• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta

Shtresa Dormeo Renew Eucalyptus 6 cm

6 VlerësimeVlerëso këtë produkt dhe fito transport falas në blerjen e ardhshme

Përshtatet me trupin tuaj dhe ofron termo rregullim natyral

Toperi juaj i preferuar është përmirësuar me mbështjellësin nga Tencel® për t’iu ofruar gjumë më të rehatshëm dhe të shëndetshëm.

• Lehtëson dhimbjen në shpinë, shpatulla, qafë dhe ije
• Për më tepër higjienë, mbështjellësi hiqet lehtë dhe lahet në rrobalarëse
• Pikat kundër rrëshqitjes në të dyja anët e tij e mbajnë toperin të palëvizshëm

Çmimi prej: 99,90 EUR

Paguaj me këste: 12 x 8,33 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë
Përshkrimi

Dormeo Renew Eucalyptus – komfort dhe gjumë të rehatshëm

  • Shtratin tuaj të vjetëruar shndërroni në një shtrat shumë komfort
  • Veti natyrale për rregullimin e temperaturës dhe përthithjen e lagështisë e Tencel®
  • Anti-alergjik dhe rezistent ndaj baktereve
  • Përshtatet me formen e trupit
  • Zvogëlon dhimbjen në shpinë, supe, qafë dhe vithe
  • Mbështet qëndrimin natyral të gjumi
  • Mbulesë që hiqet dhe lahet.
  • Zgjidhje praktike: lehtë për t'u përdorur, ruajtur dhe mirëmbajtur
 

Një kombinim i shkëlqyer i sfungjerit memorues dhe tencelit

Shtresa e dyshekut Dormeo Renew Eucalyptus është e përbëre nga sfungjeri memorues dhe mbulesa me material Tencel, me bazë materialin eucalyptus me veti natyrale të shkelqyera për rregullimin e temperaturës dhe përthithjen e lagështisë. Ka të gjitha avantazhet që një produkt me material memory ofron - rehati e pakrahasueshme.

Shtresa është perfekte për të shtuar rehatinë e dyshekut tuaj ekzistues, divanit apo krevatit tuaj. Gjithashtu, Tencel® ndihmon në relaksimin e trupit pasi bën të mundur edhe përthithjen e lagështisë që prodhon trupi gjatë gjumit.

50% më shumë absorbim dhe anti-alergjik

Përpunimi i tencelit është shumë miqësor ndaj mjedisit, pasi ajo kërkon më pak energji dhe ujë. Tenceli është 100% organike dhe plotësisht i biodegredueshëm.

  • Biodegredueshëm.

  • Material freskues linji

  • I butë si mëndafshi

  • I ngrohte si pambuk

  • I fortë si poliestërr

  • Absorbues si sfungjeri

Fli rehat në çdo sipërfaqe!

Flini në divan? Apo në një dyshek i cili tashmë është duke i plotësuar vitet e tij? Tani nuk keni më pse të shqetësoheni - thjeshtë vendosni mbi dyshek shtresën Eucalyptus dhe riktheni rehatinë dyshekut tuaj! Ky produkt praktik, i butë dhe higjenik do të kthejë menjëherë çdo sipërfaqe gjumi në një ambjent vërtetë shplodhës dhe të rehatshëm për të cilin trupi juaj ka nevojë. Përdoreni në:

  • Dyshek të vjetër
  • Në shtëpinë tuaj të vikendit, që ta shendrroni krevatin tuaj
  • Në dyshekët e parehatshëm në dhomën tuaj të mysafirëve

Toperi Renew Eucalyptus mbron shpinën tuajToperi Renew Eucalyptus mbron shpinën tuaj

Gjumi i parehatshëm në sipërfaqe të tilla si në një dyshek apo divan të vjetër të deformuar favorizon shfaqjen e zonave të tensionit në trup. Këtu përfshihen dhimbjet në shpinë, qafë, dhe në shfaqjen e ngurtësisë së muskujve apo dhimbjes së kokës në mëngjes. Toperi Renew Eucalyptus është bërë nga sfungjeri memorues që ndihmon në shpërndarjen e peshës së trupit në mënyrë të barabartë dhe në këtë mënyrë ul tensionin në shpatulla, ijet dhe dua

  • 6 cm memory shpuze
  • Mbeshtjellësqe mund te pastrohet
  • Pjesën e poshtme ka Anti-reshqitës
  • Mbulesa Tencel®

Toperi Renew Eucalyptus mundëson shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Prandaj, ajo është e rekomanduar vecanërisht për njerëzit me probleme të shpinës .

