• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Jeni gjumash? 10 këshilla efektive që do iu ndihmojnë të çoheni herët

Jeni gjumash? 10 këshilla efektive që do iu ndihmojnë të çoheni herët

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë. Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë. Këto janë 10 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët:

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë. Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë. Këto janë 10 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët:

 

1. Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët

Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër .Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë. Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qenë produktivë dhe të suksesshëm në punë.

2. Harroni që ekziston butoni “Snooze” për të shtyrë alarmin çdo 10 minuta

Po ju bie alarmi? Atëherë zgjohuni menjëherë. Pa justifikime. Nëse e shtyni atë për 15 minuta më shumë dhe sakrifikoni kohën e mëngjesit nuk do ju ndihmojë. Si rezultat do bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë më e vështirë për tu zgjuar.

3. Një cikël me 4 orë gjumë nuk mjafton

Në mëngjes do të ndjeheni tmerrësisht keq. E garantuar. Është e domosdoshme të shtriheni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë. Nuk duhet të flini më pak se 6-8 orë gjumë gjatë natës.

4. Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të flini sërish. Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.

5.  Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë

Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

6. Kërceni

Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni. Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.

7. Shtriquni

Mund t’i shtriqni muskujt teksa jeni ende në shtrat. Shmangni lëvizjet e shpejta, bëni stretching ngadalë dhe me kujdes. Bëjeni këtë për 5-10 minuta në mëngjes derisa të ndjeheni pozitivë dhe me energji.

8. Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë. Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë.

9. Pini një gotë me ujë

Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjaltë në ujin tuaj. Pijeni këtë kokteil në mëngjes dhe do të pushtoni botën.

10. Hani një mëngjes të mirë

Shmangni ushqimet dhe pijet me nivel të lartë sheqeri sepse provokojnë një efekt me “stomak të rëndë” dhe të bëjë që të ndjeheni të përgjumur. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

 

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77