Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Disa rregulla per gjumë për foshnjet nga 6 deri 9 muaj

Me moshën prej 6 muajsh, shumica e foshnjeve flenë komplet rreth 11.5 deri 15 orë gjumë në ditë (së bashku me gjumin e natës dhe dremitjet gjatë ditës) dhe janë të aftë që të flenë në periudha më të gjatë kohore.

Nga 6 deri në 9 muaj Fjetja më tipike në këtë moshë

Me moshën prej 6 muajsh, shumica e foshnjeve flenë komplet rreth 11.5 deri 15 orë gjumë në ditë (së bashku me gjumin e natës dhe dremitjet gjatë ditës) dhe janë të aftë që të flenë në periudha më të gjatë kohore.

Mes moshës 6 deri në 9 muajsh, shumica e foshnjave e rregullojnë fjetjen e tyre gjatë ditës në dy dremitje, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Por mos u shqetësoni në rast se foshnja e juaj vazhdon ti bëjë 3 dremitje gjatë ditës. Duke mbajtur orar konsistent të fjetjes gjatë natës dhe të dremitjeve gjatë ditës do të ndihmojë që ta keni të rregulluar orarin e tij të gjumit.

Të gatshëm për trajnimin e gjumit

Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk është rregulluar me orarin e gjumit i cili përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit.

Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që foshnja juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.

Fjetja gjatë natës

Nëqoftëse foshnja juaj tani flen 9 deri 10 orë gjatë natës, do të thotë që ai e ka kuptuar se si ti kthehet gjumit në kohë të duhur, shenjë që jeni duke rritur një fjetës të mirë.

Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk flen 5 deri 6 orë të rregullta, nuk jeni të vetmuar. Shumë foshnja ende zgjohen natën për tu ushqyer gjatë moshës 6 deri 9 muajsh edhe pse shumica jane të përgatitur për të ju ndërprerë ushqimin nga gjiri, ne rast se ju vendosni për këtë. Por foshnjet në këtë moshë nuk zgjohen natën vetëm se janë të uritura.

Ne që të gjithë zgjohemi nga disa herë gjatë natës periudha të shkurtëra të kohës. Dhe si të rritur që jemi ne menjëherë e vemë veten përsëri në gjumë aq shpejtë sa që nuk na kujtohet fare në mëngjes se çkemi bërë. Në rast se foshnja juaj nuk e ka mësuar këtë aftësi, atëherë ai do të zgjohet duke qarë gjatë natës edhe kur nuk është i uritur.

Zgjimi i përsëritur

Foshnjat të cilat flejnë me rregull mund papritmas të fillojnë të zgjohen gjatë natës apo të kenë vështirësi që të biejnë në gjumë gjatë moshës 6 dhe 12 muaj. Përse? Çregullimet në të fjetur shhpesh shkojnë dorë-për-dorë me momentet e rëndësishme në zhvillimin e motorikës dhe të aftësive për të njohur dhe me ankthin e ndarjes.

Mes moshës 6 dhe 9 muaj, foshnja juaj mund të jetë duke mësuar si të ulet, të zvarritet, ndoshta edhe të ecën apo edhe të shëtisë duke u mbajtur për orendi. Një listë fantastike e arritjeve! Dhe nuk ështe për tu çuditur se duke mos dashur ti ndërpresë ushtrimet e shkathtësive të tij të reja gjatë natës, ai do të mund të ndjehet aq i gëzuar sa që do të mund të zgjohet nga gjumi vetëm për të provuar të ulet edhe një herë.

Ankthi i Ndarjes poashtu mund të jetë arsyeja e zgjuarjes së përsëritur të foshnjes suaj. Zgjimi dhe mos gjetja juaj pranë mund të shkaktojë tronditje. Por sipas të gjitha gjasave ai do të qetësohet menjëherë si të hyni në dhomë dhe si të filloni ti folni.

Si mund të krijoni rregulla të shëndetshme të fjetjes

Ja ku janë ca këshilla që do të ju ndihmojnë që foshnja juaj të flejë me mirë.

Zhvilloni dhe përmbajuni orarit të fjetjes gjatë natës

Nëqoftëse nuk e keni krijuar ritualin e kohës së gjumit deri më tani, filloni menjëherë ta bëni këtë gjë.

Rutina e kohës për të fjetur do ta qetësojë foshnjën tuaj dhe do ta bëjë gati për të fjetur dhe në këtë moshë ai më të vërtetë do të këtë dëshirë që të merr pjesë në gjithë këte.

Çfarëdo që të jetë rutina juaj, qoftë ajo larja e foshnjës suaj, lozja e qetë me lodra, përgatitja e tij për të fjetur, leximi i ndonjë përalle apo këndimi i ndonje ninule, perkujdesuni që ta bëni në të njejtin rend dhe në të njejtën kohë. Foshnjat kanë qejf të kenë rregulla dhe orare në të cilat mund të mbështeten.

Mbani foshnjën tuaj në orar konsistent

Që të dy do të keni shumë dobi nga orari i caktuar gjumit të natës dhe i dremitjeve gjatë ditës. Kjo nuk do të thotë se foshnja juaj duhet të hajë drekën në ora saktësisht 12.15 për çdo ditë, por do të thotë se do të duhej që përafërsisht ti përmbaheni një orari paracaktuar. Nëqoftëse dremitjet, të ushqyerit, të luajturit, dhe përgatitjet për shtrat janë në të njejtë kohe për çdo ditë, atëherë ka gjasa që ai të flejë shumë më lehtë.

Mësoni foshnjën tuaj që të flejë vetë

Që të dremis mirë dhe të flejë mirë gjatë natës në këtë moshë, foshnja juaj duhet të mësojë që të flejë vetë. Provoni ta shtrini për të fjetur kur është i përgjumur, që të mësohet. Nëqoftëse qan, atëherë për hapin tjetër vendosni ju vetë. Patjeter pritni pak për disa minuta për të parë se a është më të vërtetë i shqetësuar apo vetëm pak sa i emocionuar dhe duhet pritur ca deri sa të qetësohet.

Provoni që ta vëni në gjumë ca me herët

Nëqoftëse foshnja juaj është mësuar që të flejë në ora 8.30, dhe papritmas fillon që të zgjohet gjatë natës, provoni që ta veni në gjumë ½ orë më herët. Çuditërisht, ai do të fillojë të flejë më rehatshëm gjatë natës.

Praktikoni 'të Çliruarit'

Fëmijët që janë duke mësuar që të ulen dhe të ngriten, mund të ushtrojnë shkathtësitë e tyre të reja gjatë natës në shtrat kur janë duke fjetur dhe mund të mbetet i ngjitur me shpinë në pozitë të drejtë. Nëqoftëse kjo gjë i ndodh dhe fëmijës suaj, atëherë do të duhet që ta mësoni fëmijën tuaj që ta shlirojë shpinën e tij dhe të shtrihet lirshëm.

Provoni për 2 ose 3 javë që ta ndihmoni të ushtrojë 'të çliruarit', jo patjetër në shtrat por çdokund që qëlloni së bashku gjatë ditës. Bëjeni si lojë, uleni, ngriteni në këmbë dhe pastaj përsëri shtrijeni në tokë. Bëjeni të njejtën gjë me të ndenjurit në këmbë, duke ndihmuar fëmijën tuaj që të ulet dhe pastaj inkurajoni që ta bëjë vetë këtë gjë.