• Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Sfungjeri Memory: Një ndjenjë e jashtëzakonshme kur shtriheni në të

Sfungjeri Memory: Një ndjenjë e jashtëzakonshme kur shtriheni në të

Me siguri se shumë herë keni dëgjuar për memory foam (tash e tutje: sfungjeri memorues), një material revolucionar që për shkak të karakteristikave të tij të jashtëzakonshme, është e mundshme të përdoret në prodhimin e shumë gjërave. Ne tani e gjejmë atë në këpucë, ulëset e veturave, madje edhe në rrobat e brendshme, megjithatë, më së shpeshti e hasim në prodhimin e dyshekëve.

Me siguri se shumë herë keni dëgjuar për memory foam (tash e tutje: sfungjeri Memory), një material revolucionar që për shkak të karakteristikave të tij të jashtëzakonshme, është e mundshme të përdoret në prodhimin e shumë gjërave.

Ne tani e gjejmë atë në këpucë, ulëset e veturave, madje edhe në rrobat e brendshme, megjithatë, më së shpeshti e hasim në prodhimin e dyshekëve.

Fillimisht i bërë për fluturimet kozmike – tani materiali më i njohur për fjetje

Historia e sfungjerit Memory ka filluar në të kaluarën kur NASA kërkonte një material të përshtatshëm që do të lehtësonte presionin mbi trupat e astronautëve kur ata të lansohen në orbitë.

Kështu që, në fillim të viteve të 70-ta hulumtimet e NASA-s dizajnuan një material që të mbrojë astronautët nga forcat e gravitetit gjatë lansimit. Çelësi i suksesit të tyre ka qenë një material i teknologjisë së lartë- një sfungjer Memory visko-elastik, i cili mund të përshtatet secilës formë individuale, dhe pasi që presioni lirohet, ai do të kthehet në formën e tij paraprake.

Nga anijet kozmike në shtratin tonë

Për shkak të efektit pozitiv që sfungjeri Memory kishte në zbutjen e presionit të forcave të gravitetit, ai së shpejti filloi të përdorej në trajtimet mjekësore të pacientëve që qëndronin në shtrat për të lehtësuar presionin mbi plagët e tyre dhe gjithë trupin. Karakteristikat e jashtëzakonshme të sfungjerit Memory ndikuan që ai shpejtë të përhapet në tërë botën.

Sot kryesisht përdoret me dëshirën për të përmirësuar gjumin dhe kualitetin e jetës së njerëzve.

Sfungjeri Memory ju jep ndjenjën sikur jeni duke lundruar si dhe mbështjellë trupin tuaj në komoditet

Në Dormeo ne për shumë vite jemi fokusuar në përpjekjet tona në zhvillimin e dyshekëve të bërë nga sfungjeri Memory. Kështu që ne mund ti sigurojmë klientët tanë të klasit të parë dhe komforit optimal, se krijuam një sfungjer Memory të rehatshëm i cili në mënyrë të barabartë shpërndanë peshën mbi tërë sipërfaqen.

Një dyshek më një sfungjer Memory tërësisht i përshtatet formës së trupit tuaj dhe temperaturës së tij si dhe lehtëson tensionin. Kur presioni lirohet nga trupi aty përmirësohet qarkullimi i gjakut: lëngjet e trupit mund të qarkullojnë lirshëm duke mos shkaktuar presion mbi kapilarë. Prandaj, sfungjeri Memory është veçanërisht i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga dhembjet në shpinë, qafë, ije, etj. Ai ka efekte qetësuese për gratë shtatzëna dhe ato që kanë probleme gjatë gjumit për shkak të lëkundjeve dhe rrotullimeve gjatë natës.

Sfungjeri Memory i përshtatet formës dhe temperaturës së trupit tuaj: është sikurse të bëni gjumë mbi re!

