• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Fakte Interesante Të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Fakte Interesante Të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Dhe pak ditë nga ndajnë nga Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe ne shpresojmë se ju jeni tashmë duke planifikuar një surprizë për të gjitha gratë e rëndësishme të jetës tuaj. Që të jeni në rrugën e duhur, ju kemi përgatitur disa fakte interesante për këtë ditë të veçantë dhe të femrës(gruas) në përgjithësi. A jeni gati t’i bashkoheni festës së gruas?

Le të fillojmë ngadalë

Kjo ndoshta nuk është e nevojshme, por le të fillojmë ngadalë, vetëm për të qënë të sigurt ... A e dini se në cilën ditë ndodh çdo vit Dita Ndërkombëtare e Gruas? Pikërisht, është 8 Marsi - koha për të shfaqur(treguar) vlerësimin, respektin dhe dashurinë ndaj të gjithave femrave në jetën tuaj.

Dita e Parë Ndërkombëtare e Gruas

A e dini se, për sa kohë ne kemi festuar këtë ditë të veçantë të gruas? Për më shumë se njëqind vjet! Festimet e para të dedikuara ndaj gruas, kanë ndodhur në Sh.B.A. në vitin 1908, por ende nuk ishte festë ndërkombëtare. Dita e Parë Ndërkombëtare e Gruas është mbajtur dy vjet më vonë, në vitin 1911 në qytete të ndryshme, në të gjithë Perandorinë Austro-Hungareze.

Cila Datë?

A e dini se festimet e para të Ditës Ndërkombëtare të Gruas kanë ndodhur në të vërtetë më 19 mars? Hera e parë që Dita Ndërkombëtare e Gruas është mbajtur më 8 mars ishte në 1914 - viti kur ka filluar Lufta e Parë Botërore.

Dhuratat

Si mendoni, cilat janë dhuratat më të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Gruas? Lulet dhe çokollatat, natyrisht! Të paktën në shumicën e vendeve të Evropës ndërsa disa vende të tjera nëpër botë, kanë zakonet e tyre të veçanta, lidhur me këtë ditë të veçantë.

Festë Zyrtare

A e dini se 28 vende të botës festojnë 8 Marsin si një festë zyrtare? Përveç këtyre vendeve, ka edhe shumë vende të cilat e festojnë këtë ditë të veçantë, por jo si një festë zyrtare.

Dita e gruas është vetëm për gratë

Ne tashmë, përmendëm se, vende të shumta kanë 8 Marsin si festë zyrtare. Por a e dini se ka disa vende ku, kjo festë zyrtare zbatohet vetëm për gratë? Pikërisht, Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë feste vetëm për femrat në Kinë, Maqedoni, Madagaskar dhe Nepal. Për të gjithë meshkujt në këto vende, 8 Marsi është vetëm një tjetër ditë e zakonshme pune.

Tema

A e dini se Dita Ndërkombëtare e Gruas ka një temë të veçantë çdo vit? Këtë vit, Organizata e Kombeve të Bashkuara zgjodhi temën Inspiring Change. Është fantastike, apo jo?

Gratë kundër meshkujt

Femrat janë më të çmuara se meshkujt. Pse nuk kemi guxim për ta thënë këtë? Sepse ka më pak femra në botë në krahasim nga meshkuj. Dallimi nuk është i madh, për çdo 100 femra ka 101 meshkuj në botë. Ky raport vlen për shumicën e vendeve të botës, me disa përjashtime, për shëmbull; Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari kanë shumë më shumë meshkuj se femra, ndërsa në disa vende evropiane, të tilla si; Estonia, Letonia, Lituania dhe Ukraina, femrat mbizotërojnë.

Ushqimi dhe femrat

Sipas hulumtimeve të organizatave humanitare, gratë prodhojnë rreth gjysmën e ushqimit në botë, por në të vërtetë, zotërojnë vetëm rreth një për qind të tokës bujqësore në botë. Flisni për barazi?

Venus është perëndesha ime

A e dini se simboli që përdoret për të përfaqësuar gjininë femërore (♀) është gjithashtu simbol i planetit Venus dhe perëndeshës Romake Venus? Ajo simbolizon një pasqyrë dore. Nuk është çudi pra që femrat janë gjinia më e bukur!

Vota e gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas përvçse është një festë ndaj bukurisë femërore, intelektit, kujdesit dhe punës së madhe, është edhe për të festuar luftën e tyre historike për barazi. A e dini se Zelanda e Re është vendi i parë, që i dha gruas të drejtën për të votuar në 1893?

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77