Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Si të humbni peshë pa ushtrime fizike dhe pa dietë?

Kujt nuk i pëlqen ideja e të humburit peshë pa e ndryshuar mënyrën se si ushqeheni? Kjo mund t’ju duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por disa studime të reja zbulojnë se rutinat e shujtave dhe gjumi kanë shumë rëndësi në humbjen e peshës.

Kujt nuk i pëlqen ideja e të humburit peshë pa e ndryshuar mënyrën se si ushqeheni?

Kjo mund t’ju duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por disa studime të reja zbulojnë se rutinat e shujtave dhe gjumi kanë shumë rëndësi në humbjen e peshës. Mjeku i dietës Filip Koidis, themelues i W1Nutritionist shpjegon se menaxhimi i suksesshëm i peshës nuk është rreth disiplinës dhe refuzimit të të gjitha ushqimeve që ju pëlqejnë, pasi që kjo mënyrë e të vepruarit shpeshherë shpinë në rezultate negative dhe episoda të ngrënies pa kontroll.  
“Ngopja e brendshme është që t’i bëni hormonet e apetitit të funksionojnë mirë, dhe këto hormone ndikohen nga gjumi, rutina dhe ushtrimet fizike”, thotë ai. Në fakt, këto hormone janë shumë të rëndësishme saqë adaptimi me rutina të mira të gjumit dhe të ngrënies mund të rezultojnë në humbje dramatike të peshës.  

Rëndësia e gjumit  

Gjumi është vital për një dietë të mirë dhe shtatë orë gjumë në ditë mjaftojnë që të jeni të shëndetshëm.  
“Personat që flenë më herët kanë 25 për qind reagime më të mira ndaj dietave, qofshin ato psikologjike apo fiziologjike”, thotë Koidis. Shumë studime kanë zbuluar që kur jemi të lodhur, kemi tendenca të hajmë më shumë dhe të kemi më pak kontroll në atë që e konsumojmë. Këto janë truqet e tjera që duhet t’i ndiqni për të humbur peshë pa dietë:   

  • Hani pak gjatë natës dhe sigurohuni të konsumoni më shumë kalori në mëngjes sesa në darkë. 
  • Qëndroni besnik ndaj një rutine të caktuar të shujtave, pasi që kur trupi mësohet me një orar të caktuar, metabolizmi dhe hormonet punojnë më mirë në tretjen e ushqimit. 
  • Konsumoni pije me alkoolike në mënyrë më të mençur, sepse duhet ta keni parasysh që alkooli ndërhyn në procesin e metabolizmit