Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Kuptoni ëndrrat tuaja

Fakti magjepsës është që shumicës së njerëzve i'u përsëriten ëndërrat për gjëra të njejta. Ëndrrat më të shpeshta janë për fluturimin, dhëmbët, duke ikur, duke u gjetur krejtësisht lakuriq në publik, etj.

Është e çuditshme se si shumica e njerëzve me kualifikim dhe eksperiencë të ndryshme i ndajnë ëndrrat e njejta, apo të ngjashme. Truri i njeriut është në gjendje të krijoj një numër masiv të përftyrimeve dhe të pëpunoj një numër të pakufishëm të informatave, por ne akoma kemi ëndërra të njejta. Pas gjithë kësaj, ky fakt na jep të kuptojmë se ne nuk jemi aq shumë të ndryshëm nga të tjerët.

Ne mbartim frikë dhe brenga të njejta, ne përjetojmë mosmarrveshje të njejta dhe disa lloj të shpresave. Disa psikolog bile thonë që ëndrrat i bashkojnë qenjet njerëzore.

Të jeshë zhveshur në publik

Duke ecur rrugës ose duke e pritur autobusin, papritmas paraftyroni se jeni tërësisht zhveshur - kjo është një nga ëndërrat më të shpeshta. Lakuriqësia tregon gjëra të ndryshme varësisht situatën në të cilën gjendet personi.

Një ëndërr e tillë nuk d.m.th se një ditë në të vërtetë do të harroni t'i veshni rrobat e juaja para se të dilni nga shtëpia, por kjo mund të reflektojë pasiguri, frika nga ekspozimi i pjesëve personale apo jeta intime, ose frika nga pranimi i shqetësimit. Kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni të frikësuar të jeni transparent para njerëzve tjerë ose ndonjë sekrejt i juaj i fshehur mund të dal jashtë.

Lakuriqësia është gjithashtu simbol i mungesës së gatishmërisë për ndonjë qështje apo problem, në një situatë të re. Nëse ju ecni të zhveshur nëpër zyren tuaj, kjo do të thotë se ju do të ndiheni se nuk do të jeni për ndonjë punë. Nëse ëndërroni duke ecur zhveshur pa i`u vërejtur ndokush, kjo mund të jet nga experienca jetësore e juaj për ndonjë shqetësimi i cili ishte pa arsye. Apo, duke qenë zhveshur në publik dhe nuk ndjeni sikletosje mund të jetë një shenjë e besimit dhe siguris suaj.

Rënia

Të ëndërrosh duke rënë do të thotë humbje e ekuilibrit emocional ose kontrollës së vetëvetes. Kjo mund të pasqyrojë pasigurinë tuaj dhe mungesën e vetëbesimit, frika nga dështimi ose paaftësia për të pëballuar situatën.

Të ëndërrosh duke rënë në zbraztësi të pafund do të thotë se keni humbur kontrollën rreth punëve në jetën reale, ose tregojnë zhgënjimin rreth përpjekjeve të pasuksesshme gjithashtu në jetën e juaj personale apo në punë.

Pohimet e Frojd-it të ëndërrosh duke rënë do të thotë knaqësi e pa plotësuar seksuale.

Dhëmbët

Të ëndërrosh duke të rënë dhëmbët është e tmerrshme dhe në shumicën e rasteve ngulet thellë në mendjën tonë.

Një nga shumë teori që kjo ëndërr është pasqyrim i zhgënjimit rreth dukjes suaj dhe brenga se si të tjerët ju shohin juve. Ne jetojmë në një botë e cila shkakton stres të tmerrshëm në pamje të jashtme dhe dhëmbët kanë një rol të stërmadh. Ne i përdorim dhëmbët (buzëqeshjen) për flirtim, dhe për shprehjen e emocioneve. Pamja jonë është pjesë e rëndësishme e personalitetit tonë dhe marrim kohë që të dukemi tërheqës dhe të rëndësishëm.

Të ëndërrosh dhëmbët do të thotë të frikësoheni që do të jeni të sikletosur në situata të caktuara, ose mund të jeni shumë të preokupuar me brengën se si të tjerët perceptojnë pamjen tuaj. Ne i përdorim dhëmbet tonë për të përtypur, kafshuar etj, dhe në këtë ëndërr të lehtë rreth dhëmbëve mund të mendoni se ndjeheni të pambrojtur në raste te caktuara, pa shpresë ose i pa vënë re. Ju mund të ndjeheni i nënshtruar ose jo i barabartë në raste të caktuara.

