Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Disa keshilla per te shmangur alergjite

Disa semundje kane sezone te caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve me se shumti perhapet gjate stines se pranveres dhe veres. Faktoret e ketyre stineve, si nxehtesia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta perkeqesojne kete semundje, perveç faktoreve te tjere te shumte. Cilat jane simptomat e kesaj semundje? Cilat jane shkaqet e perhapjes se saj? Si mund ta evitojme? Çfare keshillash jepen per ata qe vuajne nga kjo semundje?

Simptomat  

Alergjia mund te shfaqet te çdo person ne çdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diarre, te vjella. Nje nga simptomat e para te alergjise se syve eshte kruarja qe ndihet ne sy, skuqje dhe fryrje te qepallave se syrit dhe shtim i sekrecioneve (loteve). Kur ne mjedis ndodhen shkaktare te kesaj semundjeje, mund te ndodhe ajo qe quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione ne qepallat e syrit, zgjerim te fryrjes dhe krijimin e zonave te infeksionit kronik.  

Shkaktaret  

Shkaktaret e kesaj semundjeje jane disa lende qe gjenden ne mjedis, te cilat shkaktojne reaksion me syrin, sidomos me konjunktiven(qepallat) qe permban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qe sjellin sekretimin e lendeve qe shkaktojne reaksionet infektive dhe alergjike shtese, si histamina, ose qe shkaktojne alergji te vonuar dhe kronike.  
Disa keshilla per te shmangur alergjine e pranveres  

- Tretni ne uje nje derivat bimor rebels migrum ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht. - Diete me vitamina C, B, K, te dobishme per irritimin e syrit.
- Te evitohen ushqime qe kane ne etikete aroma natyrore.
- S'duhen marre ilaçe pa konsultuar mjekun.
- S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambientet ku pihet duhan
- Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten: te flihet 8 ore ne nate; te hahet tri here ne dite; çlodhja ose ndalimi i punes per te pakten çerek ore kur ndihesh i lodhur;          aktiviteti fizik javor; gjetja e kohes se lire per t'ia dedikuar vetes.
- Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes.
- Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere, sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
- Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal, sepse ne det polenet jane me pak te pranishme, ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
- Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.
-Dysheket dhe mbulesat mund te mbajne deri ne 10 milion akariene qe ndikojne ne zhvillimin e alergjis duhet te jeni te kujdesshem gjate perzgjedhjes se dyshekut