• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Club5*

Festojmë 7 vite së bashku, klubi me 5 yje!

Jastëk Dormeo Air Smart Duo

-50% Club5*

ID: 105942683

0 VlerësimeVlerëso këtë produkt dhe fito transport falas në blerjen e ardhshme

Jastëku Dormeo Air me dizajnin 2në1 i cili kombinon 2 mbeshteje të ndryshme,klasike dhe anatomike, në një jastëk të vetëm. Shijoni rehatinë me jastëkun më të ri Dormeo Air Smart.

Çmimi: 39,90 EUR

Çmimi për Club5 19,95 EUR

Shto në shportë produktin

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë
Përshkrimi

Ndjesia e një gjumi të rehatshëm

Jastëku Dormeo Air Smart Duo me dizajnin 2në1 i cili kombinon dy lloje të ndryshme mbështetjesh dhe rehatinë në një jastëk të vetëm. Nëse dëshironi mbështetjen e duhur për qafën dhe shpinën zgjidhni jastëkun anatomik anën e cila ka edhe materialin Octaspring®, dhe nëse dëshironi jastëk klasik thjeshtë ndryshoni anën e tij dhe shijoni avantazhet e jastëkut klasik me mikrofibra të buta dhe me ndjesinë sikur jeni duke fjetur mbi pupla.

Përshtatet më së miri me çdo pozicion gjumi

Jastëku Dormeo Air Smart Duo është dizenjuar në mënyrë të veçantë për tu përshtatur me çdo pozicion gjumi, dhe do t'ju ndihmojë të reduktoni lëkundjet dhe rrotullimet. Ju mund të zgjidhni ndërmjet anës anatomike dhe klasike për të zgjedhur se cila ju përshtatet më së miri me pozicionin tuaj të gjumit.

Materiale të mrekullueshme të cilat garantojnë ëndrra të embla

Jastëku Dormeo Air Smart Duo është i punuar me materiale të cilësisë së lartë dhe pjesët anësore të tij janë me material AirX System në mbulesën e jastëkut të cilat lejojnë jastëkun të ajëroset dhe të sigurojë një ambjent të shëndetshëm dhe natyral. Mbrojtja CleanEffect® siguron mbrojtje anti-bakteriale dhe anti-alergjike, dhe ndihmon në parandalimin e alergjive dhe kollitjes.

Nëse ndodheni në stres, ju do të vlerësoni pafund trajtimin me çajin jeshil në mbulesën e jastëkut. I cili do t'ju ndihmojnë të qetësoheni pas një dite të lodhshme pune, do t'ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe të bëni një gjumë të qetë. Tani ju mund të shijoni avantazhet e çajit jeshil në rehatinë e shtëpisë tuaj.

DORMEO AIR SMART DUO PILLOW

Si funksionon

Avantazhet:

  • Materiale cilesore
  • Dizajn 2në1
  • Jastëk anatomik dhe klasik
  • Material AirX System
  • Mbrojtje CleanEffect®
  • Trajtuar me Green Tea(ekstrakte të çajit jeshil)
  • Përmasa: 40x60 cm
Rekomandohet për

Informacione mbi produktin:

Materiali:

Mbulesa:

  • Mbulesa: 100% poliester
  • Mbulesa anësore: 100% poliester (AirX System)

Materiali i brëndshëm:

  • Pjesa e kokës: 100% polyester ('featherfeel' microfibre)
  • Pjesa e qafës: sfungjer polyurethane(Ecocell®), sfungjer viskozelastik polyurethane foam (sfungjer memory

Mirembatja:

  • lahet në 40°C
  • shënim: Hiqni materialin Octaspring përpara larje

Çmimi: 39,90 EUR

Çmimi për Club5 19,95 EUR

Shto në shportë produktin

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë

Vlerësime të konsumatorëve0 Vlerësime

Shkruaj një koment

Si e vlerësoni ju këtë produkt?

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme.

Faleminderit për komentin tuaj

Komenti u pranua dhe po verifikohet.

Të tjerët kanë kërkuar edhe këto produkte

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77