- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Ju prezentojmë hekurin inovativ Steam Station – një pajisje për hekurosje, me bazë avulli! Ky hekur ka një kokë më të gjerë, me një sipërfaqe të lëmuar për hekurosje. Lehtë dhe shpejtë eleminon edhe rrudhat më të thella e të imëta në këmisha, bluza, pantallona apo rroba të tjera. Ka një sistem sigurie për fikje. Pesha e produktit (2.62kg); dimensionet e produktit 38.8 x 27.6 x 20.6cm); gjatësia e kabllos (1.6m); kapaciteti i rezervuarit të ujit (1.8l); fuqia (2000-2400W).
Ju prezentojmë hekurin inovativ Steam Station – një pajisje për hekurosje, me bazë avulli! Ky hekur ka një kokë më të gjerë, me një sipërfaqe të lëmuar për hekurosje. Lehtë dhe shpejtë eleminon edhe rrudhat më të thella e të imëta në këmisha, bluza, pantallona apo rroba të tjera. Ka një sistem sigurie për fikje. Pesha e produktit (2.62kg); dimensionet e produktit 38.8 x 27.6 x 20.6cm); gjatësia e kabllos (1.6m); kapaciteti i rezervuarit të ujit (1.8l); fuqia (2000-2400W).
Hekurosja është mënyra më e mirë për t’i larguar rrudhat nga rrobat dhe për t’i mbajtur rrobat apo tekstilet e tjera në gjendje më të mirë. Mirëpo, hekurat standartë kanë rezervuarë uji të vegjël dhe shpesh, një sipërfaqe jo aq të lëmuar. Por hekuri Steam Station nga Rovus, ju sjellë fuqi të madhe të hekurosjes, duke ju siguruar hekurosje më të shpejtë, më të lehtë dhe shumë efektive.
Rezultatet e një hekuri me bazë avulli janë të mahnitshme, por njerëzit kanë nevojë për edhe për një pajisje që është e përshtatshme dhe e shpejtë. Andaj, ky sistem është dizajnuar që t’ju mundësojë hekurosje më të shpejtë, më të lehtë dhe më efektive. Në këtë mënyrë, ju keni më shumë kohë për t’u marrë me gjëra tjera. Rezervuari prej 1.8 litrash i mundëson sistemit që të prodhojë avull të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm. Ky avull i fuqishëm mund të largojë rrudhat edhe nga materialet më të trasha, duke i bërë të duken sikur të reja.
Nga mëndafshi më i hollë e deri të xhinset më të trasha, ky hekur do t’ju sigurojë rezultate të shkëlqyera! Pllaka prej çeliku inox shpërndan avull në mënyrë të barabartë kohë pas kohe, përmes vrimave të avullit. Sipërfaqja e lëmuar e pllakës rrëshqet lehtësisht nëpër materiale, duke i zbutur e më pas duke i hequr rrudhat, që rrobat tuaja të duken sa më perfekte.
Ky sistem për hekurosje, është dizajnuar me kujdes, për përdorim sa më të lehtë.
Rezervuari i ujit lehtë mbushet dhe lidhet me hekurin, përmes tubit të avullit.
Hekuri i lehtë ka një bazë të gjerë për hekurosje të zakonshme, si dhe një fund të ngushtë për hekurosje më prezice në pjesë të caktuara të rrobave.
Për shkak se uji i rubitetit mund të krijojë depozitë gëlqerore e cila e ulë performancën, ky sistem është i pajisur me një aksesor për mbledhjen e depozitës gëlqerore, të cilin mund ta zbrazni lehtë.
Ka një sistem të mençur për fikje automatike, i cili funksionon në 3 drejtime: nëse e lini vertikalisht, hekuri fiket automatikisht për 8 minuta, nëse e lini horizontalisht apo të përmbysur, fiket pas 30 sekondash.
Pompa nga rezervuari i ujit është dizajnuar posaçërisht për t’i mbajtur dridhjet dhe zhurmën në minimum, për funksionim sa më të qetë gjatë hekurosjes.