Lexo për ëndërrat  sipas alfabetit A deri në ZH

Lexo për ëndërrat sipas alfabetit A deri në ZH

Më poshtë një fjalor për ëndrrat ku edhe mund të mësoni domëthënien e tyre. 

Te gjithe shohim endrra dhe kur zgjohemi mundohemi te kuptojme domethenien e tyre. Flasim me te njohurit tane, madje shkojme dhe ne njerez qe dine ti japin ‘shpjegim’ endrrave. Jane botuar shume libra qe shpjegojne ne nje fare menyre endrrat. Sot ju sjellim nje shpjegues te endrrave, ose te sendeve, objekteve apo veprimeve qe ne shohim ne enderr.

Argëtim: Po patë në ëndërr se po shijon një eveniment argëtues ke për të marrë lajme fantastike nga një person që ndodhet larg.

Bakër. Çfarëdo që shikon që është prej bakri do të thotë se ke për të bërë një njohje të re. Bakri i kuq do të thotë një propozim erotik. Bakri i verdhë ka si kuptim jetën me bollëk, kurse bakri jeshil sëmundje.

Barishte: Nëse shikon që ha barishte, çdo gjë ka për të ardhur së prapi, sëmundje, mërzitje, trishtim dhe vështirësi ekonomike.

Blerje: Nëse shkon për të blerë, sukses dhe gëzim ka për të ardhur në shtëpinë tënde.

Borë: Po patë se po bie borë pa qënë dimër, ke për të hasur vështirësi. Bora e pistë do të thotë mërzitje dhe pabesi, ndërsa bora e bardhë është simboli i gëzimit dhe i dashurisë së kulluar. Nëse mbledh borë ke për të debatuar.

Borxhe: Nëse në ëndërr shikon se ke borxhe, ke për të fituar një sasi të mirë lekësh, përkundrazi nëse shikon që i paguan borxhet kjo do të thotë që ke për të marrë borxh.

Breshër: Breshër që bie do të thotë së do tju ftojnë në një festë. Por ka edhe kuptim negativ, sidomos nëse breshëri bie në derën tuaj, natën. Breshër me diell do të thotë se ke për të kaluar një periudhë me vështirësi ekonomike që më vonë do të vijë begatia.

Bukë: Po pe në ëndërr që e ndan bukën tënde me të tjerët, ke për të gjetur ortakë të mirë. Buka e papjekur ka kuptimin e lajmeve të këqija. Shumë bukë apo bukë të freskëta është ëndërr pozitive. Ndërsa buka bajate apo e mykur do të thotë varfëri dhe halle. Buka e bardhë simbolizon fitimin, kurse buka e zezë tregon mërzitjen. Buka me susam është një ëndërr e përkryer. Buka e kishës (nafora) tregon fejesë apo martesë kurse buka me sheqer parashikon lajme të hidhura. Shumë drudhe (thërrime buke) kanë si kuptim shpenzime të kota.

Bukuri: Nëse shikoni një person të bukur ose veten tuaj të bukur kjo do të thotë se do të kesh lumturi, shëndet, jetëgjatësi.

Bursa: Nëse shikon ëndërr që ndodhesh te bursa shumë shpejt ke për të patur përfitime të papritura. Por nëse shikon se po luan në bursë ke për të humbur lekë kot.

Buzë: Buzët e bukura në ëndërr simbolizojnë dashuri pasionante, ndërsa buzët jo të bukura janë për zgjënjim erotik.

Buzëqeshje: Nëse shikon se ti buzëqesh, ëndrra është e mirë, por ki kujdes nëse buzëqëshin armiqtë e tu.

Dallëndyshe: Po pe në gjumë se dallëndyshet janë duke fluturuar, ke për të marrë lajme të mira. Fole dallëndyshesh do të thotë sukses familjar. Nëse godet një dallëndyshe ka për të ndodhur ndonjë aksident dhe shkatari ke për të qënë ti. Nëse ndonjë beqar shikon se kap një dallëndyshe, shumë shpejt ka për t'u martuar dhe krijuar familje.

