Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Çfarë domethënie kanë ëndrrat erotike?

Ëndrrat nganjëherë janë shprehje e asaj që as ne vetë nuk jemi të aftë t’i pranojmë. Në të shprehet gjendja e shpirtit tonë. Nga ana tjetër, ëndrrat mund të jenë paralajmërime, sinjale të cilat në jetën reale i injorojmë.

Shkaku më i shpeshtë i ëndrrave “të nxehta” janë dëshirat dhe fantazitë të cilat i fshehin dhe i ndrydhim, si edhe pritjet e paplotësuara.

Ëndrrat nganjëherë janë shprehje e asaj që as ne vetë nuk jemi të aftë t’i pranojmë. Në të shprehet gjendja e shpirtit tonë. Nga ana tjetër, ëndrrat mund të jenë paralajmërime, sinjale të cilat në jetën reale i injorojmë.

Edhe pse nuk është rregull, psikologët pajtohen që përsëritja e ëndrrave erotike goxha shpesh tregon problemin e caktuar në jetën seksuale apo në marrëdhëniet me partnerin.

Mbase trupi, po qe se nuk kemi mjaftueshëm seks, thjesht është i uritur për seks. Për shkak të gjithë kësaj, është shumë me rëndësi të dimë përse na ndodh të ëndërrojmë gjëra të tilla, të gjejmë se çka fshihet në prapavijë të ëndrrave dhe çka i nxit ato.

Nëse disa herë ëndërroni se si partneri ju tradhton, ndërkaq ju kaplon xhelozia e tmerrshme, kuptojeni përse ju ndodh ashtu. Psikologët thonë se ekzistojnë dy arsye:

- E para, është që tashmë keni pasur përvojë me tradhtinë. Ose keni tradhtuar, andaj frikësoheni se do t’ju ndodhë edhe juve ose keni qenë të tradhtuar.

- E dyta, janë dëshirat e ndrydhura apo dyshimet. Ajo që nuk duam t’ia pranojmë vetvetes ia veshim partnerit tonë, kështu që për shkak të tradhtisë së partnerit shumë shpesh mund të shfaqen dëshirat tona të fshehura, ndjenjat dhe dëshira e flakët për dikë tjetër