Bebet, shpjegimi për gjumin e tyre të trazuar gjatë natës

Bebet, shpjegimi për gjumin e tyre të trazuar gjatë natës

Fatkeqësisht, gjumi i keq i foshnjave dhe i fëmijëve është një nga problemet më të mëdhenj që kalojnë prindërit. Por përse vogëlushët tanë kanë vështirësi në të fjetur? Përse zgjohen vazhdimisht, madje edhe çdo 30-45 minuta?  

Fatkeqësisht, gjumi i keq i foshnjave dhe i fëmijëve është një nga problemet më të mëdhenj që kalojnë prindërit. Por përse vogëlushët tanë kanë vështirësi në të fjetur? Përse zgjohen vazhdimisht, madje edhe çdo 30-45 minuta?   Sipas shumë pediatërve, fëmijët që veçanërisht janë aktivë gjatë ditës e kanë më të vështirë se fëmijët e tjerë, për të shkuar (për t’u dorëzuar) të flenë. Në përgjithësi, fëmijët nga 4 muaj dhe në vazhdim, kanë frikë të largohen nga fytyrat familjare, sidomos nga ajo e mamasë, por edhe nga jeta reale që fillojnë të njohin.   Ora e gjumit të mbrëmjes duhet shënuar sa më shumë të jetë e mundur nga disa sjellje të thjeshta dhe të zakonshme si për shembull të mbyllni grilën, të ndizni një dritë të zbehtë, të përshëndesni lodrat ose pelushët dhe të këndoni të njëjtën ninullë. Me fëmijët më të rritur, 12 muajsh e lart, mund të filloni t’i lexoni përralla të thjeshta: më mirë nëse janë të shkurtra, të ilustruara dhe jo shumë aventureske.   Një sjellje e mirë apo e zakonshme e të fjeturit, e mësuar që në vogëli, jep një rezultat të shkëlqyer. Nga mosha 3 vjeç dhe më pas vogëlushët mësojnë të shfletojnë vetë librat e tyre të preferuar dhe brenda 15 minutave, nëse i këndoni një ninullë, apo i tregoni një përrallë, ata do t’i drejtohen vetë krevatit dhe do të flenë të qetë për gjatë gjithë natës.       Përse disa fëmijë zgjohen në orar preciz, çdo 45 minuta?   Uria është një nga motivet më të shpeshta të rizgjimeve të natës tek foshnjat. Nëse e ushqeni fëmijën tuaj ende me gji, duhet të jeni e kujdesshme për të stimuluar ushqyerjen në mbrëmje. Për shembull, nëse shikoni se fëmija dembeloset dhe fillon ta zërë gjumi ndërkohë që është i uritur, gudulisi këmbët ose veshin ose i flisni në mënyrë që ta stimuloni, ta nxisni që të pijë më shumë qumësht. Por nëse ushqyerjen e fëmijës e bëni artificialisht, me biberon, mos ndoshta është më mirë që të komunikoni me pediatrin që të shtoni diçka në ushqyerje?   Në raste të tjera, rizgjimet periodike te të vegjlit varen nga vështirësia për të kaluar nga gjumi i lehtë në atë të thellë, shkruan Shqip. Në fragmente të ndryshme fëmijët zgjohen, hapin sytë, tremben dhe fillojnë të qajnë.     Çfarë duhet të bëni?   Është shumë mirë që t’i mësoni që të vegjël që të flenë direkt në krevatin e tyre, jo në krah, përndryshe kur zgjohen kërkojnë menjëherë krahun e mamasë apo të babait. Nëse fëmija, mbi 7 muajsh, zgjohet shpesh natën, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i flisni, duhet të dëgjojë zërin tuaj duke e thirrur, që të kuptojë se nuk e keni braktisur, jeni aty. Më pas përkëdheleni tek koka dhe mbajini duart duke i kënduar një ninullë.   Këshilla të vogla: nëse fëmija juaj është nga ata që zgjohen çdo 45 minuta, edhe pse është disi i rritur dhe ha mjaftueshëm sipas pediatrit, provoni të zgjidhni një objekt (një lodër të butë, një pelush që i pëlqen) dhe përdoreni si “shoqëruesin e gjumit”.   Psikologët thonë: zgjidhni një objekt tradicional apo një lodër që ka një domethënie të veçantë për fëmijën dhe që e shtyn atë të besojë. Nëse zgjohet dhe e gjen në krevat, pranë tij “shokun e gjumit”, është e mundur që fëmija do të flejë sërish pa thërritur mami dhe babi.  
  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77