Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Sa shpesh duhet ndërruar çarçafët?

Sa shpesh duhet ndërruar çarçafët?

Themi se jemi të pastër se pastrohemi çdo ditë, por rëndësi të madhe ka edhe pastërtia e vendit ku kalojmë një pjesë të madhe gjatë gjumit të thellë.

A jeni pyetur ndonjëherë se sa i pastër është shtrati juaj, apo sa herë duhet ndërruar çarçafët?

Lëkura besoni apo jo, por çdo orë, njerëzve u çërohen rreth 600,000 grimca të lëkurës. Po ta shumëzojmë numrin e orëve që ju kaloni në krevat, ky numër rritet në 4.800.000 grimca të lëkurës së vdekur çdo natë. Po nëse e ndani shtratin me një partner, ky numër është 9.600.000.  

Lëkura e vdekur e cila ka rënë nga trupi ka mbetur në shtrat.

Kjo paraqet një tërheqje për insektet mikroskopike, të cilat me kënaqësi do vijnë tek shtrati i juaj. Djersitja Nëse ndonjëherë e keni kapur qenin tuaj duke lëpirë çarçafët është për shkak se atyre ju pëlqen njelmësia, dhe djersitja që ju leni në shtratin tuaj është ideale për ta. Për këtë arsye edhe ju lëpin qentë. Djersitja përmban kripën esenciale që është shumë tërheqëse për qenin tuaj.

Gjatë gjumit trupi i njeriut djersitet edhe pse ndoshta nuk e vëreni, dhe kështu kripa mbetet në shtrat.

Praktikoni ti pastroni çarçafët tuaj rregullisht të paktën një herë në javë, dhe në këtë mënyrë i largoni insektet djersitjen lëkurën e vdekur, kripën e të gjitha ato të lartpërmendurat.