Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Për një gjumë të rehatshëm

Pak prej nesh e dinë se sasia dhe cilësia e gjumit janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu nëse flemë vetëm pak orë, por bëjmë një gjumë të rehatshëm, është shumë më mirë se të flemë shumë dhe jo rehat.

Një ekip studiuesish nga universiteti i Harvardit ka verifikuar se sa i rëndësishëm është gjumi dhe cilësia e tij. Kjo, sipas studiuesve varej nga gjendja emotive dhe psikike e njeriut para se të binte të flinte.

Të presësh ardhjen e gjumit, duke lexuar një libër apo një revistë është gjithnjë një teknikë shumë e mirë për të larguar mendjen nga momentet e pakëndshme të përjetuara gjatë ditës. Në këtë mënyrë do ta lodhim trurin tonë përmes leximit, ai do të kërkojë pushim dhe gjumi do të jetë më i shëndetshëm.

Mirëpo problemet nga gjumi duhen parë në dy aspekte, gjumi i tepërt dhe pagjumësia. Tek njerëzit të cilët vuajnë me shqetësime nga gjumi i tepërt, vështirësitë qëndrojnë në vendosjen e një ekuilibri të duhur mendor dhe mundësitë për t’i shkuar pas këtij problem dhe kurimit të tij, janë më të pakta. Vetë këta njerëz, nuk e shohin sasinë e madhe të gjumit si një problem, edhe pse i vuajnë pasojat e tij. Ndërkaq, ata të cilët vuajnë nga pagjumësia, mundohen që t’ia përshtatin këtë problem jetës së tyre dhe jo ta kurojnë, duke u bërë në këtë mënyrë, pre e pagjumësisë kronike, transmeton Telegrafi.

Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për gjumin tuaj dhe të mos lejoni asnjë faktor të jashtëm të ndërpresë fazat e gjumit. Një faktor i jashtëm mund të jetë një zile telefoni, zhurmat bezdisëse, zëri i televizorit etj. të gjitha këto bëni mirë t’i evitoni, nëse doni që nga prishja e gjumit të mos ju vijnë më pas aktiviteti i ulët i ditës dhe sëmundjet e ndryshme.

Për një gjumë të rehatshëm përzgjidhni dhomën e duhur, të jetë sa më larg zhurmave të jashtme të rrugës. Përgjithësisht për këtë arsye përzgjidhen dhomat e brendshme të shtëpisë, me dritare xhamat e të cilave janë të trasha e nuk lejojnë zhurmat, të ftohtin apo të ngrohtin të depërtojë brenda në dhomë. Shumë i rëndësishëm në këtë pikë është edhe dysheku, por edhe krevati dhe mënyra se si ju e vendosni dhe e poziciononi atë brenda në dhomë.

Jo për të gjithë, i njëjti pozicion është i favorshëm. Studimet e ndryshme kanë treguar se nëse drejtimi i kokës suaj është nga veriu, atëherë bëni gjumë më të gjatë, zgjoheni më ngadalë dhe është një pozicion i përshtatshëm për ata të cilët vuajnë nga tensioni i ulët. Kurse nëse e vendosni kokën nga jugu, atëherë bëni një gjumë i cili ju karikon me më shumë energji, por ju bën të zgjoheni më shpejt.

Nuk ekziston një temperaturë e duhur për të gjithë, pasi çdo individ është i ndryshëm, megjithatë mbani mend se dhoma e ngrënies dhe banja duhet të kenë pak a shumë të njëjtën temperaturë, e cila të favorizojë edhe tretjen e ushqimit, pra të jetë një temperaturë mesatare.