- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Nuk ka më mirë se një filxhan espresso të freskët në mëngjes, për më tepër, kur mund ta përgatisni vet. Përjetoni shijen e kafesë së freskët nga rehatia e shtëpisë, me aparatin Espresso Joy! Kjo pajisje përdorë shtypje 15 bar, ka motor me fuqi 850W dhe grykë avulli – për t’ju siguruar çdo mëngjes një filxhan plot lumturi!
Nuk ka më mirë se një filxhan espresso të freskët në mëngjes, për më tepër, kur mund ta përgatisni vet. Përjetoni shijen e kafesë së freskët nga rehatia e shtëpisë, me aparatin Espresso Joy! Kjo pajisje përdorë shtypje 15 bar, ka motor me fuqi 850W dhe grykë avulli – për t’ju siguruar çdo mëngjes një filxhan plot lumturi!
Adhuruesit e kafesë e dinë: s’ka diçka më të këndshme se aroma e kafesë së freskët në mëngjes… apo në çdo kohë të ditës! Përjetoni këtë kënaqësi me aparatin për kafe Espresso Joy – përgatitni espresso të shijshme nga rehatia e shtëpisë!
Aparati Espresso Joy ka filter të dyfishtë dhe filter porta, andaj ju mund të përgatisni deri në dy filxhanë kafe përnjëherë. Rezervuari i ujit ka kapacitet 1.2 litra, dhe ju mund të përgatisni deri në 12 filxhanë kafe pa pasur nevojë ta rimbushni.
Tabaku i ndashëm për kullim siguron që këndi i kuzhinës suaj të mbetet i pastër, edhe nëse ka bie ndonjë pikë kafeje. Kur tabaku mbushet, vetëm hiqeni dhe lajeni.
Gryka e avullit ju mundëson ta shkumëzoni qumështin dhe të shijoni cappuccino, latte apo makiato nga rehatia e shtëpisë. Ju mund të përgatisni shkumë më të hollë ose më të trashë, dhe ta përgatisni pijen që dëshironi. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për të përgatitur bazë qumështi për çokollatë apo kakao të nxehtë, si dhe për të ngrohur ujë për çaj.
Aparati Espresso Joy operon lehtë dhe shpejt, kryesisht me prekjen e butonit. Vetëm shtypni butonin ON/OFF, aparati do të nxehet shpejt dhe do jetë gati në pak minuta.
Treguesi i integruar i dritës ju tregon kur aparati është gati për t’u përdorur. Nëse po nguteni për punë dhe harroni ta fikni, mos u brengosni – aparati do të fiket automatikisht pas 25 minutash.
Të gjitha pjesët e ndashme janë ose çelik inox ose plastikë, andaj mund të lahen lehtësisht me dorë. Po ashtu edhe tubi i brendshëm pastrohet lehtë.
Aparati Espresso Joy mund të përdoret edhe me kapsula E.S.E (Easy to Serve Espresso).
Dimensionet | 31,12x22,5x26,8 cm |
---|