Sfungjeri Memory është punuar nga sfungjeri visko-elastik me strukturë qelizore të hapur. Ndryshe nga llojet tjera të dyshekëve ai ka një densitet të lartë dhe është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.

Kjo do të thotë se për shkak të strukturës së tij unike, në mënyrë të përkryer përshtatet me formën dhe peshën e trupit, por kur presioni lirohet prej tij, sfungjeri Memory ngadalë kthehet në formën e tij origjinale.

Ai gjithashtu përshtatet temperaturës së trupit tuaj kështu që gjatë fjetjes ju nuk do të ndjeni sipërfaqen e dyshekut, por në vend të kësaj ju jeni të mbështjellë në një rehati të përkryer.

Sfungjeri Memory, në kombinim me materialet e forta, formon një bazë ideale për gjumë

Sfungjeri Memory qenësisht është shumë i butë që të jetë i përshtatshëm për tërë konstruktin e dyshekut, prandaj, materialet e forta janë shtuar për të ofruar mbështetje për trupin dhe për të siguruar pozitë korrekte të shpinës në mënyrë ergonomike. Materiali i shtuar zakonisht është Ecocelli ® fleksibël dhe i qëndrueshëm.

Sfungjerin Memory mund ta gjeni në 6 dyshekë Dormeo

Në kuadër të gamës së dyshekëve Dormeo, janë 6 dyshekë me trashësi të ndryshme të sfungjerit Memory:

Dyshekë me shtresë të hollë prej 2 cm të sfungjerit Memory

  • Memory 2 +12 ,ka një shtresë prej 2 cm të sfungjerit Memory të shtuar mbi shtresën e fortë prej 12 cm Ecocell®. Ky dyshek mesatarisht i fortë është i përkryer për ata që preferojnë që dyshekët e tyre të janë pak të fortë dhe për ata që vuajnë nga problemet e shpinës. Shiko duke klikuar këtu.

Dyshekë me një shtresë të mesme prej 4 cm të sfungjerit Memory

  • Dysheku Memory 4+10 ka një shtresë prej 4 cm të sfungjerit Memory që tërësisht i përshtatet formës së trupit tuaj gjatë fjetjes dhe relakson shpinën. Ky dyshek është më i butë se sa dysheku Memory 2+12, prandaj veçanërisht është i pëlqyer nga të rinjtë: pasi që sfungjeri Memory është i kombinuar me një shtresë prej 10 cm Ecocell®, ky dyshek ofron komoditet, mbështetje të plotë dhe të saktë, si dhe pushim të përkryer.
  • Dysheku Bamboo me shtresë 4 cm të sfungjerit Memory do t’iu llastoj juve në komforin e tij. Sfungjeri Bio Memory ka të gjitha karakteristikat e një sfungjeri standard Memory; megjithatë, ne kemi shtuar vajin e kastorit në të që ta bëjmë edhe më natyral. Në këtë mënyrë ne kemi kontribuar në kujdesin për natyrën. Shtresa e trashe prej 10 cm e sfungjerit Ecogreen, që gjithashtu përmban edhe vaj të kastorit siguron mbështetje korrekte gjatë gjumit. Prandaj dysheku Bamboo është dysheku i duhur për njerëzit që kujdesen për ambientin, dhe mbi të gjitha, ai është një nga dyshekët më të butë në gamën e dyshekëve Dormeo. Shiko duke klikuar këtu.
  • Për ata që dëshirojnë të përjetojnë përparësitë e sfungjerit Memory në dyshekët e tyre ekzistues, ne kemi krijuar dyshekun Dormeo Renew, me një shtresë të sfungjerit Memory prej 3.5 cm. Kjo shtresë e butë me një këllëf të hole që mund të lahet, ripërtërinë dyshekun tuaj të vjetër dhe të fortë si dhe i jep atij përparësitë e gjumit të sfungjerin Memory. Bashkë me këtë shtresë, ju do të merrni një dhuratë: jastëkun e prodhuar nga sfungjeri Memory! Shiko duke klikuar këtu.

