Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Mënyra të pazakonshme për ta përmirësuar kualitetin e gjumit

A keni probleme me pagjumësi së fundmi? A ua ka çrregulluar puna ciklin e gjumit?  

Atëherë padyshim se duhet t’i provoni këto mënyra jo aq të zakonshme për të përmirësuar kualitetin e gjumit çdo natë dhe për t’u zgjuar më të freskët se asnjëherë më parë.  

Mbani këto bimë në dhomë të fjetjes  

Aloe Vera prodhon oksigjen gjatë natës, gjë që shpinë në gjumë më të pushueshëm. Dredhka Angleze dhe bima e Gjarprit janë pastrues të mahnitshëm të ajrit. Shkurret e livandës ndihmojnë në normalizimin e të rrahurave të zemrës. Dhe në fund, një tas me jaseminë jo vetëm që ua përmirëson gjumin, por edhe siguron produktivitet më të lartë ditën tjetër.  

Mbathni çorape  

Nëse jeni ndër personat që kanë nevojë të bëjnë udhëtime të shpeshta për në tualet gjatë natës, atëherë mbathja e çorapeve do t’ju ndihmoj të bëni pak gjumë pa pengesa. Kjo funksionon duke i nxehë këmbët, gjë që i zgjerojnë enët e gjakut dhe i tregojnë trurit se është koha për gjumë. Në fakt, aq më të nxehta që i keni duart dhe këmbët, aq më shpejt do të flini.  

Mos bëni gjumë gjatë ditës  

Nëse keni nevojë të bëni një sy gjumë gjatë ditës, bëjeni atë shumë herët dhe për një kohë shumë të shkurtër. Përndryshe, mos e bëni fare. Edhe pse një sy gjumë gjatë pasdites sjell përfitime të ndryshme, përfshirë faktin se e përmirëson produktivitetin, prapëseprapë mbetet e këshillueshme të shmanget gjumi gjatë pasdites nëse jeni duke vuajtur nga pagjumësia ose ndonjë çrregullim që ka të bëjë me gjumin.  

Flini lakuriq  

Ulja e temperaturave të trupit ndihmon që të flini më shpejt. Bëni një dush të ftohët në mbrëmje dhe futuni lakuriq nën çarçafë për të fjetur si qengj.