Dimër: Të pret sëmundje, nëse shikon në gjumë dimër.

Dorë: Në në gjumë shikoni se duart tuaja janë më të mëdha nga çjanë në të vërtetë, ke për të arritur progres në fushën profesionale. Nëse dora juaj është djegur, prerë apo gjakosur, ke për t'u mërzitur dhe për t'u ndjerë shumë i vetmuar. Nëse shikon se duar e tua janë të pastërta dhe të mirëmbajtura, ke për të patur suksese, përkundrazi nëse janë të pista apo me baltë ke për të dështuar. Nëse gjë vajzë shikon në ëndërr se një burrë i mban dorën apo ja puth, ka për të krijuar një marrëdhënie të paligjshme dhe kanë për të dalë llafe. Duart e lidhura kanë si domethënie situata të komplikuara, kurse duar që lahen është tregojnë një grupim të këndshëm.

Duartrokitje: Nëse shikon në gjumë se të duartrokasin për diçka kjo do të thotë se kanë për të të caktuar diçka dhe ke për ta realizuar me sukses. Nëse ti duartroket dikë, ndodhesh në një gjendje shumë të mirë fizike. Po dëgjove duartrokitje pa parë se kush duartroket, ke për të trashëguar diçka të papritur nga një i afërm i largët.

Flori: Nëse shikon në ëndërr flori apo çfarëdolloj objekti të artë ke për të takuar një shokun tënd i cili do të sillet në mënyrë egoiste dhe ashpër. Nëse gjen diçka të florinjtë dikush ka për të të mashtruar. Ari që është i veshur do të thotë shumë fitime.

Frigorifer: Nëse patë në ëndërr ndonjë frigorifer, do të thotë se me person tuaj të dashur marrëdhëniet kanë për t'u ftohur. Nëse shikon se vendos gjëra në frigorifer do të thotë se kanë për të të treguar një sekret të madh. Nëse merr gjëra nga frigoriferi, ka për të të ardhur një vizitor i papritur.

Fshatar: Po patë në ëndërr një fshatar ki kujdes për sendet që ke blerë. Për ata që nuk ka lidhje me sendet e blera, ëndrra paralajmëron që të mos e pëqafojnë personin që afrohet dhe të jenë të rezervuar përsa i përket qëllimeve të tij

Ftohtësi: Po patë në ëndërr se janë ftohur marrëdhëniet tuaja me dikë, ke për tu pajtuar me atë përson me të cilin jeni keqkuptuar.

Gërshërë: Në përgjithësi gërshëra nuk është ëndërr e mirë. Simbolizon grindjet dhe ndarjet, si për të martuarit ashtu edhe për të dashuruarit. Nëse shikon se jep apo merr gërshërë ke për të patur telashe të mëdha, aq më tepër nëse gërshëra është e hapur. Nëse shikon në ëndërr se humbet gërshërë, atëherë ëndrra është e mirë sepse ke për të kapërxyer të gjitha vështirësitë.

Gëzim: Nëse shikon në ëndërr që gëzohesh, ke për të qënë i lumtur, përveç rastit kur gëzohesh nëse dikush pëson diçka sepse në këtë rast ke për të dhënë llogari për veprimet e tua. Nëse shikon fëmijë të lumtur do të mbizotërojë lumturia në shtëpinë tënde.

Gjatësia: Nëse ëndërron se ti apo të tjerët janë më të gjatë nga çfarë janë në të vërtetë, do të të vijë një sukses i befasishëm dhe i rëndësishëm.

Gjënjeshtër: Nëse sheh se thua gënjeshtra që t'i shmangesh një dënimi, do të jesh i pandershëm karshi dikujt. Nëse thua gënjeshtër për të ndihmuar dikë, kanë për të të bërë kritikë të ashpër dhe të padrejtë për qëndrimin tënd. Nëse të tjerët thonë gënjshtra atëherë një i afërm i juaji ka për të tradhëtuar, ose disa kanë për të të bërë një kurth.

