Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Një sy gjumë i masditës për ta përmirësuar kujtesën

Truri pushon nëse e bëni një sy gjumë të shkurter, dhe funksioni i kujtesës përmirësohet. Kjo është e dobishme vetëm nëse nuk habiteni dhe hyni në gjumë të thellë. 

Mjafton 10 minuta

Një sy gjumë i cili zgjat 10 minuta, do të ju bëjë më pak të lodhur pavarësisht nga shumë studime të cilat thonë që duhet të flemë më gjatë për të pushuar si duhet.

Kur kanë mbajtur mend studentët më së shumti fjalë?

Një studim gjerman ka bërë një test duke i pyetur studentët të mbajnë në mënd një listë të fjalëve dhe të provojnë ti mbajnë në mend pasi qe kanë luajtur Solitaire për 1 orë.  Disa studentë ishin të lejuar të bëjnë një sy gjumë 5 minuta. Në fund rezultoj që këta studentë kanë majtur mend shumë më tepër fjalë.

Cfarë ndodhë brenda në tru?

Para se të bini në gjume, truri proceson ndodhitë më të vonshme dhe e prodhon një ndjesi të përafërt me gjumin, poashtu edhe disa mendime te “çmendura”. Duket sikur kjo është koha kur truri është duke i procesuar materialet që të dijë cfarë të bëjë me to. Është kjo periudhe e shkurtër e cila është ekstremisht e rëndësishme për të forcuar memorien, faktikisht është edhe më e rëndësishmë se vet gjumi. Për këtë arsye shkenctarët mendojne që gjumi i thellë është me të vërtetë i panevojshëm gjatë pushimit të shkurtër të pasdites.