Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Si ta përcaktoni se a ju duhet një shtrat i ri?

Si ta përcaktoni se a ju duhet një shtrat i ri?

Është shumë me rëndësi që ju të ndërroni dyshekun tuaj çdo 7 vjet- apo edhe më herët. Kur e keni ndërruar dyshekun tuaj për herët të fundit? Shume njerëz besojnë se dyshekun duhet ndërruar vetëm atëherë kur është shumë i vjetër dhe vetëm sa nuk është çarë në dysh. Ne ju sigurojmë se atëherë është shumë vonë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Gjumi në një dyshek të vjetër dhe të dëmtuar është njëjtë sikurse të vraponi në maratonë me atlete të grisura. Trupi juaj meriton dhe ka nevojë për më shumë. A keni nevojë për një dyshek të ri?

Është shumë me rëndësi që ju të ndërroni dyshekun tuaj çdo 7 vjet- apo edhe më herët. Kur e keni ndërruar dyshekun tuaj për herët të fundit? Shume njerëz besojnë se dyshekun duhet ndërruar vetëm atëherë kur është shumë i vjetër dhe vetëm sa nuk është çarë në dysh. Ne ju sigurojmë se atëherë është shumë vonë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Gjumi në një dyshek të vjetër dhe të dëmtuar është njëjtë sikurse të vraponi në maratonë me atlete të grisura. Trupi juaj meriton dhe ka nevojë për më shumë. A keni nevojë për një dyshek të ri?

Vendosni të blini një dyshek të ri nëse:

  • Ju ndjeni sustat e tij metalike, grumbullohen tuba- tuba apo bëhen gropa mbi sipërfaqe,
  • kur dëgjohen zëra jo të këndshëm përderisa ju rrotulloheni,
  • kur në mes tij është krijuar një gungë sa që ju rrotulloheni gjatë gjithë kohës
  • kur duken shenja të qarta të dëmtimit (gropa, gungat, mbulesa e jashtme është grisur),
  • kur ju keni fjetur apo pushuar në të për çdo ditë apo pothuaj çdo ditë, për më shumë se 7 vite.

Nëse ju në dyshekun tuaj keni vërejtur së paku njërën nga këto shenjat më lartë, është koha e fundit që ju duhet ta ndërroni atë. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet shenja që dëshmojnë se diçka nuk është në rregull me dyshekun tuaj.

Pasojat e dyshekut të keq më së shumti ndjehen nga trupi juaj

Një këllëf i dëmtuar nuk është arsyeja e vetme për ta ndërruar dyshekun. Nëse zgjoheni në mëngjes me gjymtyrë të shtanguara dhe dhembje në to apo në gjysmë të natës zgjoheni dhe ndjeni se gjymtyrët të janë mpirë dhe rënduar, ke parasysh gjendjen e dyshekut tuaj. Me siguri se diçka nuk është në rregull me të.

Trupi juaj gjithnjë do të të jap sinjale se dysheku juaj nuk ofron mbështetje të plotë trupit tuaj gjatë gjumit. Prandaj, ne ju inkurajojmë që ju të vëzhgoni këto sinjale me kujdes sepse ju nuk jeni duke përjetuar një gjumë të rehatshëm dhe cilësor. Trupi, fatkeqësisht në këtë rast, ka aftësi të mira për tu përshtatur, kështu që pas një kohe këto sinjale nuk do të shfaqen më (apo do të qetësohen).

Si ti kuptojmë efektet negative të gjumit të dobët?

Efektet afatshkurta të fjetjes në një dyshek të papërshtatshëm janë menjëherë të dukshme (qarta):

  • pagjumësi,
  • nervozizmi,
  • mungesë e vizionit
  • mungesë e përqendrimit,
  • uri e vazhdueshme, dëshirë për ushqime të ëmbla,
  • lëkundja dhe rrotullimi i shpeshtë në shtrat
  • dhembje në qafë dhe shpinë,
  • plogështi,
  • gjumë jo i mjaftueshëm.

Pas disa muajsh apo edhe vitesh të fjetjes në një dyshek të keq, pasojat afatgjate do fillojnë të ndjehen:

  • duke shtuar peshë të tepërt,
  • plakje e shpejtë, do keni më shumë rrudha në fytyrë,
  • produktivitet i ulët në punë dhe problemet tjera në punë si rezultat i kësaj,
  • nuk ndjeni kënaqësi gjatë kohës së lirë me miqtë dhe familjen,
  • apati e përgjithshme,
  • vështirësi me aktivitetet sportive,
  • ndjenjë e përgjithshme e pakënaqësisë dhe më pak humor në jetë.

Kur duhet të blini një dyshek të ri?

Tani është më se e qartë se një dyshek nuk është për tërë jetën. Për shkak të numrit të rritur të njerëzve që kanë probleme me gjumin, alergjitë, dhembje në nyje dhe shpinë, ne e kuptojmë se gjumi cilësor varet nga kualiteti i dyshekut. Një dyshek i vjetër dhe i dëmtuar vetëm se do të përkeqësoj problemet tuaja me shëndetin.

Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të kontrolloni se çfarë dysheku keni ju.

Filloni të përgjigjeni pyetjeve ne vijim:

Si është gjendja e dyshekut tuaj?

Asnjë dyshek në treg nuk qëndron përgjithmonë. Ju mund të merrni një dyshek afatgjatë, madje gjeni edhe aso që japin garanci të përjetshme, por nuk do të thotë se keni blerë një dyshek që është punuar të qëndrojë përjetësisht. Në përcaktimin e vjetërsisë, apo thënë më mirë, përshtatshmëria e dyshekut tuaj, nuk duhet të shikohet vetëm në etiketën e tij. Etiketa nuk është një tregues i mirë për gjendjen e dyshekut tuaj.

Edhe nëse ju keni blerë një dyshek që ka një garanci më të gjatë se 10 vite, kjo nuk do të thotë se ju do të flini në të njëjtën mënyrë për tërë atë periudhë kohore. Zakonisht, koha e garancisë për produktin është një premtim nga prodhuesi që disa karakteristika fizike të dyshekut nuk do të ndryshojnë gjatë asaj periudhe kohore. Thënë shkurt, garantojnë se ju keni blerë një produkt të mirë.

Përcaktimi se për sa kohë një produkt do të jetë i përshtatshëm për nevojat tuaja është diçka tjetër. Madje edhe nëse një produkt mbanë të gjitha tiparet e tij gjatë viteve, ju mund të keni probleme gjatë fjetjes në të. Pasi që ju fizikisht do të ndryshoni, nuk jeni më si më parë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj?

Çfarë ndryshimesh keni përjetuar gjatë 10 viteve të fundit në jetën tuaj? A jeni martuar, a keni lëvizur, keni shtuar apo humbur peshë, keni qenë shtatzënë ose jeni sëmurë? Të gjitha këto ndryshime kanë një efekt në trupin tuaj dhe gjithashtu edhe në jetën tuaj.

Trupi i njeriut vazhdimisht pëson ndryshime dhe zhvillon kërkesa të reja. Procesi i plakjes shkakton ndryshime në peshën tuaj, formën e trupit tuaj , masën muskulore, etj. dhe një dyshek që ju ka mbajtur për më shumë se 25 vite nuk mund të ofrojë më mbështetje të mjaftueshme në moshën 35 vjeçe. Sa më të moshuar që jeni trupi juaj dëshiron dyshek më të butë që është i përshtatshëm për pjesët më të ndjeshme të trupit.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton çfarëdo dysheku vetëm të jetë më i butë– struktura e dyshekut duhet të jetë e fortë mjaftueshëm për të mbajtur shpinën tuaj në pozitë të duhur.

Për çfarë qëllimesh e përdorni dyshekun tuaj?

Nëse ju flini në dyshekun tuaj për çdo natë dhe e përdorni atë edhe për tu shtrirë dhe shikuar TV, hani mëngjes, lexoni, dhe bëni ushtrime në të apo e përdorni edhe si divan madje edhe si trampolinë për fëmijët tuaj, padyshim se dysheku shumë më shpejtë do të humb karakteristikat e tij pozitive.

Si të përkujdeseni për të?

Madje edhe për përshtatshmërinë e dyshekut duhet kujdesur. Besoni apo jo, dysheku juaj mund të jetë një parajsë për shumë mysafirë paftuar dhe substanca të pakëndshme gjatë jetës së tij:

  • çdo natë njeriu nxjerrë jashtë rreth 1/3 e një litre djersë dhe sekrecioneve tjera ( që është barabartë me një gotë uji); e gjithë kjo thithet nga dysheku juaj. Një sasi e caktuar e këtij lëngu avullohet gjatë ditës, por shuma e madhe mbetet në dyshek;
  • çdo natë ne hedhim rreth 1.5 g zbokth dhe qeliza të vdekura të lëkurës sonë mbi dyshek ( që është përafërsisht 100-200 gram në vit);
  • një dyshek, që ju e keni përdorur për 5-6 vite, përmban më shumë se 200 gram pluhur organik dhe jo organik;
  • më e rëndësishmja, dyshekët janë vendet më të përshtatshme për sporet, bakteret, viruset, dhe akarienet që janë goditje për ata që vuajnë nga alergjia. Është vlerësuar se përafërsisht një dyshek që është përdorur për 10 vite përmban më shumë se 2 milion akariene, e më e keqja në këtë janë mbetjet dhe sekrecionet e tyre.

E gjithë kjo do të thotë se është shumë e rëndësishme për të pasur kujdesin e duhur për dyshekun tuaj. Nëse ju nuk e ajrosni rregullisht dhe nuk përdorni mbrojtës të duhur për dyshek, dyshekët tuaj do të kenë një jetë të shkurtër.

Vlerësoni nëse dysheku juaj i vjetër është me të vërtetë i përshtatshëm për kaluar një të treten (1/3) e ditës në të. Klikoni këtu për të parë udhëzuesin Si ta zgjedhim dyshekun e duhur dhe merr për vete një dyshek të ri, sepse trupi juaj e meriton atë!