Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Mungesa e gjumit është shkaktar i madh i Alzhaimerit

Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e gjumit, rrit rrezikun për sëmundjen e Alzhaimerit.

Është thënë edhe më parë, se mungesa e gjumit, është e keqe për shëndetin. Nëse një njeri nuk fle sa duhet, ka problem me diabet, depresion, sulme në zemër dhe çrregullime tjera të padobishme.  Studiues në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit në Oregon, kanë gjetur se ndryshimet në formën dhe mungesën e gjumit, shtyjnë drejt fazave të ndryshme të çmendurisë. Gjumi është i dobishëm për trurin, sepse i pastron toksinat e krijuara, të cilat nxisin Alzhaimerin. Tek personat që flenë pak, ka rrezik se këto toksina nuk pastrohen, duke u bërë bashkë, për të krijuar bllokime të ndryshme në tru. Ende nuk dihet konkret, se çfarë është lidhja mes mungesës së gjumit dhe kësaj sëmundjeje mendore, por dihet se njerëzit që vuajnë nga Alzhaimeri, flenë shumë pak