Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Provoni
  • Dërgesa me postë të shpejtë
  • Në të gjithë Kosovën
  • 100% blerje të sigurta
Si të kujdeseni për dyshekun tuaj?

Si të kujdeseni për dyshekun tuaj?

Ashtu sikur apartamenti ynë, vetura dhe rrobat , gjithashtu edhe dyshekët kanë nevojë për kujdes të veçantë. Nëse ju leni pas dore dyshekun tuaj dhe dështoni ti kushtoni vëmendjen e duhur, fare lehtë mund të ndodhë që dysheku të humb kualitetet e tij pozitive. Prandaj, cila është mënyra më e mirë për tu kujdesur dhe ruajtur dyshekun tuaj? Shikoni këto 10 instruksione për kujdesin e dyshekëve tuaj.

Ashtu sikur apartamenti ynë, vetura dhe rrobat , gjithashtu edhe dyshekët kanë nevojë për kujdes të veçantë. Nëse ju leni pas dore dyshekun tuaj dhe dështoni ti kushtoni vëmendjen e duhur, fare lehtë mund të ndodhë që dysheku të humb kualitetet e tij pozitive. Prandaj, cila është mënyra më e mirë për tu kujdesur dhe ruajtur dyshekun tuaj?

Shikoni këto 10 instruksione për kujdesin e dyshekëve tuaj.

1. Lexoni me kujdes instruksionet e prodhuesit para se ta përdorni dyshekun

Nëse i përmbaheni udhëzimeve dhe rekomandimeve të prodhuesit, ju mund të siguroheni se jeni duke bërë kujdesin më të mirë për dyshekun tuaj dhe do të bëni gjumë të rehatshëm në të edhe për shumë e shumë vite tjera.

2. Sigurohu që shtretërit që përdorin kornizë me listela dhe dyshekët tuaj i keni përshtatur me saktësi

Sigurohu që baza e shtratit dhe dysheku janë përshtatur me saktësi. Një përshtatje jo e rregullt mund ta dëmtoj dyshekun tuaj. Nëse ju brengoseni se nuk dini si duhet vendosur me saktësi dyshekun tuaj, kërko ndihmë nga këshilltarët tanë.

3. Mos heq etiketën

Informacioni në etiketë mund të jetë shumë i dobishëm. Etiketa është një veçori identifikuese për dyshekun tuaj që është përdorur për të ushtruar garancinë, kështu që mos i hiqni etiketën.

4. Përdor bazë korrekte për shtrat - kornizë shtrati me listela

Shmangni përdorimin e telave metalik, sipërfaqet me listela të gjera dhe sipërfaqet e mbyllura dhe të rrafshëta. Këto baza të shtratit janë të përshtatshme, sepse ato mund të mbajnë lagështinë, që mund të çojë në formimin e mykut. Gjithmonë përdorni dyshekët Dormeo në shtretërit me listela të drurit që mundësojnë qarkullimin e vazhdueshëm të ajrit përreth dyshekut, të cilat e mbajnë atë të ventiluar mirë. Ne ju rekomandojmë që të përdorni mbajtëset e dyshekut Dormeo nën dyshekun tuaj!

5. Përdor mbrojtësin e dyshekut

A high quality, washable mattress protector is an excellent way to ensure hygiene and extend the lifetime of a mattress. A mattress protector protects against dirt, allergens and dampness. We recommend a Dormeo mattress protector: cotton, waterproof and hypoallergenic versions are available.

Një mbrojtës për dyshek i cilësisë së lartë që mund të lahet është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar higjienën dhe zgjatjen e jetës së dyshekut tuaj. Mbrojtësi i dyshekut mbron atë kundër alergjenëve, papastërtisë dhe lagështisë. Ne rekomandojmë mbrojtëse të dyshekut Dormeo: në dispozicionin tuaj janë versionet nga pambuku që janë të rezistente ndaj ujit dhe hipo-alergjenik.

6. Rrotullo dyshekun

Kohë pas kohe, sidomos në 6 muajt e parë të përdorimit, rrotullo dyshekun kështu pjesën që ke tek koka e vendos tek këmbët. Në Dormeo ne ju rekomandojmë që herë pas herë ta vendosni dyshekun vertikalisht pasi që kjo mundëson stabilizimin optimal të mbushjes (brendisë së tij).

7. Siguro ventilim adekuat në dhomën e gjumit dhe rreth dyshekut

Rekomandohet që dhoma juaj e gjumit dhe dysheku çdo javë (mundësisht çdo ditë) të ajroset. Kur ajrosni dyshekun, largoni mbulesat e shtratit. Kjo do të ndaloj lagështinë që të mos mbetet në dyshek dhe do të parandaloj që të mos krijohen aty aroma të pakëndshme madje edhe myku.

8. Mos përdor substanca të lëngëta për ta pastruar dyshekun

Struktura e dyshekut tuaj mund të dëmtohet nëse përdor substanca pastruese të lëngëta apo edhe hekurin për hekurosje. E njëjta gjë vlen edhe për substancat kimike të dëmshme. Është më mirë që ju të pastroni dyshekun tuaj, çdo herë -tani e tutje, duke përdorur thithësen e zakonshme elektrike (tipi klasik, jo këto që janë me ujë).

9. Dysheku nuk është trampolinë

Mos lejo fëmijët të hidhen (kërcejnë) mbi dyshek. Edhe pse dyshekët Dormeo janë të punuar nga materialet e qëndrueshme, hedhja dhe loja mbi ta mund ti dëmtojë, madje edhe të thyej listelat e kornizës së shtratit.

10. Kurrë mos e lakoni apo palosni dyshekun

Kurrë mos e lakoni apo palosni dyshekun kur ju e lëvizni nga një vend në një vend apo kur dëshironi ta pastroni, pasi që kjo mund ti shkaktojë dëmtime serioze. Për më tepër, mos u ul në skajet e shtratit, por zakonisht ulu në mes të tij.