• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Si ta harroni njëherë e mirë ish-partnerin tuaj

Si ta harroni njëherë e mirë ish-partnerin tuaj

Të gjithë e dimë se sa është e veshtirë të harrojme ish te dashur-in/ën, por pse të mbesim në të kaluarën.Lexoni 13 këshillat se si të harrojmë atë

Ndërprisni kontaktet Të mbani ende kontakt me të thjesht të mban të ngecur në të shkuarën, kështu që të paktën në fillim, ndërprisni çdo komunikim: hiqeni nga shokët në Facebook, nga Viber, Whats App, dhe zhdukni emrin e tij nga celulari juaj. Nëse keni shokë të përbashkët, ndërpritini marrëdhëniet përkohësisht edhe me ta, sa të kalojë pjesa e vështirë.

Udhëtoni në një vend të mrekullueshëm Udhëtoni në një vend që është komplet i ndryshëm nga vendi ku jetoni. Nëse jetoni në një qytet të zhurmshëm, shkoni diku në një fshat të qetë dhe nëse jetoni në në qytet të vogël e të qetë, shkoni në një vend të zhurmshëm. Buxheti nuk jua lejon? Të paktën rrini në një pjesë të qytetit që nuk e keni frekuentuar më parë. Me gjithë stimulimet e reja nuk do keni kohë të mendoni për të shkuarën.

Kënaqeni veten Një nga të këqijat më të mëdha të një ndarjeje: mungesa e seksit. Qëndroni larg shkretëtirës duke u argëtuar me lodrat e seksit. Mund të të japë edhe më shumë kënaqësi se ishi yt. Nuk i dihet.

Hani më shumë sallatë

Imazhi ikonik i post-ndarjes është vajza me tuta, e ulur në kolltuk, me telekomandë në dorë dhe me një kovë me akullore përpara. Do ta kaloni më shpejt këtë gjendje nëse hani shëndetshëm dhe shtoni stërvitjen tuaj. Kur ndihesh mirë për pamjen e jashtme, do fillosh të ndihesh më mirë edhe përbrenda.

Tregoni trupin Hiqini rrobat e ngushëllimit pas ndarjes dhe nxirrni ato që ju bëjnë të dukeni edhe më seksi. Një palë taka të bukura, një minifund ose edhe një buzëkuq i flaktë. Çdo shikim që do të marrësh do të jetë një përforcues vetëbesimi. Oh, edhe nëse nuk keni ndërmend të kaloni në aktivitete të tjera, vishni ato të brendshmet super seksi me dantellë. Bëjani qejfin vetes.

Rezervoni një masazh Përkujdesja e zhvendos fokusin tek ty në vend të lidhjes. Masazhi, manikyri apo trajtimet e tjera të bëjnë të ndihesh dhe të dukesh fantastike.

Shtiru deri sa ta arrish

Na besoni për këtë. Edhe nëse ende nuk e keni harruar, silluni sikur e keni harruar...në një pikë të caktuar do të realizohet. Shkoni në party dhe flirtoni me ata që ju pëlqejnë, pas njëfarë kohe do të kuptoni se nuk po shtireni sikur po argëtoheni, por në fakt po kënaqeni vërtet.

Mbajeni veten të zënë Një nga gjërat e vështira të ndarjes është mospasja e një shoku për të kaluar çdo ditë ose natë të javës. Për të zënë këtë hapësirë, bëni plane: organizoni mbrëmje me shoqet tuaja ose filloni një hobi të ri. Një kurs fotografie, kërcimi, joga ose edhe punë vullnetare.

Mos e pengoni veten që të qani Lini mjaftueshëm hapësirë për ato netët e pakta kur qëndroni në shtëpi dhe reflektoi mbi një lidhje të humbur. Jepini vetes një orë ose dy që të nxirrni atë çka keni brenda sepse kjo ju ndihmon të shëroheni. Thjesht sigurohuni që ta mbyllni me diçka të mirë, si një banjë me shumë flluska ose një film komedi.

Ndizni kompjuterin Miqtë tuaj mund të jenë mënyrë shumë e mirë për të harruar ishin tuaj, por mos i ngarkoni shumë edhe ata. Kur filloni të ndiheni keq, shkruani në një ditar apo e-mail-e për të që nuk do t’i çoni kurrë. Kurrë.

Pastroni jetën tuaj

Hidhini sendet e tij të tualetit. Dërgojini me dikë tjetër rrobat që ai ka lënë në shtëpinë tuaj dhe mblidhini të gjitha dhuratat në një kuti. Mos i hidhni menjëherë sepse mund të pendoheni më vonë. Si dhe bëni një pastrim të përgjithshëm. Do t’ju ndihmojë të pastroni edhe mendjen si dhe të bëni hapësirë për gjërat e reja.

Shiheni realitetin në sy Shumë femra kanë tendencën të idealizojnë ose t’i demonizojnë ish-partnerët e tyre. Nëse fokusoheni në faktin se ai ishte një pleh, thjesht do të mërziteni më shumë. Nëse kujtoni vetëm sa i mirë ishte, asnjë mashkull tjetër nuk do të arrijë në nivelin e tij. Prandaj bëni inventarin. Bëni një listë të të këqijave dhe të mirave që ai kishte si partneri juaj.

Filloni të shihni për njerëz të rinj Daljet për të kërcyer apo për të flirtuar funksionojnë si rritës vetëvlerësimi, shkruan Ababel. Kur vjen puna për të dalë në një takim me dikë tjetër, thjesht jini të sigurta se jeni gati dhe se do të argëtoheni. Që domethënë nuk do ta merrni personale nëse gjërat mes jush nuk ecin.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77