SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Set aksesorësh për banjo Dalia

Photo
Video

Pasuroni banjon tuaj me setin 3 aksesorësh nga linja Dalia! Seti përmban gotë për furça, shishe për shampon dhe mbajtëse për sapun. Këta aksesorë janë shumë praktikë dhe elegantë, andaj do t'i shtojnë më shumë stil banjos suaj. Për më tepër, janë të punuar nga polieresina e fortë me detaje druri, për një dizajn modern dhe të sofistikuar.

Set aksesorësh për banjo Dalia
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Pasuroni banjon tuaj me setin 3 aksesorësh nga linja Dalia! Seti përmban gotë për furça, shishe për shampon dhe mbajtëse për sapun. Këta aksesorë janë shumë praktikë dhe elegantë, andaj do t'i shtojnë më shumë stil banjos suaj. Për më tepër, janë të punuar nga polieresina e fortë me detaje druri, për një dizajn modern dhe të sofistikuar.

Më shumë
Përshkrimi

Aksesorë praktikë dhe elegantë

Largoni rrëmujën nga lavamani juaj dhe shtoni më shumë elegancë banjos me këtë set esencial 3 pjesësh. Seti përmban aksesorë elegantë , që ju duhen për ta mbajtur pastër dhe të organizuar lavavamin. Këta aksesorë janë pjesë e linjës ekskluzive Dalia.

Set aksesorësh për banjo Dalia

Të dizajnuar për të krijuar një ambient relaksues

Banjo duhet të jetë një vend i relaksit dhe qetësisë, andaj është e rëndësishme që ta krijoni ambientin e duhur me elementet e duhura. Ky set ka 3 aksesorë kyç, të cilët vijnë në një dizajn të lezetshëm, frymëzuar nga natyra. Me setin e aksesorëve Dalia, banjo juaj do të jetë më e rregulluar, më e pastër dhe më e bukur.

Set aksesorësh për banjo Dalia Set aksesorësh për banjo Dalia

3 aksesorë të nevojshëm për çdo banjo

Ky set special përmban aksesorët e listuar si mëposhtë:

  • Një mbajtëse sapuni me vrima, për të siguruar se do thahet më shpejt pas përdorimit.
  • Një shishe shamponi të cilën mund ta mbushni me sapun të lëngët, krem hidratues, dezinfektues ose ndonjë lëng tjetër që ju nevojitet në banjo.
  • Një gotë, në të cilën mund t'i vendosni furçat e dhëmbëve, në mënyrë që të thahen më shpejt dhe të mos bien në dysheme.

Një gërshetim i materialeve antike dhe moderne

Këtë set e bëjnë të veçantë dy materialet kryesore që janë përdorur. I pari është poliresinë, një përbërje e qëndrueshme me bazë guri, me një pamje tërheqëse & të lezetshme. Është material relativisht i ri dhe eko-miqësor, jo-toksik, jo-kancerogjen ndaj PVC, i pathyeshëm në përdorim normal, prandaj është i përsosur për banjo. Mbajtësja e sapunit dhe shishja e shamponit janë dizajnuar me detaje druri, për t'i dhënë banjos suaj një pamje më të ngrohtë me nuanca tradicionale.

Set aksesorësh për banjo Dalia

Dy ngjyra dhe një dizajn i mrekullueshëm

Seti me 3 aksesorë vjen në një dizajn të mrekullueshëm dhe dy ngjyra klasike: e kaftë e ngrohtë ose e gjelbër e freskët.

Set aksesorësh për banjo Dalia Set aksesorësh për banjo Dalia

Pjesë e koleksionit ekskluziv Dalia

Shtoni më shumë luks dhe stil në banjon tuaj, duke e kompletuar pamjen me produktet tjera nga linja Dalia: mantel, tepih për banjo, shportë të rrobave peshqir.

Koleksioni Dalia
Specifikat Teknike
Dimensionet 20x18x19cm
Material dru, plastik
Programi Dormeo banjo

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star