Dyshekë me një shtresë të trashë prej 4 cm të sfungjerit Memory

Dysheku Memory 6+14 është një dyshek luksoz që ka një shtresë prej 6 cm të sfungjerit Memory. Nëse ju dëshironi të merrni përparësitë e të gjitha karakteristikave pozitive të këtij materiali, atëherë ky material është ideal për ju pasi që ju jep ndjesinë e lundrimit mbi komoditet, përderisa shtresa prej 14 cm Ecocell® i ofron shpinës suaj mbështetje të duhur.

  • Pagesa pas pranimit të porosisë
    Pagesa kryhet vetëm kur pranoni porosinë tuaj. Ne ju garantojmë sigurinë e plotë të të dhënave tuaja.
  • Transport në të gjithë Kosovën
    Ne sjellim dërgesat direkt në shtëpinë tuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. Ju paguani vetëm pas pranimit të porosisë tuaj.
  • Na telefononi

    Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi në: 038 244 644 77

  • Pagesa 100% të sigurta
    Ju mund të jeni plotësisht të sigurtë për pagesat e bëra në faqet tona. Ne mbrojmë të dhënat tuaja, dhe respektojnë privatësinë tuaj.

Dormeo Kosova - Brend që siguron komfort dhe kualitet të lartë të gjumit

Dyshek, mbulesa, këllëf, batanije, jorgan, jastak, mbishtresa dhe aksesorë kualitativ. Çdo gjë që ju nevojitet për komfort dhe gjumë të shëndetshëm.

Klientët Dormeo e duan dyshekun e tyre. Dhe jo vetëm për cilësinë e lartë. Ose karakteristikat anatomike dhe ortopedike. Ose garancia deri në 15 vjet që ofrohet. Janë të gjitha këto gjëra plus faktit që Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe ju japin gjumin që dëshironi.

Ne jemi të gjithë ndryshe. Me forma të ndryshme të trupit, pesha të ndryshme, preferenca të ndryshme të gjumit. Por kur duam të flemë gjum, krevati perfekt për të gjithë ne duhet të jetë i njëjtë - i rehatshëm, i ngrohtë, ndjesia e të fjeturit mbi një re, apo jo? Në jetën reale, krevati perfekt për cilindo është ndryshe. Dhe ne i kemi të gjithë. Të butë dhe të fortë, me përbërje të materialeve natyrore cilësore, me përmasa të ndryshme, ergonomike, dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme. Po, ky është Dormeo!

A e dini që çdo sekondë personat vuajnë nga problemet e gjumit? Në qoftë se jeni një nga ata, jini të sigurtë, që nuk jeni i vetmi. Nuk ka zgjidhje të shkurtra. Zgjidhja e vetme - një dyshek i mirë.

Për të siguruar një ambient cilësor fjetjeje, çdo dyshek Dormeo duhet të kaloj testin e rezistencës. Jo vetëm për të garantuar një dyshek cilësor të avancuar, por dhe tju japi juve teknologjinë më të mirë për të mbajtur trupin tuaj ndërsa jeni duke fjetur dhe duke u shplodhur.

Eksploroni shkencën e gjumit e cila do ndryshojë jetën tuaj. Ju prezantojmë dyshekun tonë më të ri. Nje dyshek i cili është thjesht perfekt - Dormeo Air.

Rreth 1 Milion klientë kanë provuar dhe i kanë pëlqyer dyshekët Dormeo, dhe numri vazhdon dhe rritet. Bëhuni dhe ju pjesë e grupit i cili ka zbuluar gjumin perfekt.

Abonohu në të rejat tona

Telefono tani

Për dërgesa, anulime të porosive, garanci, reklamacione dhe ankesa ju lutem na telefononi kujdesin ndaj konsumatorit në: 038 244 644 91

Për porosi telefononi në: 038 244 644 77