Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Dhoma e papastër, mund të jenë shkaktar i pagjumësisë së të rinjve

Ekspertët e gjumit, kanë paralajmëruar se dhomat e papastërtia të adoleshentëve, janë shkaktarë të pagjumësisë dhe insomnisë.

  Colin Espie, që është studiues i gjumit në Universitetin e Oxfordit, ka thënë se: “Adoleshentëve do t’u jepen këshilla për ‘higjienën e dhomës së gjumit’, si pjesë e një studimi gjithëpopullor, mbi shqetësimet se të rinjtë po janë të privuar nga gjumi, që po ndikon në arritjet e tyre akademike dhe mirëqenien mendore”.   “Të rinjtë nuk i hapin kurrë dritaret, dhomat e tyre janë gjithmonë të pa ventiluara” ka thënë Espie.   “Dhomat e adoleshentëve që kutërbojnë erë, janë produkt i ajrit të përdorur më parë, i cili ka pak oksigjen dhe shumë nitrogjen. Po që se vazhdoni të merrni ajër, i cili është thithur më parë, në një dhomë të vogël dhe të nxehtë, ju do të zgjoheni me dhimbje koke, pas një natë me gjumë të keq” ka shtuar Espie.   Për të përmirësuar gjumin, të rinjtë janë këshilluar të ajrosin dhomën para gjumit dhe të ndalin nxehjen, në mënyrë që të kenë gjumë më të mirë