SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Batanije pambuku Nature’s I

Photo
Video

Shijoni mbrëmjet e freskëta mbështjellur me një batanije të lehtë dhe të rehatshme, të punuar me 100% pambuk turk! Materiali i butë dhe i ajrosshëm ju mundëson ta shijoni ndjesinë e një përqafimi të këndshëm, por pa krijuar mbringrohje apo djersitje. Batanija ka dizajn me model gjethesh dhe është në dispozicion në 2 ngjyra dhe 3 madhësi praktike. E përshtatshme për t’u përdorur si batanije gjatë netëve në ambient të jashtëm apo për piknik. Mund të lahet në 60°C.

Momente magjike me oferta festive!
Batanije pambuku Nature’s I
Nga 34,90 € Nga
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Shijoni mbrëmjet e freskëta mbështjellur me një batanije të lehtë dhe të rehatshme, të punuar me 100% pambuk turk! Materiali i butë dhe i ajrosshëm ju mundëson ta shijoni ndjesinë e një përqafimi të këndshëm, por pa krijuar mbringrohje apo djersitje. Batanija ka dizajn me model gjethesh dhe është në dispozicion në 2 ngjyra dhe 3 madhësi praktike. E përshtatshme për t’u përdorur si batanije gjatë netëve në ambient të jashtëm apo për piknik. Mund të lahet në 60°C.

Më shumë
Përshkrimi

Një batanije e dizajnuar për sezonat e ngrohta

Kur ditët fillojnë të ngrohen, është koha t’i paketoni batanijet e trasha e të rënda dhe nxirrni nga dollapi batanijet verore. Nëse nuk keni një të tillë, njihuni me batanijen Nature’s! Kjo batanije 100% pambuk turk është dizajnuar për t’u përdorur gjatë netëve të sezonave më të ngrohta – që ju të mbuloheni, por pa u mbingrohur.

Batanije pambuku Nature’s I

Shijoni ndjesinë e rehatisë dhe sigurisë

Pavarësisht motit, verë apo dimër, të mbulohesh me një batanije të ofron një ndjesi mbrojtëse apo sigurie. Por netët e nxehta ju duhet një batanije e lehtë, e ajrosshme, prej pambuku. E tillë është edhe batanija Nature’s, e cila do t’ju mbështjellë me një përqafim të këndshëm dhe t’ju japë ndjenjën e sigurisë – edhe nëse ju merr gjumi, do të flini rehat pa djersitur.

Batanije pambuku Nature’s I

E punuar 100% me pambuk turk – i butë dhe ajrosshëm

Pambuku natyral turk është përdorur për vite me radhë për shkak të vetive të tij të mrekullueshme. Është material i butë, i ajrosshëm, absourbues, hipoalergjenik, pra, i përsosur për t’u përdorur për rroba apo produkte shtrati. Në të njejtën kohë është i qëndrueshëm dhe e ruan formën e ngjyrën për vite me radhë. Këto veti e bëjnë material të përsosur edhe për verë, që ju të shijoni gjumë plot rehati gjatë netëve të ngrohta.

Batanije pambuku Nature’s I

Shtoni ngjyra natyre në çdo dhomë

E dizajnuar për dhomën e gjumit, kjo batanije është në dispozicion në 2 ngjyra (e gjelbër e lehtë dhe e errëta), me dizajn me model gjethesh, për t’ju përshtatur pamjes së çdo dhome.

  • Ju mund ta përdorni edhe në dhomën e ndejës, në divan apo kolltuk, për të shtuar më shumë rehati dhe gjallëri.
  • Po ashtu, është e përsosur për t’u përdorur edhe në natyrë, sikurse: kopsht, piknik, plazh apo kamping.
  • Ideale edhe për veturë: mbajeni një brenda për t’i mbrojtur ulëset mrapa apo për t’u mbështjellë me të në rast se ndjeni të ftohtë.
Batanije pambuku Nature’s I Batanije pambuku Nature’s I Batanije pambuku Nature’s I

3 madhësi dhe dy ngjyra në dispozicion

Kjo batanije verore është në dispozicion në tri madhësi: 130x190, 200x200 dhe 220x220cm. Vjen në dy ngjyra të lezetshme: e gjelbër dhe e gjelbër e çelët, si dhe mund të lahet në rrobalarëse, deri në temperaturë 60°C.

  • Batanije pambuku Nature’s I

    E gjelbër

  • Batanije pambuku Nature’s I

    E gjelbër e çelët

Pjesë e koleksionit ekskluziv Nature’s

Batanija Nature's I është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature’s frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë një copëz natyre brenda shtëpisë suaj, për një ambient më relaksues.

Shiko tërë koleksionin këtu

Specifikat Teknike
Linja Dormeo Essence
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star