Zgjidhje e përkryer për çiftet

Kur ju do ta transformoni tërësisht shtratin apo divanin tuaj me Dormeo Renew Eucalyptus, ju do të kënaqeni me rehatinë pasi ky toper ju ofron mungesë të plotë të lëvizjeve përgjatë krevatit. Ju nuk do të shqetësoni partnerin tuaj kur ju do të lëvizni gjatë natës apo në mëngjes kur të zgjoheni nga shtrati.

Shëndrrim i menjëhershëm i çdo shtrati

Me Toperin Renew Eucalyptus ju do të shëndrroni dyshekun apo divanin tuaj në një shtrat të rehatshëm me sfungjer të trashë moremorues dhe me përfitimet natyrore të fibrave eukaliptus. Po ashtu, ky toper është i lehtë dhe përshtatet mirë në çdo sipërfaqe.

Benefite natyrale për shëndetin tuaj dhe komfort maksimal gjumi

Mbulesa shumë e butë dhe e mëndafshtë e toperit e përbërë nga Tencel®, ka të gjitha të benefitet natyrale të fibrave eukaliptus. Ky toper është anti-alergjik dhe parandalon krijimin e baktereve në dyshek duke ofruar një mjedisi krejtësisht higjienik të gjumit.

Vecorite termo rregulluese të Tencelit mundësojnë që toperi të mbajë temperaturën optimale gjatë natës. Shpejt thith dhe liron lagështinë nga toperi, duke mbajtur një ambient të thatë dhe pa erë të gjumit.

Shtresa e trashë memorues përshtatet me trupin tuaj

Sfungjeri memorues nuk është asnjëherë shumë i fortë, shumë i butë, shumë i nxehtë apo shumë I ftohtë, sepse ky toper përshtatet në mënyrë të përkryer më peshën, formën dhe temperaturën e trupit tuaj. Kur ju zgjoheni, toperi kthehet në formën e tij origjinale dhe do të mbetet cdo herë një toper i ri.

Produkt plotësisht i riciklueshëm

Nëse jeni duke kërkuar për një produkt ekologjikisht ndaj mjedisit atëherë ju do të kënaqeni kur të se Ecocell, dhe sfungjeri memorues janë të riciklueshëm dhe kështu toperi Dormeo Renew Eucalyptus do të ketë një ndikim shumë të vogël në mjedis..

 

Si funksionon

Zgjidhja e menjëhershme për çdo dyshek

  • shton komfortin e dyshekut ekzistues
  • përmirëson mbështetjen e shpinës
  • përshtatet dhe merr formën e trupit
  • rezistent ndaj parazitëve, bakterieve dhe pluhurit
  • lehtëson dhimbjen e supeve, shpinës dhe vitheve
  • minimizon levizjet dhe ju nuk do të shqetesoni partnerin gjatë gjumit
  • i lehtë në peshë dhe vendoset lehtësisht mbi çdo dyshe

Mirëmbajtja:

Rekomandohet për

I përshtatshëm për:

  • dyshekët të cilët janë shumë të fortë dhe ju shkaktojnë dhembje
  • dyshekun e vjetër në shtëpi, në shtëpinë verore, apo në kamp-shtëpizën tuaj
  • divane dhe divanet që shtrihen të cilët janë shumë të fortë për një gjumë të rehatshëm
  • për dhomen e miqve dhe te ftuarve që do flenë aty
  • i përkryer për kamping dhe fjetje në tendë
  • ata që dëshirojnë të flenë në pozicionin në krah apo në bark
  • ata që vuajnë nga alergjitë dhe astmën dhe të cilët dëshirojnë ta mbrojnë dyshekun e tyre nga akarienet dhe parazitët e tjerë.
  • çdonjëri që dëshiron një dyshek më të butë dhe më të rehatshëm

Çmimi prej: 99,90 EUR

Paguaj me këste: 12 x 8,33 EUR

Zgjidh madhësinë

Na telefononi në
038 244 644 77

Më shumë

Vlerësime të konsumatorëve6 Vlerësime

Shkruaj një koment

Si e vlerësoni ju këtë produkt?

Fushat e shënuara me * janë të obligueshme.

Faleminderit për komentin tuaj

Komenti u pranua dhe po verifikohet.
shume i mir
Kush se ka ble nuk ja din vlerën me të vërtet blene se ja vlen asht i mir shummmmmmmmmmm.
Emine Shema Bega
I kenaqur 👌
Une jam i kenaqur me kete dysheke si dhe me jorganin e jastekin
Gëzim Gashi
Shum i mir dhe kualitet
Shum i rehatshem dhe kualitet
Gazi
I pazevendesushem
Shumë i pershtatshem knaqesh tu fjet
Shukrije morina
Super
Po ja vlejke me marr kush ka mundsi merrni se veq ne gjum po rrishe ne ta
Avdi Gashi
Mire
Mire
Jahir Mulolli

Të tjerët kanë kërkuar edhe këto produkte

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77