• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Lidhjen tuaj e zbulon shtrati

Lidhjen tuaj e zbulon shtrati

Nuk është tregues jeta seksuale ajo që zbulon vërtet se çfarë është lidhja juaj, tregues është mënyra se si i afroheni njëri-tjetrit, apo jo, duke fjetur. Atëherë trupi juaj jua zbulon ndjenjat e fshehta.

Afërsia Kur flini në krah, me shpinë të kthyer nga partneri, ndërsa duart e tij janë të hedhura rreth trupit tuaj. Kjo pozitë e shlirë mund të vërehet te partnerët të cilët janë bashkë një kohë të gjatë dhe ndjejnë kënaqësi edhe kur nuk janë të kthyer ballë për ballë njëri-tjetrit (fytyrë për fytyrë). Ka prekje të shumta, e kjo do të thotë edhe ndjenja të thella, por jo edhe kënaqësi të pashfrenueshme. Niveli i dashurisë: 4/5

Jo bash edhe baza të forta Ai është shtrirë në krevat, dhe mezi ju prek, mirëpo zë pjesën më të madhe të shtratit. Ju jeni mbledhur në krah, me shpinë të kthyer nga ai. Në qoftë se flini shpesh në të pozitë "të rehatshme" klasike, me siguri ndjeheni ngapak e pasigurt, edhe pse jeni afër të dashurit tuaj. Mënyra se si a e zë sipërfaqen e shtratit zbulon besimin e tij në jetë dhe në lidhjen tuaj. Ndërmjet jush hetohet një konflikt dhe ju nuk jeni e sigurt se do të arrini atë që keni dëshirë të madhe. Është e mundshme që jeni duke kaluar nëpër ndryshime. Niveli i dashurisë: 2/5

Ditët e para Flini në shpinë. Ai fle i mbledhur në krah, ndërsa me shpinë prek trupin tënd. Jeni të lumtur dhe jeni të kënaqur me dashurinë të cilën e keni. Mirëpo, ai kërkon personalitetin e nënës dhe varësia e tij nga nëna më vonë mund t'ju sjellë telashe. Me siguri jeni në fillim të lidhjes suaj. Jeni të lidhur emocionalisht dhe ka shumë prekje të trupit gjatë natës, gjë që tregon se bile komunikoni me njëri-tjetrin. Niveli i dashurisë: 3/5

Telashet janë afër Të dytë jeni të mbledhur, të kthyer me shpinë ndaj njëri-tjetrit dhe secili në anën e vet. Distanca tregon tendosjen e marrëdhënieve, ndoshta ju presin problemet. Nuk ka kurrfarë gjasash për përkëdhelje apo për shikime të këndshme në mëngjes. Në qoftë se lidhja juaj është e re, me siguri ndodheni para ndarjes. Në qoftë se jeni bashkë një kohë të gjatë, ndoshta mendoni për problemet e pazgjidhura. Zgjidhini ato para se të bëhet vonë. Niveli i dashurisë: 1/5

Dashnorë të vërtetë Ai fle në shpinë, i kthyer nga ju. Ju flini në krah me fytyrë të kthyer nga ai, me njërën dorë dhe me njërin gju sipër trupit të tij. Pozita e këtillë do të thotë se mund të zgjoheni çdo moment dhe ta shikoni drejt në sy. Tregon një kënaqësi të thellë. I ngjitur për trupin e tij, do të thotë se në të shihni burim ngushëllimi dhe verifikoni se a është ende ai aty. Ai nuk është edhe aq i varur nga ju, mirëpo pozita e tillë megjithatë flet se ndjen një dashuri të madhe. Niveli i dashurisë: 5/5

Më trego si fle, të të tregoj kush je...

A e keni ditur se edhe në gjumë mund të zbulojmë personalitetin tuaj? Nuk është fjala për ëndrrat apo për fjalët që i flisni në gjumë, por për pozitën, të cilën spontanisht e merrni në shtrat, ndërsa ajo më mirë se çfarëdo testi flet për tiparet e karakterit tuaj. Të shohim se çfarë fshihet pas katër pozitave më të shpeshta në botën e mistershme të gjumit.

♥ Në qoftë se flini në krah, e mbuluar me çarçaf, dëshironi sikur struthi të fshihni kokën në rërë. Pozita e tillë tregon qëndrimin mbrojtës dhe izolimin, ndërkaq shpreh turpin dhe mbylljen në vetvete.

♥ Personat që flenë me jastëk të përqafuar, tregojnë dëshirë të madhe për mbrojtje, sikur nuk dëshirojnë të rriten, por më me dëshirë të ruanin ndjenjat dhe raportet e adoleshentit.

♥ Personat që flenë në krah, me këmbën e larguar dhe të lakuar në formë të këndit të drejtë, kanë karakter të fuqishëm, raport të harmonishëm me botën e cila i rrethon, kuptim të theksuar për ndërmjetësim. Kjo pozitë tregon edhe sigurinë dhe ekuilibrin.

♥ Mënyra e fjetjes me ije të ngritura më së shpeshti është dukuri te fëmijët, ndërsa tipike për persona të cilët janë në konflikt me botën që i rrethon. Përherë janë të gatshëm të ngrihen dhe sulmojnë masën, por edhe të mbrohen.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77