• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Ekuilibri me të dhe shoqen e tij

Ekuilibri me të dhe shoqen e tij

Nëse në lidhjen tuaj shfaqet dhe një person i tretë, zakonisht nënkuptohet që njëri nga partnerët ka një lidhje të fshehtë e të padeklaruar. Këtu fillojnë të gjitha skenat, që mund t’​i keni parë në filmat, kur kulmi arrin me zbulimin e këtij të

Nëse në lidhjen tuaj shfaqet dhe një person i tretë, zakonisht nënkuptohet që njëri nga partnerët ka një lidhje të fshehtë e të padeklaruar. Këtu fillojnë të gjitha skenat, që mund t’i keni parë në filmat, kur kulmi arrin me zbulimin e këtij të treti. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të keqe, duke pranuar një fenomen që është i aktë janë meshkujt që pranojnë të kenë një shoqe të ngushtë.

Miqësia mes një mashkulli dhe një femre

Dashuria dhe miqësia thonë se i kanë rrënjët të njëjta. Bëhet fjalë për dy ndjenja shumë të forta, por me intensitet dhe perceptim të ndryshëm. Nëse në dashuri, situate është fare e qartë, ose e do, ose nuk e do tjetrin, në miqësi ndodh ndryshe.  Xhelozia nis nëse pikërisht, kur kjo miqësi mes atij dhe shoqes së tij, është e fortë dhe më keq akoma, kur shoqja është edhe e bukur.

Diversiteti biologjik i mashkullit dhe femrës ngre dyshime mbi natyrën njerëzore dhe me të drejtë, në bazë të parimit që “lëkura është e ndjeshme dhe të gabosh është njerëzore”. Megjithatë, miqësia mbetet shumë personale dhe nuk është një ndjenjë e njëjtë për të gjithë, shpesh është pikërisht kjo miqësi, e cila reziston më shumë se lidhjet që lindin dhe mbarojnë.

Këndvështrimi ndryshe Ai ka një shoqe të ngushtë, të cilën e ka pasur para se ju të dy të njiheshit dhe ju jeni ajo që erdhi e fundit në këtë marrëdhënie. Ajo është e bukur, e shkëlqyer, karizmatike. Përpara se të sëmurni veten dhe të krijoni në mendjen tuaj idenë se ajo është perfekte dhe duhet t’i trembeni, kujtoni dy gjëra shumë të rëndësishme; e para askush nuk është perfekt, pasi kjo gjë nuk ekziston dhe e dyta, ai ka vendosur të rrijë me ju, ju ka zgjedhur juve dhe jo atë, edhe pse atë e ka njohur më parë. 

Frymëmarrje dhe refleksion

Kur të jeni të tre përballë, në një bisedë të zakonshme apo në çdo lloj situate, përpiquni të zbatoni disa rregulla të thjeshta dhe kështu do t’ia dilni mbanë të pranoni, në fund të fundit, një marrëdhënie miqësie të zakonshme. Kështu, evitoni paranojat dhe rëniet e autostimës, kujtoni që e përzgjedhura prej tij jeni ju; merrni frymë thellë kur ajo të flasë, dëgjojeni dhe mësoni si ta njihni pa paragjykim dhe mllef;

 Meshkujt, nga ana e tyre e vuajnë shpesh këtë marrëdhënie me një të tretë në mes, ku jo pak herë gjenden me shpatulla pas murit, të kryqëzuar nga ultimatumi: O shoqen, o mua!

Shumë prej tyre betohen e stërbetohen se shoqja është si një motër, për të cilën nuk iu shkon mendja asnjëherë për “keq”. Mirëpo të bindesh për një fakt të tillë, është shumë e vështirë. Të besosh në sinqeritetin e kësaj ndjenje, e cila është e rrallë, por jo e pamundur, duhet stërmundim.

Kompromisi me dialog Si mund t’ia shpjegojë një mashkull të dashurës së tij se ajo tjetra është thjesht një shoqe? A është e mundur të qetësohesh dhe të vësh në vijë një situatë të tillë?

Absolutisht që po. Mjafton të vësh si themel në një raport vlera si; respekti, besimi, ndershmëria. Dialogu është thelbësor, kështu që flisni dhe gjeni gjuhën e përbashkët. 

Ekuilibri me të dhe shoqen e tij

Situata nuk do të ndryshojë, nëse ajo që nuk ndryshoni jeni ju. Për fat të keq, jeni ju që duhet të ambientoheni me raportin e tyre, nëse jeni ju që keni ardhur e fundit. Kujtoni që tjetra, nuk ka pse të bëhet patjetër edhe mikesha juaj më e mirë dhe nga ana tjetër, askush nuk ju detyron juve të doni fort edhe atë, por ajo që duhet të bëni është ta respektoni, duke qenë se ajo është gjithashtu një person i rëndësishëm i atij që thoni se dashuroni. Tregoni maturinë me të cilën keni vendosur të çoni para një raport të tillë dhe të jeni e sigurt që tjetra, nuk do t’ju largojë, përkundrazi.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77