• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

15% zbritje në të gjithë dyshekët! Vlen vetëm edhe:

Dyshek Dormeo Memory Fresh - Paguaj me 15 këste

-15%
  • Dormeo mbush 15 vite & dhuron 15% në të gjithë dyshekët

0 VlerësimeVlerëso këtë produkt dhe fito transport falas në blerjen e ardhshme

Dyshek top cilësor i punuar nga Ecocell®, 2cm të sfungjerit memory dhe i pasuruar me fibra unike të argjendit që ofrojnë mbrotje të veçantë antibakteriale, duke ofruar tek ju ambient të shëndetshëm dhe të freskët.

Oferta vlen vetëm edhe:

Çmimi i rregullt: 229,90 EUR

Çmimi prej: 195,42 EUR

Paguaj me këste: 15 x 13,03 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë
Përshkrimi

Ndjeni Rehatinë e një Dysheku Modern me Cilesitë natyrale të Argjendit

Ju prezantojmë dyshekun inovativ Dormeo Memory 2+12 Fresh, dizenjuar për t'ju dhuruar nje eksperiencë gjumi të qetë dhe relaksuese!

Dysheku Dorme Fresh është një dyshek ergonomik. Dizenjuar për të dhënë mbështetjen e duhur trupit falë shtresës me material memory dhe mbulesen luksoze të tij.

  • ju siguron juve dhe partnerit tuaj mbështetjen e duhur, duke siguruar një gjumë të qetë gjatë gjithë natës
  • ruan ambjentin e gjumit të pastër nga bakteriet dhe pluhurat
  • ruan dyshekun tuaj të fresket dhe pa aromë për një kohë të gjatë

e njerëzve që flejnë në këtë dyshek thonë që flejnë më mirë.

e njerëzve që flenë në këtë dyshek shprehen se janë shumë të kënaqur dhe do ta blinin atë perseri.

Burimi: Studimi i kënaqësisë së dyshekut Dormeo Memory Fresh 2+12 (N=142)

 

Ekuilibër i Përsosur Materialesh të Buta dhe të Qëndrueshme për një Gjumë të Mirë dhe për Mirëqënien tuaj

Për të arritur këtë kombinim optimal të ekuilibruar, Memory 2+12 Fresh është prodhuar prej 2 materialesh, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën në funksion:

  • Ecocell® elastik që i jep mbështetje të shkëlqyer trupit dhe siguron pozicionim të saktë për shpinën tuaj
  • Sfungjeri memory përshtatet në mënyrë të përsosur me formën e trupit tuaj për t’ju dhënë një mbështetje të butë

Në sajë të optimizimit të një kombinimi të tillë materialesh të buta dhe të qëndrueshme, Memory 2+12 Fresh është një zgjedhje shumë e mirë për këdo që është në kërkim të një dysheku mesatarisht të fortë, ku mund të flesh në mënyrë të rehatshme. Me Memory 2+12 Fresh ju përfitoni njëkohësisht mbështetje të butë dhe të fortë.

Dysheku Ergonomik Lehtëson Dhimbjen e Shpinës dhe Mbron Shtyllën Tuaj Kurrizzore

Dormeo Memory 2+12 Fresh ju dhuron gjumë të relaksuar, pa shkaktuar ngurtësi, mpirje apo dhimbje shpine. Mesatarisht i fortë, ky dyshek është i përsosur për këdo që kërkon një dyshek ergonomik me një mbështetje më të madhe.

