjë respekti. Por pikërisht pse marrëdhënia me shefin është e ndërlikuar dhe lëkundet e papërcaktuar midis raportit personal dhe atij profesional, zgjedhja e një dhurate për të nuk është aspak e thjeshtë.

Në listën e dhuratave delikate, është dhe ajo për shefin... sigurisht, nëse ke vendosur t`i bësh një të tillë. E vërteta është se ne kalojmë shumë kohë në punë dhe ndonjëherë ndajmë me kolegët apo shefat më shumë kohë sesa me miqtë. Me raportet që krijohen, do kishte kuptim një dhuratë simbolike në shenjë respekti. Por pikërisht pse marrëdhënia me shefin është e ndërlikuar dhe lëkundet e papërcaktuar midis raportit personal dhe atij profesional, zgjedhja e një dhurate për të nuk është aspak e thjeshtë.

A t’i bëj shefit dhuratë?

Po, nëse: » Nuk bie ndesh me politikën e kompanisë ku punon. » Marrëdhënia që ke me të ta lejon. » Dëshiron vërtet ta bësh diçka të tillë. » Nuk pret asgjë në këmbim, qoftë dhuratë, qoftë trajtim të veçantë. Nëse dhurata për shefin të duket një më tepër në listën e shpenzimeve, ai nuk e ka idenë se kush je apo nuk ke vetëm një shef por tetë të tillë, atëherë më mirë lëre fare. Asnjë rregull apo kod nuk të detyron ta bësh. Përveç rastit kur me shefin ke një marrëdhënie të ngushtë miqësore, dhuratat në grup bashkë me kolegët janë gjithmonë alternativa më e mirë.

Por çfarë mund t`i dhurosh dikujt që firmos rrogën tënde çdo muaj?

Dhe çfarë duhet të kesh parasysh kur ta bësh këtë? » Asnjëherë mos e quaj dhuratën tënde “për Krishtlindje”, sepse shefi mund t`i përkasë një besimi tjetër. » Dhurata nuk duhet të jetë detyrimisht e shtrenjtë. » Ki parasysh gjininë, është femër apo mashkull. » Mendo një dhuratë që mbahet në një sfond zyre dhe jo shtëpie. » Çfarë tipi është shefi, çfarë pasionesh apo hobesh ka.

Disa ide + Nëse është mashkull:

• Pema e “parave” - Edhe pse bimët dhe meshkujt nuk lidhen shumë mirë, kjo lloj bime, pikërisht për vlerën simbolike që ka, do të ishte një ide e mirë.
• Pajisje elektonike te momentit - Është mjaft e përshtatshme, nëse marrëdhënia shkon përtej një marrëdhënieje punëdhënës-punëmarrës, shefi yt është i dhënë pas teknologjisë dhe xhepi ta lejon, sigurisht.
• Artikuj sportiv - në bazë të preferencave sportive që ka shefi yt, por jo bluzën e ekipit të preferuar. + Nëse është femër:
• Shportë lulesh të thata.
• Shportë produktesh të ndryshme.
• Bimë të vogël bambuje.
• Bonsai.
• Orë tavoline apo diçka e personalizuar prej kristali.
• Lulen e Krishtlindjes (e fortë në simbolikë dhe ngjyra, por kujdes nëse shefja jote i përket një besimi tjetër).
• Çokollata me paketim shumë të veçantë (nëse marrëdhënia që ke ta lejon, çdo femre i pëlqejnë çokollatat, por ato duhet të jenë vërtet të veçanta). + Të përshtatshme për të dyja rastet: Libër Ka gjithmonë vlerë, sidomos nëse është vlerësuar me ndonjë çmim.

Biografitë e njerëzve të suksesshëm janë gjithmonë një ide shumë e mirë dhe shumë e përshtatshme. Piktura të ndryshme P.sh. me logon e kompanisë. Mund të zënë shumë mirë vend në muret e zyrës së tij/saj dhe i ka gjithmonë para syve. Shishe vere Ndoshta duket klasike dhe tipike nga ato dhurata që sapo i merr, ia dhuron dikujt tjetër, por nëse është e zgjedhur siç duhet, nuk mund t`i rezistojë kureshtjes apo dëshirës për ta shijuar. Aq më mirë nëse di çfarë i pëlqen saktësisht, verë ose jo. Kancelari zyre Gjithmonë ka vend mbi tavolinën personale apo atë të mbledhjeve për mbajtëse interesante kartvizitash, stilolapsi, etj