• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Dormeo Feston Ditën Boterore të Gjumit, dhe është sponsor krenar i Ditës Boterore te Gjumit.

Dormeo Feston Ditën Boterore të Gjumit, dhe është sponsor krenar i Ditës Boterore te Gjumit.

Dita botërore e gjumit e organizuar nga World Sleep Society, është një ngjarje globale, dedikuar promovimit të rëndësisë së gjumit në shëndetin tonë. Ajo lidhet me shoqata të shumta të gjumit, studiues dhe profesionistë, qëllimi i të cilëve është të vetëdisoje njohuritë për rëndësinë e cilësisë së gjumit dhe për të parandaluar dhe menaxhuar çrregullimet e gjumit.

Në 2017, Dormeo, është një nga liderët tanë. Brend me një cilësi dhe kualitet botëror i cili është bërë edhe pjese e rëndësishme e mënyrës tonë jetësore.

Dormeo është bashkangjitur me ne në këtë mision duke u bërë sponsori jonë krenar në Ditën Boterore të Gjumit.

Një gjumë i mirë për një jetë të shëndetshme

Këtë vit Dita Boterore e Gjumit është duke u munduar të vetedijesoje njerëzit me moton ‘’Një gjumë i mirë për një jetë të shëndetshme’’. Në kërkim të një jete të shëndetshme, njerëzit do të bëjnë të pamundurën për t’u siguruar që te ushqehen mirë dhe te bëjnë ushtrimet e duhura, por kur vjen puna për të fjetur, disa ende supozojnë se është aq e lehtë sa duhet vetëm ti mbyllin sytë. Megjithatë, nga hulumtimet e fundit gjithnjë e më shumë dëshmohet se gjumi është një nga shtyllat më të rëndësishme të shëndetit dhe jetës në përgjithësi. Në fund të fundit, gjumi është thelbësor për mbijetesën tonë. Arianna Huffington, autore e “The Sleep Revolution: Transforming Your Life, One Night at a Time thotë:"Ne po jetojmë në moshën e artë të shkencës të gjumit - duke zbuluar mënyrat se si gjumi dhe ëndrrat luajnë një rol thelbësor në  vendimarrje, inteligjencën emocionale, përdorimin e njohurive, produktivitetin dhe kreativitetin. Në fund, shkenca ka provuar se gjumi rrit performancen tuaj.

Pra, është e qartë se nëse me të vërtetë dëshirojmë një jetë të mire, gjumi është pikënisja për këtë udhëtim" Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Gjumit është aq e rëndësishme, duke ditur dobitë dhe ndikimin që gjumi sjell mbi shëndetin.”

Misioni për të fjetur

Dormeo ka një mision të njëjtë me atë të Ditës Botërore të Gjumit - për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën sa i përket rëndësisë së gjumit në shëndet. Po ashtu dhe pasojat negative nga mungesa e gjumit, për shkak të një jete  të detyrueshme ose  çrregullimeve të ndryshme.

Statistikat lidhur me çrregullimet shëndetësore të varura nga gjumi janë alarmante. Hulumtuesit tregojnë se goditjet dhe pushimi i zemrës (infarkti) mund të shkaktohen dhe nga çrregullimet e gjumit. Njerëzit që kanë probleme me gjumin gjatë natës kanë tendeca të vuajnë nga tensioni i lartë dhe sëmundjet kronike. Studimet gjithashtu kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia apo nuk bëjnë gjumë të mjaftushëm kanë më shumë simptoma të problemeve me anoreksi dhe depresion. Gjumi është burimi kryesor i energjisë.  Gjatë gjumit, energjia ruhet për shkak të aktivitetit të pezulluar, lëvizjes dhe përgjigjeve shqisore, dhe ridrejtohet për të rivendosur dhe për të plotësuar proteinat dhe mbledhjen e tyre në strukturat qelizore.   

Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë së gjumi i pamjaftueshëm dhe gjumi i pa rahatshëm mund të shkaktoje diabetin e  tipit 2 dhe mbipeshën.

Lajm i mirë është se shumica e rreth 100 çrregullimeve të gjumit janë të parandalueshme ose të shërueshme. Cilësia e jetës mund të përmirësohet dhe se kjo epidemi globale, që ndikon deri në 45% të popullsisë së botës mund të kontrollohet - me ndihmën e specialistëve të gjumit.

 

Dormeo – Festo gjumin dhe festo  jetën.

 

Dormeo është më shumë se një brend i gjumit të mirë. Dormeo është për të gjithë ata që kanë për qëllim një gjumë të këndshëm dhe te rehatshëm dhe për njerëzit qe përdorin produktet tona. Me prezence dhe vite të ekspertizës ndërkombëtare, ne jemi të shtyrë nga shëndeti, teknologjtë e reja dhe materiale të cilësise më të lartë. Qëllimi ynë është që të sigurojme të tre elementët kryesore të cilësisë së mirë dhe gjumit rigjenerues: kohëzgjatjen, vazhdimesine dhe thellësinë. Dhe ky qellim ndahet me se mirti me Diten Boterore te Gjumit. Melnisa Begović, menaxherja e brendit Dormeo shpjegon:  ‘’Për ne, bashkëpunimi prestigjoz i Ditës Botërore të Gjumit është mënyre lidhëse me specialistët, hulumtuesit dhe kërkuesit, të cilët ndajnë pasionin edhe ofrojnë  zgjedhjet për një gjumë më të mirë. Së bashku, ne dëshirojmë të nxisim dhe më tej ndërgjegjësimin e cilësisë të gjumit dhe të thellojmë të kuptuarit tonë. Ne jemi të nderuar dhe të lumtur për bashkëpunimin me ekspertët e gjumit në mbarë botën dhe të ndjekim të njëjtin qëllim. Ne e dimë se problemet e gjumit nuk janë më pak të rëndësishme se shqetësimet e tjera shëndetësore dhe ne gjithashtu e dimë se së bashku - ne mund të bëjmë më shumë "! Misioni i Dormeo-s është të transformoje çdo dhomë gjumi në një strehë të rehatshme të gjumit dhe çdo shtëpi në një vend ku ju mund të pushoni, ri-ngjalleni, ri-mbusheni dhe ri-lidheni me veten dhe të dashurit tuaj. Miliona njerëzve që flenë në dyshekë Dormeo, jastëkë dhe këllëfë thonë se ne jemi në rrugën e duhur, që zgjidhjet tona për gjumin janë besuar dhe vlerësuar dhe se ato jane duke transformuar jo vetem gjumin por dhe vete jeten.

 

(Për më shumw kontakte  në web faqen + dormeo & worldsleepday)

______________

www.dormeo-ks.com

www.worldsleepday.org

 

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77