Ëndërra rreth dhëmbëve mund të jetë shenjë e cila ju nevoitet që të ngriteni për vetën tuaj dhe të jeni me te sinqertë të shprehni opinionin tuaj në menyrë të vendosur. Ancient Greeks besonte se ëndërrimi rreth dhëmbëve ka të bëjë me vdekjën e ndonjë anëtari të familjës dhe tradita Kineze thot se do të humbë dhëmbët nëse gënjen.

Fluturimi

Ëndërra rreth fluturimit i takon kategorisë së ëndërrave në të cilat ne jemi të vetëdishëm se ne vetëm po ëndërrojmë.Të ëndërrosh duke fluturar lehtas, të pushtoni çdo gjë nga lartësia, do të thotë se ju ndani fare mirë situatën e juaj jetësore, se ju jeni nën kontrollë dhe mbase keni arritur shkallën më të lartë ose ngritje personale dhe suksese në karierë.

Nëse mund ta kontrolloni fluturimin tuaj, kjo tregon shkallën më të lartë të besimit në vetëvehte dhe siguri. Nëse keni vështërsi në fluturim, përpiqeni shumë që të qëndroni në ajër, do të thotë që keni mungesë të kontrollës së situatës suaj personale.

Pemët, malet, shtëpitë, etj. që e vështërsojnë fluturimin tuaj paraqesin pengesat në jetën tuaj apo personin i cili ua mban për mesi. Ju duhet të gjeni se çka apo kush ju pengon që të lëvizni, rriteni apo të përparoni. Nëse keni frikë nga fluturimi apo të fluturoni lartë, kjo do të thotë se ju frigoheni nga ndryshimet dhe opërvojat e reja.

Dashuria

Të ëndërrosh për dashurinë ose të jesh i dashuruar do të thotë ndjenjë e fortë që ke partnerin në jetën reale. Aktualisht jeni shumë të lumtur me situatën. Në anën tjetër, kjo mund të tregojë mungesën e dashurisë në jetën tuaj ose shqetësimin në mardhënien tuaj aktuale. Të ëndërrosh dashurinë në çift tregon sukses të madh në të ardhmën e afërt.

Dysheku

Të ëndërrrosh dyshekun apo shtratin, ju do të ballafaqoheni me përgjegjësi të reja në të ardhmen e afërt ,obligime për të cilat do të i`u duhet përkujdesje e menjëhershme. Të ëndërrosh duke fjetur në dyshek të ri tregonë se ju jeni të lumtur me mënyrën se si shkojnë punët e juaja.

Numri i telefonit

Numri i telefonit në ëndërrën tuaj tregon se ju keni nevojë për kontakte apo ndihmë. Nëse ju nuk mund ta gjeni apo ta rithirrni numrin e ndokujt, kjo do të thotë se ju duhet të jeni më shumë i pamvarur, i përgjegjshëm dhe person i besueshëm.

Gjarpëri

Gjarpëri zakonisht do të thotë shqetësim ose ndonjë frikë të fshehur. Të ëndërrosh gjarpërinjë tregon problemet që ju nuk jeni ende te vetëdishëm për to. Gjarpëri poashtu paraqet mendje individuale, josinqeritet dhe mosbesueshmëri. Gajrpëri mund të jetë gjithashtu simbol shumë pozitiv i ndryshimeve, diturisë dhe urtësisë.

Djalli

Djalli mund të paraqet anën tuaj të errët , ndjenjat e juaja të fajit për diçka që keni bërë. Kjo poashtu simbolizon inteligjencën, shkathtësinë dhe dinakërinë. Nëse ju luftoni me djallin dhe fitoni, kjo do të thotë se ju do ti mposhtni pengesat apo goditni njerëzit që ju qëndrojnë në rrugë. Biseda me djallin do të thotë që ju me vështërsi do t'i qëndroni joshjeve të cilat paraqesin probleme. Nëse ëndrroni për djallin do të thotë që ju jeni duke kërkuar përgjegje për disa pyetje lidhur me moralin apo kërkoni për zgjedhjet kur përballeni me joshjet.