• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Si te rregullojmë dhomën e femijëve

Si te rregullojmë dhomën e femijëve

Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë që të ndryshoni dhomën e fëmijëve është ngjyra. Nëse pyetni fëmijët më të vegjël, dhoma ideale është ajo me laramanja dhe më e hareshmja, ndërsa fëmijët më të rritur përcaktohen për numër më të vogël nijansash por secili në pajtim me karakterin e vet

1. Nisuni prej fillimit

Për fillim shikoni hapësirën që është në dispozicion për fëmijët – ndoshta fëmija juaj është rritur tashmë për krevatin të cilin e përdorë që disa vite, apo ka hyrë në vitet e adoleshencës dhe dëshiron hapësirë të rregulluar në pajtim me periudhën e rebelimit.

Pa marrë parasysh moshën, secili ndihet më mirë, më këndshëm, dhe më produktiv në hapësirën e cila përmbanë karakterin e tij/saj. Pra, si për fillim mund të flisni me fëmijët dhe së bashku të vërtetoni në cilat mënyra fëmijët i shfrytëzojnë dhomat, cilat ngjyra do të dëshironin ti shikonin në dhomë dhe çfarë do të ishte e nevojshme të kishin në dhomë.

2. Ngjyrosni botën e fëmijëve

Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë që të ndryshoni dhomën e fëmijëve është ngjyra. Nëse pyetni fëmijët më të vegjël, dhoma ideale është ajo me laramanja dhe më e hareshmja, ndërsa fëmijët më të rritur përcaktohen për numër më të vogël nijansash por secili në pajtim me karakterin e vet. Nëse lëvizshmëria nuk është opcion i pranueshëm tani, përcaktohuni për tapeta apo ngjitëse të cilat në ditët e sotme mund të gjenden me dizajne dhe motive të ndryshme – nga peizazhet përrallore, personazhet nga filmat vizatimor gjer tek motivet abstrakte. Ngjyrosja e dhomës nuk bazohet vetëm në mure, por edhe në mobilje. Nëse blini mobilie të reja, rafte apo komoda, zgjedhni ndonjë ngjyrë të hareshme kontrasti e cila do të sjell gjallëri në dhomën e fëmijës tuaj.

3. Organizimi për shkollë

Mësimi është obligim, të cilit fëmijët nuk mund ti ikin, por mund ta bëni më të argëtueshme me rekvizita të thjeshta siç janë tabelat e murit, shkrumësat në ngjyra apo format ku fëmija mund të shënojë ndeshjet, seksionet apo hobitë. Fëmijët më të rritur mund ta përdorin tabelën për zgjedhje të lehta detyrash nga matematika, ndërsa të tjerët edhe për “pikturim mural”.

4. Dekoroni, dekoroni dhe dekoroni

Keni vajzë apo djalë, asnjëri nga ata nuk mund ti rezistojë dhomës së dekoruar me jastëkë të ndryshëm, taburetë, rafte, mbulesa shumëngjyrëshe. Le të jetë edhe tepihu në këtë mbretëri të fëmijëve me motive fëmijësh, ngjyrat e dollapëve dhe krevatit në ngjyrat e preferuara, dhe sidomos fiokat me ngjyra të ndryshme për ti sortuar lodrat, librat dhe rrobet.

5. Shfrytëzoni hapësirat vertikale

Muret dhe hapësirat vertikale shpesh mbesin plotësisht të pashfrytëzueshme në dhomat e fëmijëve sepse ndjekim logjikën e thjeshtë që ato nuk janë në kontakt me dorën e vogëlushëve prandaj janë të padobishme. Megjithatë, raftet vertikale mund të jenë vende ideale për ekspozimin e medaleve dhe trofeve nga ndeshjet sportive, koleksionet e mbledhura që moti apo lodrat nga pelushi për të cilat thjeshtë nuk ka vende nëpër fioka apo krevate. Krijimi i rafteve të tilla është projekt shumë i thjeshtë, ku baballarët me bijtë mund ta kishin bërë gjatë një pasditeje, ndërsa vlera e hapësirës së tillë është univerzale sepse nuk mvaret nga mosha. Me kalimin e kohës, do të shihni se edhe interesimet e fëmijës tuaj ndryshojnë dhe reflektojnë, në përmbajtjen e rafteve “të ekspozuara”.

6. Vendosni varëse

Siguroni fëmijës varëse në lartësinë e përshtatshme për moshën e tij dhe do ti ndihmoni të mësojnë ti mbajnë gjërat në rregull, jo nëpër sipërfaqe, krevat apo tavolinë. Mund të gjeni varëse me forma të ndryshme, ti përshtatni me interesimet e vogëlushit. Kur të jenë rritur fëmijët, këto varëse do të shërbejnë për vendosjen e fotografive, posterëve në korniza, pikadove apo lodrave të ngjashme.

7. Vende për libra!

Keni ndonjë qoshe të zbrazët në dhomën e fëmijëve të cilët nuk e shfrytëzoni për asgjë? Ky mund të jetë vend ideal të krijoni një raft shumëngjyrësh i cili shërben për shumë gjëra, por më së shumti për ti mbajtur librat shkollorë apo literaturën e preferuar për fëmijë.

8. Siguroni mundësinë e fshehjes së gjurmëve të rrëmujës

Që nga lindja e më tutje, rreth fëmijës mblidhen shumë gjëra të ndryshme të panumërta – nga gjërat e domosdoshme që nevojiten për kujdesin e foshnjes, rrobet që ndërrohet konstant gjatë rritjes e gjer tek lodrat dhe dhuratat të cilat i sjellin të afërmit dhe miqtë. Faktori kyç në luftën me rrëmujën është që të siguroni hapësirën për ruajtjen, besoni apo jo, ky truk mund të bëjë një dallim të madh në dukjen e dhomës së fëmijës. Fëmijës që është adhurues i sportit, sigurojini një pako për lodra në formë topi, ndërsa zonjushës së vogël, rafte shumëngjyrëshe për kuti. Jo vetëm që fëmijët do ti organizojnë më lehtë gjërat e tyre por edhe dhoma do ta ketë një pamje të re në pajtim me karakterin e pronarit të ri.

9. Inkurajoni fëmijët që të marrin pjesë në rregullim

Çfarëdo që të ndryshoni dhe të rregulloni në dhomën e fëmijëve, gjithsesi duhet ti përfshini fëmijët në “komisionin” i cili vlerëson pamjen e dhomës. Pjesëmarrja aktive dhe mundësia e ndikimit në pamjen e dhomës së tij, do ta bëjë hapësirën të ndikojë edhe më shumë si e “tyre”. Përveç kësaj, fëmijët në atë mënyrë do të mësojnë edhe ndonjë gjë në lidhje me arkitekturën dhe rregullimin e shtëpisë. Prandaj, nisuni nga fillimi dhe paramendoni dhomën e cila do të pikturojë personalitetin e fëmijës dhe do të stimulojë lojën, mësimin, rregullin apo thjeshtë argëtimin gjatë qëndrimit në mbretërinë e tij. Megjithatë, ndoshta edhe ju do të inspiroheni dhe do të shpikni mënyra që të rregulloni edhe pjesët tjera të shtëpise tuaj!

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77