• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Kabineti i shkurtë Hippo

0 VlerësimeVlerëso këtë produkt dhe fito transport falas në blerjen e ardhshme

Kabineti Hippo ka një hapësirë të jashtëzakonshme, kështu që është jashtëzakonisht i përshtatshëm për të gjithë ata që dëshirojnë një gardërobë të organizuar në mënyrë funksionale.

Çmimi prej: 519,90 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë
Përshkrimi

Për mundësinë më të mirë të organizimit të gardërobës suaj

A dëshiron që gardëroba juaj të jetë e organizuar në atë mënyrë që ju gjithnjë do ta dini se ku do ti gjeni rrobat tuaja të fitnesit dhe ku do ta gjeni kostumin e banjës? Me kabinetin Hippo ky nuk është më një problem më për ju pasi që rrobat dhe aksesorët tuaj gjithnjë do të jenë të organizuar dhe afër jush.

Thuaj lamtumirë kërkimeve të pafundme duke bërë rrëmujë tërë ormanët tuaj dhe merr për vetën tuaj një kabinet ku gjithnjë do të ketë vend të mjaftueshëm për këmishët tuaja, xhaketat, pantallonat, fundet, dhe pjesën tjetër të gardërobës suaj.

Kabineti vjen me rafte fikse dhe një shufër për varur rrobat.

Organizimi funksional i rrobave me kabinetin Hippo është zgjedhja e duhur për ju pasi që:

  • është punuar nga dërrasat (shperpllakë) solide që i japin kabinetit stabilitet dhe më shumë kapacitet
  • është jashtëzakonisht praktik
  • ju mund të zgjidhni në mes të mënyrave për të hapur dhe mbyllur kabinetin
  • pasi që nuk ka dorëza por vetëm dy pllaka elegante që nuk janë të ndjeshme dhe nuk u mbesin shenjat e gishtave
  • dera mund të montohet ose në anën e majtë ose në të djathtë
  • do ta ruaj hapësirën tuaj sepse ju do të jeni në gjendje të futni brenda të gjithë aksesorët dhe rrobat që rrijnë mbi divane, shtrat apo karrige
  • pasi që është praktik dhe ju mund të vendosni mbi të kabinetin e gjerë Kenguru Plus nga orenditë Dormeo
  • pasi që është lehtë për ta kombinuar me pjesët tjera të orendive Doremo, kështu që ju mund të krijoni një dhomë gjumi që më së shumti i përshtatet nevojave dhe shijes suaj.
Si funksionon

Një kabinet që mund ta ndani me partnerin tuaj

Kabineti i ulët Hippo është shumë praktik pasi që mundëson rregullim funksional për rrobat tuaja dhe të partnerit tuaj. Ju mund ta përdorni anën ë majtë të kabinetit, ndërsa partneri juaj anën e djathtë të kabinetit apo e kundërta.

Thjeshtë për ta montuar dhe rregulluar

Me dizajnin e tij modern, ngjyrat e zgjedhura dhe lehtësinë për ta montuar, kabineti i lartë Hippo përmbushë të gjitha kriteret e duhura për një stil modern jetese.

Nuk ka më orendi të vështira për ti montuar, apo nuk keni më pse ti prisni punëtorët profesional për ta montuar, si dhe s’ka më dizajnë të dal mode. Orenditë Dormeo janë përshtatur nevojave të njerëzve modern që kërkojnë kualitetin më të mirë në kohë më të shkurtër për çmimin më të volitshëm të mundshëm.

Ju mund ti montoni këto orendi pa ndihmën e askujt.

Material ekologjik dhe i parrezikshëm për mjedisin

Orenditë janë punuar nga dërrasa të trasha, fortë të ngjitura në mes vete me kunjë dhe lidhëse metali.

Druri i përdorur në prodhimtari vjen nga pyjet me një përdorim të qëndrueshëm të burimeve. Certifikata FCS dëshmon origjinën e tij. Sasi shumë e ulët e formaldehidit (klasa E1) është përdorur në trajtimin e drurit.

Paketimi i orendive është i riciklueshëm.

Rekomandohet për

Kabineti është i përshtatshëm për:

  • Për të mobiluar dhomën e gjumit, dhomën e ditës, korridorin, apo dhomën-gardërobë ku ju mbani rrobat tuaja dhe aksesorët tuaj.
  • Si një aksesorë në dhomën tuaj.
  • Kombinim me orenditë tjera të Dormeo-s
  • Njerëzit që kanë probleme me hapësirën dhe kanë nevojë për çdo sirtar shtesë
  • Të gjithë ata që kanë dëshirë të kenë një shtëpi mirë të organizuar ku ata gjithnjë e dinë se ku i kanë ruajtur dhe lënë palltot e dimrit apo fustanet e mbrëmjes.
  • për dhomat e fëmijëve, veçanërisht nëse aty janë dy fëmijë që ndajnë një dhomë bashkë.
  • për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë orendi që i lëvizin lehtë dhe i ndërrojnë vendet e tyre.
  • Për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë orendi funksionale, kualitative dhe për një çmim të mirë.
Informata teknike

Ngjyra të këndshme dhe të ngrohta

Kabineti është punuar nga dërrasa (shperpllakë) që mund ta gjeni në katër ngjyra të ndryshme:

  • Qershi e egër (kafe)
  • E bardhë
  • Abanoz (zezë)
  • Lis i zbardhuar (bezhë)

Dimensionet e kabinetit:

  • lartësia: 158.1 cm
  • gjerësia: 75 cm
  • thellësia: 60cm

Çmimi prej: 519,90 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë

Vlerësime të konsumatorëve0 Vlerësime

Shkruaj një koment

Si e vlerësoni ju këtë produkt?

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme.

Faleminderit për komentin tuaj

Komenti u pranua dhe po verifikohet.

Të tjerët kanë kërkuar edhe këto produkte

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77