• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Hulumtime të reja psikologjike të kryera nga Edinburgh International Science Festival kanë zbuluar një fakt interesant: çdo ndryshim në lidhjen e një çifti të dashuruar menjëherë ndikon në pozicionet në të cilat flenë.

Hulumtime të reja psikologjike të kryera nga Edinburgh International Science Festival kanë zbuluar një fakt interesant: çdo ndryshim në lidhjen e një çifti të dashuruar menjëherë ndikon në pozicionet në të cilat flenë.   Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është pozita në të cilën përqafohen para se të flenë, e as ajo në të cilën gjenden menjëherë pasi t’i merr gjumi. Por, gjëja më e rëndësishme gjendet në pozicionin në të cilin flenë ata gjatë gjithë natës dhe në të cilin zgjohen, transmeton Telegrafi.   Të inspiruar nga hulumtimi i profesorit Richard Wiseman dhe punës së psikologes Corinne Sweet, Bright Side ka vendosur ta krijoj këtë udhërrëfyes argëtues për pozicionet e gjumit të çifteve, duke dashur t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë lidhjen.     Pozita e përqafimit të muajit të mjaltit   Ky pozicion ka tendenca të ndodh nëse çifti është i ri apo partnerët është dashur të kalojnë pak kohë larg njëri-tjetrit.   Pozicioni gjithashtu është i njohur në mesin e çifteve të martuara nëse jeta e tyre familjare është ende e mbushur me pasion dhe shumë dashuri.

  Pozita e dialogut   Kjo pozitë është shumë e njohur mes partnerëve që mirëmbajnë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por prapë kanë nevojë të shpenzojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

Pozita e vrojtimit të yjeve   Kjo pozitë parasheh fjetjen në shpinë. Zakonisht, njëri person është i shtrirë në shpinë (mashkulli) përderisa tjetri e pushon kokën në shpatullat e partnerit. Ky lloj pozicioni tregon se çifti ka kimi të mahnitshme, por ndonjëherë njëri nuk ndjehet aq komod kur detyrohet të pajtohet me pikëpamjen e tjetrit.

Pozita e djepit të dashnorit   Kjo është shumë e njëjtë me pozitën paraprake, mirëpo është shumë më intime. Pozicioni i djepit të dashnorit është i njohur mes çifteve që nuk janë të frikësuar që vazhdimisht t’i shfaqin ndjenjat, janë të butë dhe kujdesen për njëri-tjetrin.   Pozita implikon se mashkulli e ka rolin e “shefit” dhe dominon në lidhje.

Pozita e dashurisë   Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe me të vërtetë e shijojnë lidhjen. Pozita reflekton respekt të ndërsjellë dhe hapësirë personale. Prekja e shpinave është dëshmi që tregon se për ta është shumë e rëndësishme ta ndjejnë prezencën e partnerit afër.

Pozita e lirisë   Kjo pozitë mund të tregoj se çifti ka shkuar në shtrat menjëherë pas një fjalosje të madhe. Sidoqoftë, për këtë ka edhe shpjegim tjetër: dy partnerët janë shumë të pavarur, të etur për vëmendje dhe persona që kërkojnë hapësirë personale.

Pozita e shtratit të mbretit   Partnerët që e “shpërndajnë” veten përgjatë tërë shtratit zakonisht janë ata që e ndjejnë nevojën për ta siguruar veten sesa t’ia shfaqin ndjenjat partnerit. Zakonisht sjellja  ytre në lidhje është egoiste, gjë që reflektohet në shprehitë e tyre të gjumit.

Pozita e lugës   Kjo pozitë implikon lidhje të harmonishme, por edhe pasionante njëkohësisht. Pozita është shumë e njohur gjatë viteve të para të martesës.   Partneri prapa zakonisht luan rolin dominant në lidhje të tilla. Ndryshe nga kjo, partneri tjetër e shijon ndjenjën e të qenit i/e mbrojtur.

Pozita e lugës me hapësirë   Çiftet këtë pozitë komode e zgjedhin për të qenë pranë njëri-tjetrit, por gjithashtu për të pasur më shumë liri. Kjo është ndër pozicionet më të komplikuara me të paktën dy interpretime të ndryshme:   Pozicioni e pasqyron një lidhje pa pasion – të paktën njëri nga partnerët ndjehet kësisoj. Ai/ajo nuk e ndjen më nevojën për kontakt fizik apo thjesht është i/e pakënaqur me partnerin.   Në rastin e dytë, partneri që e kthen shpinën e provokon tjetër dhe është i gatshëm për më shumë vëmendje.
Pozita e përqafimit të këmbëve   Partnerët nuk preferojnë të flenë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin, por herë pas here ia prekin këmbët njëri-tjetrit. Zakonisht, çiftet që flenë në këtë pozitë ndajnë harmoni familjare dhe besim të ndërsjellë. Ata i japin njëri-tjetrit liri përderisa e mbajnë një “urë” të vogël për t’u prekur dhe për ta ndjerë njëri-tjetrin gjatë natës.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77