Gogësitje: Nëse gogësini ju apo të tjerët, ëndrra paralajmëron vështirësi, sëmundje dhe dështim në sektorin profesional.

Hamall: Nëse shikon në ëndërr që je hamall, ke për t'u lodhur nga punët e tua nga të cilat nuk ke për të marrë fryte. Nëse një hamall mban plaçat tuaja përgatituni për ndonjë udhëtim së shpejti.

Hape, ilaçe: Nëse shikon se pini ilaçe, ke për t'u mërzitur për diçka, dhe nëse i jep ilaçe dikujt, ti ke për të mërzitur dikë.

Harem: Kjo ëndërr është e keqe sido që të jetë edhe nëse gruaja është e mbyllur në harrem apo burri e ka haremin.

Hartë: Nësë shikon se je duke parë një hartë ke për të bërë udhëtime, ndoshta edhe të promovohesh në punën tënde.

Hekur: Objektet prej hekuri simbolizojnë të fortët, si miqtë edhe shokët prandaj bëni kujdes.

Hinkë: Në ëndërr një hinkë e mbushur do të thotë se ke për të humbur në letra, ndërsa nëse hinkë bosh do te thotë se ke për të bërë diçka që nuk do të vejë mirë. Nesë hedh ndonjë lëng me hinkë, ke për të patur fitime por jo shumë të mëdha.

Hon, Humnerë: Ëndërr shumë e keqe sepse parashikon sëmundje, mërzi dhe shumë vështirësi.

Jeshillëk: Po patë në ëndërr bar jeshil kjo do të thotë se keni shumë shpresa në rast të kundërt nëse është e thatë dhe e verdhë kjo është trishtim.

Kapistër: Nëse shikon në ëndërr një kalë që i ke vënë kapistër do të thotë se arritur të realizosh një çështje të vështirë që të kanë realizuar. Por nëse kapistra këputer vonesa të shumta dhe vështirësi ke për të hasur në rrugën tënde.

Karmonedhë: Nëse shikoni karmonedha të reja dhe të hekurosura këto tregojnë komoditet ekonomik, kurse karmonedhat e pista dhe të zhubravitura tregojnë për probleme ekonomike.

Karton: Kartoni simbolizon një situatë të pashpresë për të ardhmen.

Kasafortë: Nëse ëndrra jote ka kasafortë atëherë disa veta do përpiqen të të mashtrojnë, për të të zhvatur para. Kasaforta e mbushur tregon dëshirën e madhe për të fituar para ndërsa kasaforta bosh tregon frikën se mos dështosh.

Kasap: Nëse në ëndrrën tuaj është një kasap që therr një kafshë, ki kujdes që të mos firmosësh ndonjë dokument. Gjithashtu njerëzit e tu mund të gjenden në rrezik. Po pe kasap të presë dhe të shesë mish, ke për tu sjellë në mënyrë të pakujdesshme dhe ke për tu ekspozuar.

Kërcim: Nëse një vajzë shikon në ëndërr kërcim (vallëzim) së shpjeti ka për t'u martuar. Kërcim në natyrë do të thotë shëndet perfekt, dhe nëse je kërcimtar i mirë do të thotë se ke për të arritur atë që do.

Kërkoj: Nëse shikon se je duke kërkuar diçka në tokë, ke për të hasur vështirësi në punë. Nëse kërkon xhepat e tu, ke për të patur dyshime të pabaza për diçka.

Kloroform: Nëse përdorni kloroform për narkozë, ki kujdes nga persona që nuk ke shumë besim.

Kofshë derri: Në cilëndo mënyrë që shikoni mish derri kjo do të thotë se do të marrësh lajme të liga dhe trishtime të mëdha.

Krifë: Nëse shikon në ëndërr krifën e luanit apo krifën e kalit ke për të marrë ftesë për një ftesë.

Krishlindje: Të gjitha ëndrrat që kanë lidhje me krishlindjet kanë lidhje me dashurinë, shëndetin dhe harenë.

Ledhatim: Nëse ledhaton dikë apo të ledhatojnë, një person ka për të të mbështetur.

