• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Çfarë duhet të bëni kur nuk mund të flini

Çfarë duhet të bëni kur nuk mund të flini

Ngrihuni nga shtrati. Kur qëndroni të zgjuar në shtrat, ju ia dërgoni vetes një mesazh të gabuar. "Në këtë mënyrë ju e trajnoni organizmin dhe trupin tuaj që në shtrat nuk duhet të flini, por thjesht të qëndroni të shtrirë".

Tashmë ka kohë që jeni të shtrirë në shtrat. Po bëni çmos që të flini sado pak, por kjo nuk ju shkon dot për dore.

Ngrihuni nga shtrati. Kur qëndroni të zgjuar në shtrat, ju ia dërgoni vetes një mesazh të gabuar. "Në këtë mënyrë ju e trajnoni organizmin dhe trupin tuaj që në shtrat nuk duhet të flini, por thjesht të qëndroni të shtrirë", thekson dr. Harneet Walia. "Sa më gjatë që qëndrojmë të shtrirë në krevat, jemi gjithnjë e më të frustruar me ambientin. Pas kësaj, truri ynë fillon ta lidhë dhomën e gjumit me pagjumësinë", tha dr. Erik Olson.

Pra, nëse nuk mund të flini dhe rrini të zgjuar në shtrat, përpiquni të dilni nga dhoma. Bëni diçka që do t’ju relaksojë - dëgjoni muzikë, lexoni ndonjë libër... Dushi gjithashtu ndonjëherë mund të ndihmojë, sepse është e mundur që do të jeni të përgjumur kur temperatura e trupit bie pas dushit. Çfarëdo që bëni, bëjeni atë larg nga shtrati, dhe kur të ktheheni, do të duhej të jeni të përgjumur.

Provoni me teknikat e relaksimit. Provoni që me meditim, jogë, frymëmarrje të thellë dhe të përqendruar... ta “dëboni” pagjumësinë, përcjell koha.net.

Dr. Walia gjithashtu rekomandon që çdo grup të muskujve, nga ata në këmbë, dhe me radhë deri në kokë, t’i shtrëngoni për disa sekonda, dhe pastaj t’i relaksoni. Vizualizimi është një tjetër teknikë e cila përdoret shpesh, dhe funksionon duke e imagjinuar veten në ndonjë vend të këndshëm dhe të qetë.

Sa i përket “ilaçit” me të njohur për pagjumësi, numërimit të deleve, dr. Olson thotë se ajo është "teknika e tërheqjes së vëmendjes", e ngjashme me vizualizimin. "Problemi me gjumin është se, sa më shumë që mendoni për atë që duhet të flini, aq më vështirë do të flini. Prandaj çdo gjë që ua largon vëmendjen nga ky mendim, do t’ju ndihmojë", shpjegon Olson.

Largojeni ankthin. Ndonjëherë arsyet për pagjumësi janë mendimet për brengat, stresi në punë, në shtëpi... Si pasojë e gjithë këtyre, truri lodhet, ndërsa dr. Olson u rekomandon atyre që kanë probleme të tilla që ta mësojnë trurin të mendojë për këto probleme në një kohë më të përshtatshme të ditës. E dimë se është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por një mënyrë që t’ju lehtësojë mundimet është që çdo ditë të shkruani në lidhje me atë që ju mundon. Duke shkruar për problemet e ditës, do të mendoni më pak rreth tyre gjatë natës.

Kur jeni të zgjuar deri në tre ose katër të mëngjesit, nuk do t’ju ndihmojë dot të menduarit se tashmë do të duhej të ishit në gjumë. Mjekët Olson dhe Walia pajtohen se nuk do të duhej ta harronim orën, dhe madje këshillojnë që ta largoni atë që të mos ju "paralajmërojë" se është bërë mëngjes dhe që duhet të flini.

Sido që të jetë, mjekët rekomandojnë që të përpiqeni ta largoni pagjumësinë me ndihmën e disa prej këtyre truqeve, në mënyrë të natyrshme. Nëse asgjë nga këto nuk ndihmon, këshillohuni me mjekun. 

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77