Gjumi i natës i foshnjave dhe gabimet që prindërit bëjnë

Gjumi i natës i foshnjave dhe gabimet që prindërit bëjnë

Të gjithë duan që fëmijët e tyre të flenë mirë dhe sigurt gjatë gjithë natës. Sado që jeni munduar, disa fëmijë disi duket sikur refuzojnë. Pse? Ndoshta jeni ju fajtor. Shikoni se çfarë këshillojnë ekspertët.  

Të gjithë duan që fëmijët e tyre të flenë mirë dhe sigurt gjatë gjithë natës. Sado që jeni munduar, disa fëmijë disi duket sikur refuzojnë. Pse? Ndoshta jeni ju fajtor. Shikoni se çfarë këshillojnë ekspertët.   Pritni që foshnja të flejë gjithë natën   Ky është një gabim i madh, i pakuptueshëm. Të rritur mund të flenë si bebe, por bebja nuk mund të flejë si një i rritur. Derisa foshnja nuk kalon javën e tetë deri në të 12-të, mos e pritni këtë nga ai/ajo.   Keni krevat krahët e të cilit mund të lëshohen   Nga viti 2011 një standard i ri këshillon që mbështjellësit e krevatit të mos mund të lëshohen. Por shumica e prindërve këtë nuk e kuptojnë. Krevatet e tilla janë vlerësuar si të pasigurta.   Nuk e ndiqni rutinën e vënies në gjumë   Edhe kur është fjala për një të porsalindur, duhet të jeni të kujdesshëm me orarin e gjumit. Sado që duket e thjeshtë, vazhdimësia e rutinës është kyçe që fëmija të mësohet të flejë. Ndërtoni një plan i cili u përgjigjet dhe përmbajuni atij çdo mbrëmje.   E vendosni foshnjën me shishe në krevat   Nëse këtë e kanë bërë prindërit tuaj, nuk do të thotë se është gjë e mirë. Ju duhet të shmangni varësinë e ushqimit, ashtu që fëmija të mund të futet në gjumë vetvetiu. Përveç kësaj, ju nuk dëshironi që fëmija të ushqehet gjatë gjithë natës. Jo vetëm që rrezikoni zhvillimin e kariesit, por edhe mundësinë e zënies së frymës. Sipas ekspertëve, fëmijëve rrallë u duhet ushqim i natës pas muajit të nëntë.   Fëmijën mbi tre muaj e lejoni të flejë para se ta vendosni në krevat   Duket e këndshme ta mbani dhe përqafoni fëmijën para se ta vendosni në krevat, por fëmijën duhet ta vendosni aty para se ta marrë gjumi. Mund të jetë përgjumshëm, por duhet të jetë zgjuar. Nëse fle në rrethana të cilat nuk e rrethojnë edhe në momentin kur do të zgjohet natën, nuk do të jetë në gjendje të flejë sërish vetë.     I vendosni lodra, jastëk ose batanije në krevat   Shmangni këto gjëra derisa foshnja juaj nuk mbush të paktën gjashtë muaj. Ju dëshironi të krijoni një rreth më të sigurt, por ideale është që fëmija të flejë në shpinë në thesin e fjetjes, pa gjëra të panevojshme përreth.   Lejoni fëmijën të flejë në ulësen e veturës   Shumica e foshnjave do të flenë derisa voziten me veturë, por kjo mund të jetë problem pasi ata nuk kanë kontroll në qafën e tyre. Mund të ndodhë që koka të bie përpara, dhe mjekra t’i mbështetet në gjoks, që vështirëson frymëmarrjen.   E lejoni të lodhet para se vendosni në gjumë   Disa fëmijë nuk tregojnë shenja të lodhjes duke hapur gojën, por tërbohen dhe bëhen hiperaktivë. Mësoni shenjat të cilat fëmija juaj ua tregon dhe vendoseni në krevat para se fëmija të lodhet, pasi kështu do të flejë më vështirë.   I dëgjoni shumë të tjerët   Ndjeheni të rraskapitur? Ndoshta arsyeja është se i dëgjoni të tjerët së tepërmi në vend se të dëgjoni intuitën tuaj. Ndaloni të dëgjoni këshillat e gjyshes, gjyshit, të cilët tregojnë se çfarë duhet të bëni. Ndaloni së dëgjuari mikeshat tuaja të cilat thonë se fëmijët e tyre flenë gjithë natën nga dita e parë. Përderisa fëmija juaj është i shëndetshëm, kjo do të thotë se bëni gjënë e duhur. Çdo fëmijë është i veçantë, ndërsa ju jeni personi që më së miri e dini se çfarë i duhet fëmijës tuaj
  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77