Lëng frutash: Nëse pi në ëndërr lng frutash ke për të patur ndjenjë fajësie të madhe për diçka që nuk ke bërë.

Letër: Nesë shikon në ëndërr se zhubros një copë letër ke për të paturn një shqetësim të madh në familjen tënde. Letër korrespodence do të thotë se do ju vijnë lajme të mira, ndërsa letër bosh e bardhë ka kuptimin se problemet e tua do të zgjidhen. Letra me ngjyrë apo e vizatuar do të thotë se ke për t'u rregulluar apo stabilizuar. Nëse flak apo fjek letër ke për të patur mundësi të reja profesionale, ndërsa nëse gris letër të shkuajtur do të thotë se ke për tu zhgëgjyer.

Ndarje: Nëse shikon se ndahesh me një person do të lidhesh akoma më shumë më njeriun që do. Nëse ndahesh nga familja jote, do të ndjesh më shumë dashuri për ta.

Ngjyrë, Ngjyrosje: Nëse shikon në ëndërr që ngjyros apo merresh me ngjyrat ke për të patur sukses të madh në jetën tënde.

Odeon: Nëse studion në shkollë muzike ke për patur sukses në profesionin që ushtron.

Oqean: Nëse oqeani që shikon është i pafund ke për të marrë një iniciativë të madhe dhe të re. Nëse oqeani është i trazuar, atëherë ekziston një rrezik që të kërcënon. Nëse je duke notuar në oqean atëherë do të shlirohesh nga hallet e përditshme dhe do kalon një peridhë të qetë dhe të këndshme.

Orë: Në në ëndërr je duke parë orën kjo do të thotë se ke për të humbur ndonjë takim.

Otorinolaringolog: Nëse sheh në ëndërr se ke probleme me veshët dhe shkon tek doktori, atëherë ke për të dëgjuar lajme të këqia për ndonjë njeriun tuaj të dashur që ndodhet larg.

Para: Nëse shikon se ke para në dorë, kjo ka për të të sjellë varfëri dhe fatkeqësi. Nëse merr para nuk kanë për të të dhënë atë që të kanë borxh, ndërsa nëse gjen para do të shkatërrohesh. Nëse shikon se je i varfër dhe nuk ke kacidhe, fat i madh dhe sukses të pret.

Pëllëmbë: Po patë në gjumë se ha pëllëmbë nga prindërit, ki kujdes se mos bësh diçka të gabuar. Po e hëngre shuplakën nga ndonjë i huaj ke për të hasur mërzi dhe poshtërim.

Përgjim: Nëse përgjoni, do të thotë se do të turpëroheni për diçka që keni bërë dhe do tju kapin me presh në dorë, por nëse shihni të tjerë që përgjojnë do të thotë se do përballoni situata të veshtira.

Përshëndetje: Nëse dy të dashuruar përshëndetin njëri-tjetrin duhet të përgatiten ta përshëndesin edhe në realitet. Nëse shikon se të përshëndesin ty do të thotë se ke për të ndryshuar punë.

Peshk: Në përgjithësi peshqit në ëndërr janë një endërr e favorizueshme, që do të thotë gëzim dhe lumturi, kryesisht nëse i shikon që notojnë në ujë. Nëse ha peshq do të arritësh një sukses për diçka shumë të rëndëshme. Nëse shikon peshq në ujra të kulluar (shumë të pastër) ke për të fituar favorizimin e disa njerëzve të rëndësishëm. Nëse shikon peshq në treg, ke për të bërë udhëtim të kënshëm. Peshqit e ngordhur do të thonë mërzitje.

Peshkim: Nëse shikoni në ëndërr se peshkoni, ke për të fituar shumë nga punët e tua. Peshkimi me rrjetë do të thotë sukses. Nëse peshkoni me fillospanjë ke për të marrë një trashëgimni. Nëse peshkoni me grep do të kesh sukses në dashuri.

Pëshpërimë: Nëse shikoni në ëndërr se dëgjoni pëshpëritje në gjumin tuaj, qëndroju larg thashethemeve.