Në sajë të shtresave të pasura të Ecocell® të modeluara në bërthamën e dyshekut, Dormeo Memory 2+12 Fresh mbështet tërësisht trupin tuaj dhe jo thjesht pjesë të veçanta të tij:

  • lehtëson dhimbjen e shpinës, e cila mund të shkaktohet nga mbingarkesa e vertebrave gjatë periudhave të gjata të fjetjes apo të qëndrimit shtrirë.
  • ndihmon në shtriqjen e pjesëve të veçanta të trupit si: shpatullat, fundshpina, vithet, thembrat të cilat mund të rëndohen/kontraktohen gjatë gjumit
  • mbështet pozicionin e natyrshëm të trupit, pavarësisht pozicionit tuaj të gjumit
  • parandalon grimcat e pluhurit, duke lehtësuar vështirësitë në frymëmarrje për ata që vuajnë nga azma apo janë të prirur ndaj alergjive të ndryshme

Mbrojtje antibakteriale dhe antialergjike

Për të siguruar mbrojtje parësore, copa e mbulesës së dyshekut Dormeo Memory 2+12 Fresh është pasuruar me mbrotje CleanEffect® Silver –trajtim ky me një kombinim unik fibrash të veshura me argjend, ideale për të siguruar mbrojtje antibakteriale, anti-grimcash pluhuri. Ky trajtim siguron që dysheku juaj të qëndrojë i freskët dhe pa aroma të këqija. Kjo e bën atë një zgjedhje të mençur për të gjithë ata që vuajnë nga djersitja e tepërt, azma apo janë të prirur ndaj alergjive.

Plotësisht i Riciklueshëm dhe Miqësor ndaj Mjedisit

Nëse jeni duke kërkuar për një dyshek miqësor ndaj mjedisit, juve do t’ju gëzojë fakti se Ecocell® dhe sfungjeri memory janë të dy të riciklueshëm dhe se Dormeo Memory 2+12 Fresh është prodhuar nga materiale, të cilat kanë një ndikim shumë të vogël mbi mjedisin.

 

Si funksionon

Memory 2+12 Fresh në një Seksion të Tërthortë

Memory 2+12 Fresh përbëhet nga materiale shumë cilësore që ndërthuren mes tyre për të siguruar një mjedis optimal fjetjeje:

  • copa e mbulesës është mbarsur me fibra të veshura me argjend për të siguruar freski dhe mbrojtje antibakteriale
  • sfungjeri memory me trashësi 2 cm përshtatet përsosmërisht me formën e trupit tuaj për mbështetje të butë
  • shtresa me trashësi 13 cm Ecocell® siguron mbështetje optimale për kokën, qafën, shpinën, fundshpinën dhe gjymtyrët tuaj.
  • Dysheku është gjithashti i pajisur me 4 doreza anësore për ngritje dhe rrotullim më të lehtë dhe përshtatet me formën e krevatit tuaj.
1 2 3 4

15 cm

Rritje e Freskisë me Mbrojtje Revolucionare CleanEffect® Silver

Anti Bakterial

Anti Aromë

Dormeo Memory 2+12 Fresh dallohet nga trajtimi i mrekullueshëm që i është bërë me fibra të veshura me argjend, trajtim ky i mbarsur që në copën e mbulesës së dyshekut.

Bacteria

Silver Ion

ANTIBAKTERIAL

Argjendi

Veprimi i argjëndit mbi bakteriet:

  1. Cell membrane is destabilized
  2. Respiration is prohibited
  3. Food (nutrient) intake is impeded
  4. Cell divisio is inhibited

Silver fibres are impregnated into the fabric cover so that the fabric retains its soft quality. The mattress cover is therefore soft to the touch, while still providing your body with all the wonderful benefits of pure natural silver.

Ndjeni Freskinë e Dyshekut që Merr Frymë Përkrah Jush

Si mbrojtja Clean Effect® Silver dhe bërthama ajrosëse e dyshekut parandalojnë me efektivitet djersitjen, në sajë të aftësive të shkëlqyera të transpirimit të ajrit që ju ndihmojnë për të mos u djersitur. Struktura qelizore tredimensionale e bërthamës së dyshekut është e pajisur me kanale ajrosjeje, të cilat sjellin vazhdimisht rryma ajri,për të kontrolluar djersitjen dhe për të mbajtur një mjedis fjetjeje të thatë. Në këtë mënyrë ju mund të shijoni një gjumë të shëndetshëm dhe të rehatshëm, edhe nëse jeni të prirur të djersitni. .

