Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Përse shiu i vë në gjumë njerëzit

Zhurma e valëve të oqeanit dhe shiut i vë në gjumë njerëzit, por a keni menduar ndonjëherë përse kjo zhurmë është aq qetësuese?

Sipas një studimi të ri, truri këta zëra i interpreton si “jo kërcënues” dhe mund t’i përdorë ato që të bllokojë zhurmat alarmuese. Universiteti i Pennsylvanias ka gjetur se derisa zhurma negative mund t’i zgjojë njerëzit nga gjumi, zhurma e shiut mund të qetësojë trurin. Orfeu Buxton ka hulumtuar dallimet e zërave kërcënues dhe jo kërcënues, raporton Live Science. Në një ambient të ngjashëm me spitalin, alarmet me intensitet më të ulët se 40 decibelë, ka zgjuar nga gjumi 90 për qind të kohës. Në anën tjetër, zhurma qetësuese e shiut ndihmon trurin që të bllokojë zhurmat tjera shqetësuese. “Këta zëra të ngadalshëm dhe të qetë janë jo-kërcënues për trurin dhe shërbejnë për të qetësuar njerëzit”, ka thënë Buxton. “Duken [zhurmat e shiut] sikur po thonë: Mos u brengos, mos u brengos, mos u brengos