Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Lëkurë të bukur në katër periudha të jetës

Lejoje që lëkura të jetë e bukur, nëpër të gjitha dekadat tuaja.

Ne kemi përgatitur një udhërëfyes të thjeshtë, i cili do të jetë rutina juaj e bukurisë.

1. Kujdesuni në të njëzetat

Juve nuk ju duhet kermë kundër puqrave kur jeni në të njëzetat. Fokusohuni në parandalimin dhe përdorni e produkteve të buta.

Pastroni Fytyrën

  • Nëse keni një lëkurë normale, ju mund të përdorni pastrues fytyre vetëm në mbrëmje.
  • Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, përdorni gel.
  • Dhe nëse lëkura është e thatë, pastroje me qumshtë për pastrim.

Hidratues Fytyre

Duke ju referuar brendit që keni zgjedhur, sigurohuni që krema juaj përmban factor mbrojtës dhe së paku 15 dhe ju mbron juve nga rrezet UVA dhe UVB.

Përveq kësaj gjithmonë bëni fytyrës masazh me kremë gjithashtu edhe qafës.

Kujdesi gjatë natës

Përdorni produkte të cilat nuk janë shumë të yndyrshme – për shembull fluidet. Produktet duhet të përmbajnë vitamin A, e cila është e shkëlyeshme në luftimin e puqrave të vogla, dhe në të njejtën kohë lufton kundër akneve.

Aplikoni kremën mënjëherë para kohës së gjumit, sepse drita e shkatëron vitaminën A.

2. Kujdesi në vitet e tridhjeta

Edhe pse keni filluar të kujdeseni për lëkurën tuaj shumë herët, ju do të vëreni se rudhat tuaja më të dukshme do të jenë përeth syve dhe gojës në këtë periudhë.

Pastrimi i fytyrës

Përdorni pastrues fytyre në mbrëmje. Dhe në mëngjes e cila përmban acid AHA që ju largon qelizat e vdekura të fytyrës.

Hidratues fytyre

  • Përveq faktorëve mbrojtës, kremi juaj i fytyrës tani duhet të përmbaj antioksidant si vitamina C, çaji i gjelbërt apo shegë, të cilat do të mbrojnë lëkurën tuaj nga radikalet e lira në ajr.
  • Filloni të përdorni regullisht kremë për sy. Për një hidratim të efektshëm, përdorni kremë me acid hyaluronik.
  • Për ti luftuar rathët e zinjë përreth syve, ju duhet të përdorni kremë më vitamin C, rrënjë të ëmbla apo soja.

Kujdesi gjatë natës

Në të tridhjetat, krema e natës me retinol duhet të jetë e domosdoshme.Por mos haroni se ju mundeni ta përdorni vetëm menjëher para gjumit!

3. Kujdesi në të katërdhjetat

Në të katërdhjetat, lëkura juaj me të madhe humb kolagjenin, elasticitetin dhe mban ujin brenda me shum vështirësi.

Marrja e ngjyrës intensive nga rrezet e diellit kur ishit në të njëzetat po fillon të jetë një revansh për ju. Pastrimi i lëkurës

Pasi që lëkura juaj po thahet e po thahet, përdorni krema pastruese për fytyrë.

Dhe në mbrëmje, nëse lëkura juaj nuk është shumë sensitive, përdorni pastrues me acid AHA.

Hidratimi i lëkurës

Krema ende duhet të përmbaj SPF. Përveq kësaj si alternativë përdorni krema të cilat përmbajnë antioksidant.

Normalisht, c’do antioksidant ndihmon në luftimin e problemeve të ndryshme, dhe si pasojë ju kujdeseni për lëkurën tuaj.

Kujdesi I natës

Përdorni kremë të fortë e cila përmban retinoidos të fortë. Këto janë vitale në moshën tuaj, si dhe përshpejtojnë rigjenerimin e lëkurës, redukojnë njollat me ngjyrë kafe, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, dhe luftojnë pjesët e dëmtura nga dielli.

Pasi që këto krema janë bukur të forta, ju duhet ti përdorni ç’do të dytën natë nëse keni lëkur sensitive.

4. Kujdesi në të pesëdhjetat

Mos mendoni që është shumë vonë për kujdesin e lëkurës tuaj. Në këtë dekadë, linjat e fytyrës bëhen më të dukshme posaqërisht kur nuk buzëqeshni.

Poret bëhen më të mëdhaja dhe kapilarët më të dukshëm kur nuk buzëqeshni.

Spastrimi i lëkurës

Pastroni fytyrën me kremë pastruese pa sapun në mëngjes dhe mbrëmje.

Hidratim i lëkurës

Kur lëkura të jetë ende e lagësht, përdorni serum i cili përmban antioksidant si vitamina C, apo peptide.

Kur serumi të apsorbohet, përdorni kremë yndyrore për fytyrë. Por mos haroni se duhet të përmbaj SPF!

Kujdesi i natës

Duke ju referuar kremës së natës, qëndroni në praktikën e të katërdhjetave. Retinodët janë më të mirët të luftojnë kundër lëkurës së moshës.