Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Për të sapo dashuruarit: Të udhëtuarit së bashku për herë të parë

10 Rregullat bazike për të udhëtuar me të dashurin tuaj

Udhëtimet janë një arritje për një lidhje. Udhëtimi i parë si çift është hap i parë i rëndësishëm në çdo lidhje. Kjo është koha kur ju e njihni të dashurin tuaj shumë më mirë, sepse ju jeni me të 24/7, kur çdo gjë shkon si e planifikuat, apo kur përballeni me komplikime, kur valixhja me shpresa është më e madhe se valixhja me rroba.

 

Ju prezentojmë 10 udhëzimet që duhet të mbani në mend kur jeni në pushime. Ndiqni këto për një udhëtim të suksesshëm së bashku.

 

Rregulli nr. 1: Destinacioni i zgjedhur mirë

Ju definitivisht nuk duhet të vendosni të shkoni me një vend që nuk dëshironi vetëm për t’ja bërë qejfin partnerit tuaj. Ju të dy duhet të pajtoheni ku dëshironi të udhëtoni dhe ku do të qëndroni, kështuqë ju keni shumë për të biseduar para se të niseni.

Mendoni se çfarë lloj pushimi e dëshironi: A keni dëshirë për një pushim më aktiv, apo all-inclusive dhe vetëm të pushoni tërë ditën. Nese keni dëshira totalisht të kundërta, provoni të gjeni një kompromis. Mos e luani rolin e viktimës dhe definitivisht mos shkoni diku që nuk dëshironi, vetëm për ta kënaqur të dashurin.

 
Rregulli nr. 2: Shikoni anën financiare

Vendosni kush do të paguaj për udhëtim. A do të paguani ju apo partneri juaj, apo ndoshta do ti ndani shpenzimet. Ju duhet ti zgjidhni këto probleme para se ta rezervoni udhëtimin. Nese rroga juaj ndryshon shumë, sigurohuni që asnjëri të mos ndihet keq për shumën që duhet paguar.

 

Rregulli nr. 3: Vendosni sa kohë do të rrini në pushim

Pushimet e gjata nuk do të thotë që janë më të mira, kështuqë vendosni në kohëzgjatjen e udhëtimit.

Nese nuk e njihni partnerin tuaj ende aq mirë, ndoshta është pak herët për një udhëtim 10 ditësh. Ndoshta një vikend i gjatë është ide më e mirë.

 

Rregulli nr. 4: Mos paketoni krejt cka keni në dollap

Ju mund të mendoni që ju duhet të merrni cdo gjë me vete në udhëtim, prej brushës së dhëmbëve, hekuri i teshave, 10 palë këpucë, deri te fustanat…JO! Paketoni gjëra të përshtashme, rroba ditore – kujdesuni që rrobat që merrni kombinohen mirë. Nese keni vend merrni me vete edhe ndonjë lojë si psh. karta, ose monopol.

 

Rregulli nr. 5: Vendosni stilin e udhëtimit tuaj

Për disa njerëz, vetë udhëtimi është mjaft stresues. A duhet të jeni në aeroport 2 orë para nisjes ndërsa partneri juaj mendon se disa minuta para mjaftojnë. A keni frikë nga udhëtimi? A preferoni të udhëtoni me veturë? Diskutojeni me partnerin tuaj dhe pajtohuni në zgjidhjen më të mirë.

 

Rregulli nr. 6: Vizitoni atraksione të ndryshme

Nese qëllimi i udhëtimin nuk është vetëm të shtriheni në plazhë, atherë ju duhet të shikoni vende të ndryshme të qytetit që po e vizitoni, ngjarjet kulturore, ndonjë koncert apo ndonjë ndejë. Sigurohuni që nuk do të mërziteni me një vend.

 

Rregulli nr. 7: Mos e planifikoni çdo detaj

Edhepse kjo rregull mund të jetë në kontradiktë me rregullin e mëparshëm prap vlen të përmendet. Mos harroni të jeni spontane, e paparashikueshme, dhe thjeshtë ta ndiqni intuitën.

 

Rregulli nr. 8: Mos bëni panikë nese mbeteni vetëm për pak moment

Edhe pse ky është udhëtimi juaj i parë kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni bashkë çdo sekondë. Nese e keni ndonjë ritual ditor (ecje në mëngjes, leximi i gazetës…) mos hiqni dorë,  ndiqeni atë edhe në pushim.

 

Rregulli nr.9: Adaptohu

Edhe nese ju planifikoni çdo gjë, ka shumë gjëra të paparishikueshme që mund të ndodhin. Relaksohuni dhe mos mendoni për gjëra të panevojshme, ose gjëra që janë jashtë kontrollit tuaj. Situatat stresuese dhe reagimi i tij/saj janë mundësia më e mirë për ta parë a mund të jeni së bashku në të ardhmën.

 

Rregulli nr. 10: Kthehuni në shtëpi plot me shumë përshtypje

Dhuroni vetës kohë që ta mblidhni veten. Udhëtimet na lënë një përshtypje emocionale e cila mund të na pikëllojë kur kthehemi në shtëpi. Bisedoni me partnerin tuaj për eksperiencat tuaja dhe për planet e udhëtimeve të ardhshme.