• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Nëntë pasojat e një gjumi të parregullt

Nëntë pasojat e një gjumi të parregullt

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë, por pagjumësia është një sëmundje që zë ka shumë njerëz. Ose edhe për shkak se koha nuk na mjafton asnjëherë për të bërë orët e plota që i duhen trupit tonë. Por rutina dhe gjumi jo i mirë mund të jenë shkak i shumë çrregullimeve të shëndetit.

 

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë, por pagjumësia është një sëmundje që zë ka shumë njerëz. Ose edhe për shkak se koha nuk na mjafton asnjëherë për të bërë orët e plota që i duhen trupit tonë. Por rutina dhe gjumi jo i mirë mund të jenë shkak i shumë çrregullimeve të shëndetit.

Pse gjumi është i shëndetshëm? Ja cilat janë 9 pasojat që të lë një gjumë jo i mirë.

Ha më shumë. Tre herë më shumë kalori, për të qenë të saktë. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që flenë më pak, hanë më shumë. Njerëzit që u bënë pjesë e studimit u panë në ditë që kishin bërë gjumë të plotë dhe në ditë që kishin fjetur më pak se 8 orë. Në rastin e dytë, ata hanin më shumë dhe çfarëdo që të kishin para. Kjo, edhe pse respektonin të njëjtin orar dhe të njëjtat vakte.

Ke jetë më të shkurtër. Hulumtuesit, duket se e kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë - një studim tjetër zbuloi se gratë që flinin më pak se pesë orë në natë jetonin më pak se ato që bënin orë të plota gjumi.

Shton në peshë. Logjikisht, nëse gjatë ditës konsumon rregullisht kalori, nuk ka arsye të shtosh në peshë, por pesha nuk shkaktohet vetëm nga ajo që ha. Një gjumë jo i plotë shkakton shumë stres në trup, duke e bërë organizmin të ngadalësojë tretjen e yndyrës.

Prek trurin. Studiuesit po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që nuk bënin gjumë të plotë, kishin më shumë probleme kronike neurologjike, të cilat janë shkak pikërisht i pagjumësisë.

Rrit presionin e gjakut. Sipas një studimi, të rriturit që humbasin një orë gjumë çdo natë për pesë vite janë 40 për qind më të rrezikuar për t’u prekur nga hipertensioni.

Rrit rrezikun për t’u sëmurur më shpesh. Nëse nuk fle mjaftueshëm, bëhesh më i ndjeshëm edhe ndaj viruseve.

Dëmton kujtesën. Shpeshherë të duket sikur nuk mban mend çfarë ke bërë një natë më parë dhe kjo është shkak i një gjumi jo të plotë. Një cikël i plotë gjumi shërben, mbi të gjitha, edhe për të rritur kujtesën dhe krijimtarinë, kështu që përpiqu të biesh sa më herët në shtrat për të pasur kujtesë më të mirë.

Nuk do të bësh dot ushtrime. Mungesa e gjumit do të thotë mungesë energjie dhe rrjedhimisht mungesë kohe në palestër, shkruan revista class. Jo më kot gjumi është aktiviteti kryesor që të gjithë njerëzit të qëndrojnë aktivë gjatë ditës.

Bëhesh i çuditshëm. Ose, siç thonë studiuesit, bëhesh më shumë "primitiv". Një njeri që nuk fle mirë kthehet në njeri primitiv të vetes, që do të thotë se nuk përballet dhe nuk përshtatet dot ndaj çdo lloj situate. 

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77