• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Si të ruhemi nga dhimbjet e shpinës

Si të ruhemi nga dhimbjet e shpinës

Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës mund të na prekë më pak kur vendi ynë i punës është i rregulluar në mënyrën e duhur. Kështu, karrigia ku ne ulemi duhet të ketë ndenjëse të fortë, ndërkohë që lartësia e saj zgjidhet në atë mënyrë që duart e shtrira mbi të dhe bërrylat të formojnë një kënd 90 gradë. 

 

.dsdasd { color: #000; }

Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës poashtu mund të na prekë më pak kur gjumi bëhet në dyshek  adekuat . 

Puna e përditshme 

Jo më pak ngarkesë ndjejnë edhe gratë të cilat merren me punët e përditshme të shtëpisë. Nëse ju duhet patjetër të lani rroba me dorë, në legen apo në govatë duhet të jenë të vendosur në lartësinë e bërrylave. Në mënyrë absolute është e ndaluar vendosja e tyre në tokë, me shpinë të kërrusur dhe këmbë të përthyera. Kjo është e vlefshme në momentin që ju pastroni fshesën me korrent.  Kur lani dhëmbët ose fytyrën mos qëndroni të kërrusur mbi lavaman. Më mirë të uleni në një stol, ndërkohë që këshillohet që lavamani të jetë në nivelin e bërrylave. 

Pushimi 

Duhet të bëni pushim edhe pse nuk e ndieni veten të lodhur. Nëse lodhja është e lidhur me qëndrimin e vazhdueshëm në një vend më këmbë ose ulur duhet të ndryshoni pozicion herë pas here. Detyra kryesore është të çlodhni muskujt. Për këtë qëllim është mirë që të shtriheni dhe të qëndroni me këmbë të ngritura për 5 - 6 minuta. Mënyra më e mirë për "mirëmbajtjen" e muskujve është shëtitja e gjatë dhe e ngadaltë. Ndërkohë që dy shëtitje dyorëshe në javë janë plotësisht të mjaftueshme. 

Gjumi

E rëndësishme është se si do të pushoni edhe gjatë natës. Të këshillueshëm janë dyshekët ortopedikë të cilët heqin dhimbjen e shpinës në mënyrë të suksesshme. 

Sporti 

Tek femrat ka disa faktorë si: Shtatzënia apo lindja të cilat provokojnë dhimbjen e shpinës. Gjithashtu, fëmija duhet të mbahet në krahë dhe kjo shkakton probleme në shtyllën kurrizore. Sporti mund të ndikojë në shërimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore, por paraprakisht duhet që të kryhet një vizitë tek mjeku specialist, i cili të përcaktojë dhe ngarkesat e mundshme. Mesi është një nga zonat më të rrezikuara të shtyllës kurrizore. Nëse dhimbja e mesit shfaqet një herë, për fat të keq herët ose vonë do të kthehet sërish. Për këtë arsye, ngritja e peshave të rënda duhet të bëhet me shumë kujdes dhe me këmbë të drejtuara. Kur duhet të përkuleni, këmbët duhet të tkurren në gjunjë. Përkulja me këmbë të drejtuara është e rrezikshme për mesin. Nëse duhet të kryeni një punë fizike, me të cilën nuk jeni mësuar, filloni me më pak përpjekje dhe më pas rrisni gradualisht ngarkesën. Një rrip elastik special, i cili shtrëngon mesin e ul rrezikun. 

Mjeku  Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave keni sërish dhimbje të shpinës duhet të drejtoheni tek një specialist. Kjo lloj dhimbjeje, jo gjithmonë është e lidhur me ngarkesën e muskujve dhe mund të jetë shfaqje e një sëmundjeje të një organi. Nuk duhet të prisni që të mbeteni pa fuqi që të kërkoni ndihmën e një specialisti. Kontakti i shpeshtë me një specialist do t'ju ndihmojë të mbani larg trauma të pakëndshme.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77