Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Pozita e fjetjes zbulon se sa e fortë është lidhja juaj

Pozita e fjetjes zbulon se sa e fortë është lidhja juaj

Mënyra në të cilën partnerët flenë flet shumë për lidhjen e tyre, sipas një studimi të ri. Në një studim që ka përfshirë 1100 njerëz, shkencëtarët janë fokusuar në distancën në mes të partnerëve, derisa ata flenë. Kështu, ata që flenë afër njëri-tjetrit janë më të lumtur, thanë studiuesit.

Mënyra në të cilën partnerët flenë flet shumë për lidhjen e tyre, sipas një studimi të ri. Në një studim që ka përfshirë 1100 njerëz, shkencëtarët janë fokusuar në distancën në mes të partnerëve, derisa ata flenë. Kështu, ata që flenë afër njëri-tjetrit janë më të lumtur, thanë studiuesit. Gjithashtu, çiftet të cilat gjatë natës kanë kontakte fizike, kanë më shumë të ngjarë të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur në lidhje. Studimi u prezantua ditë më parë në një simpozium shkencor në Edinburg, dhe bazohet në punën e psikiatres Samuel Dunkell, e cila zbuloi se njerëzit që flenë në pozicionin e fetusit janë të pavendosur, të shqetësuar dhe shumë të ndjeshëm ndaj kritikave. Teoria e Dunkell thotë se ata, pozita më e rehatshme e të cilëve është me gjunjë të afruar nga gjoksi, kanë natyrë më të qetë, janë më të gatshëm për kompromise, ndërsa ata që flenë në “pozitë mbretërore”, në shpinë, janë të sigurt, të hapur dhe të etur për sensacione. Njerëzit që preferojnë të flenë në bark janë të prirë për perfeksionizëm, transmeton koha.net. Studimi i fundit tregoi se 42 për qind e çifteve flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind janë të kthyer në të njëjtën anë, ndërsa vetëm katër për qind janë përballë njëri-tjetrit. Rreth 34 për qind preken gjatë natës, 12 për qind flenë shumë afër njëri-tjetrit, ndërsa dy për qind qëndrojnë larg njëri-tjetrit më shumë se 50 cm.   “Shumica e çifteve të cilat gjatë natës preken janë të lumtur në lidhje në krahasim me ata që nuk e bëjnë këtë”, tha psikologu Richard Wiseman. Ai shtoi se ky është studimi i parë i cili shqyrton se si reflektojnë marrëdhëniet e partnerëve në mënyrën e fjetjes.