Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

ËNDRRAT mund të ZBULOJNË SIMPTOMAT E SËMUNDJES – madje shumë vite më herët

Ndërdija i di të gjitha – duke tërhequr vërejtjen, ëndrrat mund të paralajmërojnë edhe dhjetë vjet më herët simptomat e para të sëmundjes, thotë dr. Oscroft, nga Camgridge.

Psikologët pajtohen që porositë e ëndrrave assesi nuk duhet injoruar, sepse pikërisht nga to mund të lexojmë të dhëna të rëndësishme mbi sëmundjet nga të cilat do të mund të sëmureshim.

Po kështu me shekuj të tërë thotë edhe tradita popullore

Zemra e dobët dhe ankthi i natës

Nëse ju mundon shpesh ankthi i natës, kjo mund të jetë vërejtje për problemet me zemrën, migrenën apo gjumë tepër të paktë. Ankthet e pakëndshme të natës mund t’i shkaktojnë edhe ilaçet për shtypjen e gjakut nga llojet beta-bllokuese.

Migrena vjen me zemërimin

Ankthet e natës dhe gjumi i keq plot me zemërim dhe agresion mund të jetë edhe vërejtje që do t’ju sulmojë migrena. Nëse ëndërroni çdo natë që po ju ndjekin apo që jeni të sulmuar, ëndrrat e tilla stresuese mund të jenë parashenjë e hershme e sëmundjes së trurit apo e sëmundjes neurodegjenerative si p.sh. sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit.

Përndjekja për shkak të alkoolit

Konsiderohet që njerëzit të cilët rregullisht përjetojnë ëndrrat në të cilat janë të përndjekur apo të sulmuar, vuajnë nga çrregullimi i sjelljes në fazën REM të gjumit. Forma akute e këtij çrregullimi mund të shfaqet edhe gjatë lënies së alkoolit dhe ilaçeve sedative-hipnotike.

Ëndrrat bizare, të paharrueshme

Mund të tërheqin vërejtjen në infeksion apo për fillim të menopauzës. Infeksionet mund të shkaktojnë gjendjen gjysmë të zgjuar, e cila është iniciues i ëndrrave bizare. Edhe dehja klasike mund të jetë iniciues për ëndrra të tilla, të cilat më së shpeshti shfaqen në mëngjes, sepse atëherë ndikimi i alkoolit dobësohet, ndërkaq gjendja e tillë ndikon në kiminë e trurit dhe krijon ëndrra të çuditshme.

 Ëndrrat gjatë shtatzënisë

Shumica e nënave dëshmojnë se si në shtatzëni kanë pasur ëndrra piktoreske dhe shqetësuese, mirëpo tek to është i vogël rreziku nga depresioni i paslindjes.

Ëndrra e posaçme në menopauzë

Sipas dëshmive të shumicës së femrave, janë posaçërisht karakteristike ëndrrat piktoreske edhe gjatë kohës së menopauzës, ndërsa supozohet që shkaktarë janë fluktuacionet hormonale, transmeton Telegrafi. Nëse ju duket që po ëndërroni më shumë se zakonisht, pas perdes së asaj ngritjeje të ëndrrave gjithashtu mund të jetë fluktuacioni i hormoneve për ç’shkak femrat shpesh shumë më tepër ëndërrojnë gjatë kohës së të përmuajshmeve. Është koha që të ngadalësoni.

Ëndërroni më shumë se zakonisht

Kjo mund të jetë edhe pasojë e dhembjeve kronike, lënies së ilaçeve kundër depresioneve apo për shkak që flini në dhomë tepër nxehtë apo tepër ftohtë. E gjithë kjo pengon gjumin dhe shkakton zgjim të shpeshtë gjatë fazës REM për shkak të së cilës ju kujtohen më shumë ëndrra dhe besoni që po ëndërroni më shumë se zakonisht. Nëse natën dhe herët në mëngjes ju zgjojnë ëndrrat, kjo mund t’ju tërheqë vërejtjen në depresion dhe do të jetë shenjë që jeni nën shtimin e stresit apo që keni tepricë të peshës trupore.  Iniciues për ëndrra të tilla mund të jenë ushqimet e yndyrshme. Ata të cilët janë nën stres të madh apo vuajnë nga depresioni, më herët hyjnë në fazën REM, më herët i “shëtisin” ëndrrat dhe më herët edhe i zgjojnë.

Shenjat e stresit

Stresi shpesh manifestohet me ëndrra katastrofike dhe frikësuese, gjë që shumica ëndërrojnë që po vjen një valë e madhe e baticës apo që po i vonohet aeroplani.