Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Këto janë gjësendet shtëpiake, për të cilat nuk e keni ditur se kanë afat skadimi

Këto janë gjësendet shtëpiake, për të cilat nuk e keni ditur se kanë afat skadimi

Gjithmonë na u kujtohet të shikojmë datën e skadimit të qumështit, dhe dimë se sa gjatë duhet t’i mbajmë produktet e bukurisë.   Por, fatkeqësisht nuk i kushtojmë vëmendje gjërave në shtëpinë tonë të cilat qëndrojnë me ne më shumë se ç’duhet.   Prandaj,ju këshillon të filloni të keni më shumë kujdes për disa gjëra tjera që gjenden në shtëpinë tuaj, e jo vetëm për gjërat që gjenden në frigorifer.

Jastëkët: 2 deri 3 vite  

Përgjatë kohës, jastëkët e çfarëdo lloji fillojnë të bëhen shtëpi e shumë paraziteve dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje në qafë si pasojë e humbjes së pashmangshme të formës.  

Sandalet: Gjashtë muaj  

Sandalet janë ambienti i përsosur për shpërndarjen e infeksioneve kërpudhore. Prandaj, ato duhet të lahen sa më shpesh që është e mundur.  

Sfungjeri: Dy javë  

Sfungjerët e tualetit pas pak ditëve fillojnë të mbledhin baktere dhe mikrobe të ndryshme. Nëse dëshironi të parandaloni një gjë të tillë, preferohet ta pastroni sfungjerin me ujë të vluar.  

Peshqirët: 1 deri në 3 vite  

Peshqirët e lagur janë ambienti i përsosur për rritjen e baktereve dhe, fatkeqësisht, as pastrimi i shpeshtë nuk është zgjidhje për këtë problem.  

Furça e dhëmbëve: Tre muaj  

Normalisht furçat e dhëmbëve duhet të ndërrohen kur fillojnë ta humbin formën. Por, furçë të re duhet të blini edhe kur keni qenë me grip, pasi që rrezikoni të sëmureni prapë.  

Furça e flokëve: Një vit  

Furçat e flokëve (krehërit) duhet të pastrohen të paktën një herë në javë dhe të ndërrohen një herë në vit.  

Sutjenat: 1 deri 2 vite  

Posa të fillojnë ta humbin formën jelekët, ta humbin elasticitetin, të mos jenë komode si dikur, ndjehuni të lira t’i hidhni në bërllok.  

Këpucët e vrapimit: Një vit  

Pasi t’i keni vrapuar 300-400 kilometra me të njëjtat këpucë, ato fillojnë ta humbin elasticitetin dhe komoditetin – që do të thotë më shumë stres në nyejt tuaja.