Pleshta: Po pe në ëndërr pleshta do kesh shëndet të mirë, nëse janë sipër teje do fitosh shumë para. Nëse shikon pleshta tek të tjerët, në kafshë, apo nëse i vret kë për të përballuar një trishtim apo një varfëri të madhe.

Pranga: Nëse je i prangosur ke për të korrur sukses në fushën profesionale.

Qilim: Po pe në ëndërr që po shet qimila ke për të bër një udhëtim zbavitës. Nëse blen qilim ke për të patur një fitim në të holla. Në rast se shtron qilimin do të thotë se ke për të patur një vizitë të papritur. Nëse ecën në qilim të butë kanë për të ndodhur gjëra të gjëra të këndshme në famijen tuaj. Por nëse shikon se po shkund qilimin do të thotë se ke për të patur gjëra ters. Qilim i grisur, i shpuar, janë për vështirësitë ekonomike dhe ndoshta lodhje nervore për shkak të punës.

Rrogoz (gjëra me thurje): Nëse shikoni në ëndërr objekte me thurrje, do të fitosh dashurinë e vërtetë. Nëse shtëpia juaj është e mbushur me objekte te thurur, ka për të ardhur një periudhë lumturie dhe begatie. Nëse je i shtrirë në rrogoz ke për të marrë një trashëgimni.

Shpatullat: Shpatulla të zbuluara (pa rroba) do të thotë se keni për të patur ndryshime të kënaqshme në jetën tuaj. Ndërsa shpatulla të lodhura apo të plakura kanë kuptim se do të ndodhin probleme dhe halle. Shpatull e thyer ka si kuptim vdekjen. Shpatulla të bukura femërorë parashikojnë pasion erotik, ndërsa shpatullat të sëmura janë shenjë dështimi.

 

Sup: Nëse ha diçka në sup, psh. fruta apo perime, kuptimi i ëndrrës varet nga lloji i asaj që ha. Por nëse ha diçka që gatuhet, të presin ditë të vështira dhe kanë për të të ndodhur gjëra të pakënaqshme.

Tapa veshësh: Nëse ke venë tapa veshësh do të thotë se je egoist dhe ''shurdhohesh'', nuk dëgjon këshillat që të japin shokët të cilët duhet t'i dëgjosh. Por nëse shikon se i heq tapat e veshëve atëherë shumë halle që të mundojnë do të përballohen me vendosmëri dhe do të kenë fund të mbarë.

Të pjekura: Mishi i pjekur apo çdo gjë tjetër e pjekur, është një shenjë se do të fitosh mjaft lekë, vlerësim social dhe shëndet.

Tëmbël: Nëse shikoni tëmbël në ëndërr kjo do të thotë sëmundje dhe shumë hidhërim. Nëse shikoni në ëndërr se ju heqin tëmblin keni për të kaduar një vështirësi dhe trishtim të madh.

Tretje: Nëse shikon në ëndërr që e tret mirë ushqimin ke për t'u sëmurur, në rast të kundërt nëse nuk e tret mirë dhe ke vështirësi në tretje ke për të patur shëndet të mirë.

Vdejka: Është gjithmonë shenjë e keqe sepse ka gjithnjë lidhje me vdekjen.

Vejushë, Vejan: Po patë në ëndërr vejushë apo vejan ke për të mësuar diçka të trishtë.

Votë: Nëse ëndërroni se votoni, atëherë keni për të ndihmuar dikë me sukses të plotë.

Xhandar: Po pe në ëndërr një xhandar ke për të patur një familje të lumtur. Nëse je ti xhandari, disa veta që hiqen si miqtë e tu kanë për të të hedhur në grackë dhe ke për të patur telashe.

Zgjebe: Nëse shikon se ke zgjebe, të pret varfëria. Por nëse shikon se kurohesh, ke për të patur sukses në punën tënde.

Zhavorr: Po pe në ëndërr se je duke ecur në rrugë me zhavorr ke për t'u sëmurur, ndërsa po pe një grumbull zhavorri plani yt i madh ka për të dështuar.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77