• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Jeni gati për të zgjedhur dhuratën më të mirë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Jeni gati për të zgjedhur dhuratën më të mirë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 Marsi është duke u afruar dhe ju ndoshta tashmë jeni duke menduar për dhuratat që do të jepni për të gjitha gratë e rëndësishme në jetën tuaj. A keni ndoshta nevojë për disa ide për dhurata që do të tregojnë me të vërtetë të gjithë dashurinë dhe respektin tuaj? Ne mund të jemi në gjendje t`ju ndihmojë - jeni gati për të zgjedhur dhuratën më të mirë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas?

Lule

Le të fillojmë me zgjedhjen më klasike - lulet. Lulet janë një nga dhuratat më popullore që u jepen grave çdo vit më 8 mars. Ato janë shumë popullre për një arsye të mirë - duke i dhënë lule është një mënyrë e përsosur për të treguar dashuri, vëmendje dhe vlerësimin ndaj saj. Cila është lulja e duhur? Disa vende europiane kanë traditë të dhurojnë mimoza, por ju mund sigurisht të zgjidhni një lloj tjetër. Alternativa më e mirë është të bleni një lule që do të kënaqë gruan të cilës do t`ja dhuroni.

Çokollata

Çfarë mund të jepni si dhuratë për të gjitha gratë që janë të rëndësishme për ju? Çokollatë, natyrisht! Ne të gjithë e dimë se si gratë adhuroj të ëmblat dhe një çokollatë patjetër do të tregojnë dashurinë dhe admirimin tuaj. Ju sugjerojmë që të zgjidhni çokollatë të zezë ose çokollatë me shije frutash.

Produkte kozmetike

Ne të gjithë e dimë që femrat janë qeniet më tërheqëse në planetin tonë, apo jo? Por ato shpesh punojnë shumë për bukurinë e tyre. Çdo grua do të vlerësonte një produkt kozmetike si dhuratë, qoftë ajo një krem trupi apo një shampo ushqyese të veçantë. Zgjedhja është e juaja!

Vajra masazhues

Vaji masazhues nuk do të jetë zgjedhja e duhur për çdo grua në jetën tuaj, por kjo me siguri mund ti jepet partneres tuaj, mikeshës tuaj ose çdo gruaje që i pëlqejnë masazhet. Tregu i sotëm ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh, kështu që nuk të keni probleme për të zgjedhur atë që do ti përshtatet lëkurës dhe shijen e saj. Nëse është e përshtatshme sipas marrëdhënies tuaj, ju mund të shtoni një tjetër dhuratë vajit masazhues - një masazh relaksues.

Pajisje kuzhine

Pajisjet e kuzhinës janë gjithashtu jo zgjedhja e duhur për çdo grua - ato që janë më të ndjeshme edhe mund të ndihen pak të fyera . Por nëse ju jeni të sigurt se asaj i pëlqen të gatuajë, nuk ka dhuratë më të mirë sesa disa pajisje kuzhine. Kuptoni se çfarë ajo realisht ka nevojë dhe bëjeni atë të lumtur duke i dhuruar një set pjatash, një mikser, një shtrydhëse frutash e perimesh, set lugësh e pirunj ose një përparëse kuzhine.

Udhëtim jashtë vendit

E gjithë dashuria dhe kujdesi që ju është dhënë juve nga personi më i dashur për ju duhet të paguhet me një dhuratë vërtetë të veçantë - një udhëtim jashtë vendit . Çfarë mund të simbolizojë më mirë dashurisë dhe mirënjohjen tuaj se sa një pushim një javë në një vend të veçantë që ofron aktivitete interesante dhe relaksuese? Është e vërtetë - kjo dhuratë mund të jetë mjaft e shtrenjtë, kështu që nuk është për të gjithë. Por, për atë kjo është padyshim një zgjedhje e përkryer!

Kornizë fotografish dixhitale

Ju mund të shfrytëzoni këtë ditë të veçantë dhe t`i kujtoni asaj të gjitha momentet e bukura që keni kaluar së bashku në të shkuarën. Një kornizë fotografish dixhitale është një dhuratë ideale për këtë ditë -  aplodoni disa nga fotografitë më të bukura nga aventurat tuaja të kaluara dhe shijoini ato kujtime të çmuara.

Biletë Koncerti

E kujt nuk do ti pëlqente muzika e mirë? Është shumë e vërtetë se shijet muzikore ndryshojnë nga një person në tjetrin, por industria e muzikës moderne ofron kaq shumë zgjedhje, gjë që do t’ju a bëj më të lehtë, për të gjetur një artist që i përshtatet shijes së saj. Të dhurosh bileta koncerti janë një dhuratë e bukur, ku ju mund të kënaqeni me koncertin dhe të shpenzoni kohën me personin tuaj të dashur.

Aksesor

Nëse asnjë nga idetë e mësipërme nuk ju tërheq (pëlqen), ose në qoftë se këto dhurata nuk janë zgjedhja e duhur për personin në fjalë, ju mund t’i gjeni një zgjidhje problemit tuaj, në një dyqan me aksesorë të modës. Çdo grua pëlqen një aksesor të bukur si, një shall prej mëndafshi të butë, një rrip modern, dorashka lëkure të mira ose një bizhuteri të bukur.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77