Mbështetje Elastike Ecocell® për Rehati Optimale gjate Gjumit

Memory 2+12 Fresh përbëhet nga gjenerata e re e teknologjisë së nivelit të lartë Ecocell® që është krijuar posaçërisht për të ofruar mbështetje të ekuilibruar dhe rehati gjatë gjumit.

Sfungjeri Ecocell® është përherë elastik dhe mesatarisht i fortë-që do të thotë se mbështet plotësisht trupin tuaj. Dysheku e ruan formën e tij, pavarësisht çfarë trysnie mund të ushtrohet mbi të. Natyra elastike e Ecocell® e lejon dyshekun të përshtatet në mënyrë komforme me trupin tuaj.

Struktura qelizore tredimensionale bën të mundur një qarkullim ajri efiçent për të krijuar një mjedis të pastër dhe higjenik gjumi.

2 cm sfungjeri memory përshtatet përsosmërisht me formën e trupit tuaj

Dysheku Dormeo Memory Fresh 2+12 ka një shtresë 2cm sfungjer memory të cilësisë së lartë, u zhvillua për herë të parë nga NASA për të përballuar nevojat e astronauteve gjatë udhetimit të tyre në hapësirë. Falë butësisë dhe elasticitetit të tij ai përshtatet me trupin dhe i jep komfortin maksimal.

Dhe materiali memory redukton presionin në shpatulla dhe fundshpinë, duke ju siguruar pozicionin natyral të trupit për një gjumë të thellë dhe relaksues. Gjithashtu bën të mundur edhe qarkullimin e gjakut lirisht në të gjithë trupin. Rekomandohet për të gjithë personat të cilët kanë probleme me shpinën dhe qafën.

Kur ju lëvizni partneri nuk do të bezdiset pasi levizja nuk përcillet si në dyshekët me susta kështu gjumi juaj do të jetë më i qetë!

Rekomandohet për

I përshtatshëm për:

  • këdo që është duke kërkuar për një dyshek të fortë
  • këdo që është duke kërkuar një dyshek ergonomik i cili përshtatet më së miri me shpinën, qafën, kokën
  • ata të cilët djerësinë gjatë gjumit
  • ata të cilët janë duke kërkuar një dyshek antibakterial dhe rezistent ndaj pluhurave
  • personat azmatik dhe ata të cilët vuajnë nga alergjitë
  • ky dyshek është i përshtatshem edhe për fëmijët falë avantazheve shëndetësore të lidhura me fibrat e veshura me argjend
Informata teknike

Informacione Teknike

  • Materiali i pjesës së sipërme: 85% poliester, 14% viscoseze, 1% poliamide (fibra të veshura me argjend)
  • 2 cm shtresë memory i mbushur me material viskoelastik në pjesën e sipërme
  • 13 cm lartësia e materialit të brëndshëm Ecocell® (bërthamës)
  • 1 cm mbulesa e dyshekut
  • Copa e poshtme dhe anësore: 100% poliester
  • Copa e poshtme dhe anësore e paendur: 100% polipropilen
  • Mbushja: 100% poliester
  • Bërthama: sfungjer PU(Ecocell®)
  • Paketimi: i paketuar me vakum
  • Garancia: 15 vjet

Instruksionet për hapjen e dyshekut:

Oferta vlen vetëm edhe:

Çmimi i rregullt: 229,90 EUR

Çmimi prej: 195,42 EUR

Paguaj me këste: 15 x 13,03 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë

Vlerësime të konsumatorëve0 Vlerësime

Shkruaj një koment

Si e vlerësoni ju këtë produkt?

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme.

Faleminderit për komentin tuaj

Komenti u pranua dhe po verifikohet.

Të tjerët kanë kërkuar edhe këto produkte

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77